POLITIKE

Doni produkte me salmonelë dhe ushqime me pesticide? Votoni këtë kandidate të Partisë Socialiste...

I.A Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 13:58

Doni produkte me salmonelë dhe ushqime me pesticide? Votoni këtë

Skandalet që përfshijnë sektorët e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në vendin tonë nuk kanë të sosur. Pasi konsumuam gjatë gjithë dimrit mandarinat me përmbajtje të lartë pesticidesh, tashmë në tavolinë na serviret fileto pule me salmonelë.

Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) raportoi gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2024, se ngarkesat me mandarina nga Shqipëria u kthyen mbrapsht nga vendet e BE-së, për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet, substanca të njohura për efektet negative në shëndetin e njeriut, si dëmtime të sistemit nervor dhe rritje të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Pa harruar ende këtë skandal, vjen ai i radhës. Disa ditë më parë u bë e ditur se në portin e Durrësit kishin hyrë 27 tonë fileto pule të kontaminuara me salmonelë, që përbën një tjetër kërcënim serioz për shëndetin publik.

Një pjesë u bllokua dhe disa tonë të tjera u hodhën në treg.

Të dyja këto raste kanë një emërues të përbashkët, atë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj.

Po ashtu, të dyja këto raste tregojnë një neglizhencë të papranueshme dhe mungesë të kontrolleve rigoroze nga ana e institucioneve përgjegjëse që janë në varësi të drejtpërdrejtë të ministres Denaj.

Autoritetet tona, në të dy rastet kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet.

Gjëja më normale në çdo vend demokratik, do ishte që ministrja në fjalë të merrte përgjegjësinë për këto dështime dhe të jepte dorëheqjen. 

Ndërsa këtu te ne, JO.

Këtu jo vetëm që nuk japin dorëheqjen, por kandidojnë sërish për të qenë sërish në Kuvend, e ku i dihet pastaj mbase dhe ministre sërish.

Por, a mundet që një individ që ka dështuar në mënyrë kaq flagrante në detyrën e tij për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve, të përfaqësojë me ndershmëri dhe efikasitet interesat e tyre në Kuvend? 

Mungesa e masave parandaluese dhe transparencës në trajtimin e këtyre skandaleve ka dëmtuar besimin e publikut në institucionet që ministrja Denaj drejton.

Prandaj, një kujtesë... Vetëm nëse doni produkte me salmonelë dhe ushqime me pesticide, votoni Anila Denajn e Partisë Socialiste./VoxNews

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë