BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANË - Nga cilido kënd që ta kapësh, dosja Veliaj nxjer në pah skandale të reja. Më të fundit nuk janë ato financiare, as vaniteti i Ajola Xoxës për të shpenzuar 800 mijë euro për fustane, të mbathura dhe sytjena, por mënyra se si paratë publike kanë korruptuar shoqërinë, kanë rektutuar artistë dhe aktorë, kanë shërbyer si zjarrfikës për të shuar kritikën dhe protestën.
Në një shkrim skrupuloz, sa investigues po aq edhe me nota reflektuese, gazetarja Elsa Demo ka përshkruar në “Peisazhe të fjalës” degradimin e skenës artistike përmes fondeve të bashkisë. Përmes shoqatave të Ajola Xoxës, Erion Veliaj ka gjetur mënyrën, të shpërblejë ata që tradhëtuan protestën kundër shembjes të Teatrit Kombëtar, ata që angazhoheshin në fushata elektorale pro tij, ata që bëheshin pjesë e spektaklit të manipuluar për mbjelljen e pemëve. Emrat e Artan Imamit, Marsela Çibukajt, Ardit Gjebresë, Ilir Shaqirit figurojnë në tektin voluminoz.
Por një rast flagrant është ai i ish drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha dhe bashkëshortes së tij, Ilirjana, të cilët kanë përfituar në vetëm 9 projekte, afro 320 mijë euro, pra trefishin e asaj që parashikon buxheti vjetor i gjithë Teatrit Kombëtar, thekson gazetarja Demo.
Erion Veliaj, mjeshtri i përçarjes së protestave
Në dhjetor të këtij viti, çifti Altin dhe Iliriana Basha ranë pre e emisionit investigativ “Piranjat”, si abuzues të paskrupullt me fondet e shfaqeve të Teatrit Kombëtar. Basha u akuzua se si drejtor i këtij institucioni, në konflikt interesi, kishte punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqeje me buxhet 12 milionë lekë, për kostumet dhe skenografinë. Pas këtij skandali ai u detyrua të largohej me turp nga detyra e drejtorit, madje me po aq turp sa sa e mori atë detyrë, në këmbim të tradhëtisë që i bëri protestës kundër shembjes së Teatrit.
Ky regjizor dhe zyrtar i akuzuar si hajdut është steriotipi tipik i njeriut që zgjidhte Erion Veliaj për ti shërbyer propagandës dhe qëllimeve të tij. Në dosjen e gjykatës, që ka zbërthyer gazetarja Elsa Demo tregohen, një për një, përfitimet që ka marrë çifti Basha, përmes shoqatës “Bash-Art”. Aty gjenden detaje edhe për manipulimin e faturave financiare që i shërbenin manipulimeve të Ajola Xoxës, në këmbim të premtimit: ju nuk do të keni kurrë probleme me bashkinë.
Ashtu sikurse duket edhe në tabelën e mëposhtme të nxjerë nga dosja Veliaj, duket qartë se financimet për shoqatën e çiftit Basha, përkojnë me periudhën pas shembjes së Teatrit, ndonëse “Bash-Art” ishte krijuar katër vite më parë.
Mjafton kjo tabelë për të përforcuar dyshimin se Veliaj i bleu me para publike ata që rekrutoi për të tradhëtuar kauzat qytetare, të cilët më pas, i pëedori në mënyrë të paskrupult për interesat e tyre.
Altin Basha u bë një nga simbolet e këtij fenomeni. Dhe kjo u pa në 3 dhjetor 2020 kur ai u emërua në detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental, në vend të Kiço Londos. Për të arritur deri këtu ai u detyrua të gëlltiste shumë.
Ai u bë një prej tre artistëve, që tradhëtuan kolegët e tyre protestues dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një shoë propagandistik, një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur
Ai atëherë u akuzua nga aktorët e tjerë se nuk kishte mandat për një takim të tillë, që i shërbente thjesht interesave politike të ditës. Fotoja e regjisorit së bashku me aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka u bë virale në rrjet.

Ndryshe nga dy të tjerët që patën pakëz cipë dhe refuzuan të flasin publikisht për atë ngjarje, Basha i vuri gjoksin dhe me argumentat e Rilindjes sulmoi protestuesit, duke pretenduar se ata e kishin tradhëtuar atë duke u shndërruar në një lëvizje pro PD-së.
Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri
Por, nuk mbaron këtu. Më maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të Portokallisë, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.
Altin Basha i shërbeu si alibi Erion Veliajt edhe më vonë, kur qeveria dhe bashkia e kuptuan që ishin diskredituar aq shumë sa duhet të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompaninë private “Fusha SHPK” për aferën e ndërtimit të kullave 200 milionëshe. Atëherë Veliaj shpalli në publik se kishte qenë përfaqësuesi i komunitetit të artistëve që i kishte bërë “Fushës” aq kërkesa të forta, sa ajo kompani që e kishte të mundur të plotësonte tekat e njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, Bjarke Ingels, nuk kënaqte dot ekzigjencat e Altin Bashës.
Edhe më i neveritshëm u bë roli i regjisorit që dikur këmbëngulte se teatri nuk duhet të shembej, ditën pasi atij iu vunë minat. Në një intervistë për ‘Report TV’ ai e krahasoi ndërtesën tashmë të shkallmuar, prishjen e së cilës gazeta “Le Monde” e etiketoi si një “akt barbar”, me një “kotec pulash”.
Por, luga me çorbë të prishur që pati gëlltitur nuk do ta ngopte lehtë. Dy vjet pasi e bëri drejtor të Teatrit Eksperimental, partia do ta gradonte në dhjetor 2022, në krye të Teatrit Kombëtar.
Përpos këtyre shpërblimeve, duke evidentuar ato pjesë të dosjes që nxjerrin në pah korruptimin e skenës sonë artistike, gazetarja Elsa Demo po na tregon se përpos posteve publike, çifti Basha u shpërblye edhe me 320 mijë euro për shoqatën e tij, “Bash-Art”. Dhe ky investigim reflektiv për tu duartrokitur është një dëshmi e fortë për të kuptuar, jo vetëm se si u ble dhe u asgjesua protesta e artistëve për mbrojtjen e teatrit, por edhe për të mësuar se ç’shuma kolosale parash i motivojnë të zhgryhen para SPAK-ut ata dordolecë që pretendojnë se mbrojnë një korruptues kalibri si Veliaj. /Lapsi.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar menjëherë pas vendimit të qeverisë për mbylljen me 12 mu...
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha sot se Këshilli i Ministrave mira...
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Anila Denaj tha sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se jan&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e marrë këtë të enjte nga qeveria për mby...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po fyen Kuranin me krijimin e shtetit islamik bektashi. Ai deklaroi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama është në komë politike. Ai tha se Rama nuk...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka reaguar edhe në lidhje me vendimit të qever...
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është miratuar akti normativ p&eum...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të enjte mbi protestën që u mbajt pak d...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp theksoi rëndësinë e investimeve ...