Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Gazetari Elkier Bushkolaj, në emisionin “Task Forcë” të Syri TV, ngriti sot shqetësime lidhur me mungesën e zgjidhjeve praktike për strehimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe lidhjet financuese të disa ndërtimeve me krimin e organizuar.
Në fjalën e tij, Bushkolaj vuri në dukje se nuk është vetëm ministri që ka artikuluar çështjen e godinave të reja, por se tema u përmend edhe gjatë mbledhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve më 9 tetor. Ai tha se shqetësimi më i madh është ndërtimi i godinave të reja dhe qëndrimi se zgjidhjet ekzistuese nuk po merren parasysh.
Gazetari pyeti pse nga kulla të sekuestruara nga puna e SPAK dhe prokurorisë nuk do të përdoret njëra prej tyre për të akomoduar institucionet e reja të drejtësisë, duke argumentuar se ka indikacione të qarta se shumë prej këtyre objekteve kanë burime financimi nga krimi i organizuar. Ai propozuar që sekuestrimi i një kulle të shndërrohej në “pallat drejtësie”, çka sipas tij do t’u kursente qytetarëve miliona euro që do të shpenzoheshin për projekte të tjera rinovimi të institucioneve.
Bushkolaj theksoi se sistemi përballet me sfida serioze: rreth 150 mijë dosje dhe rreziku për gjyqtarë që vriten në sallat e gjyqit për shkak të mungesës së elementeve kryesore të sigurisë. Ai nxori në pah edhe problematikën e korrupsionit në nivelet e prokurorëve, nga prokurori i rretheve e deri te institucionet qendrore të drejtësisë.
Duke iu referuar mesazheve të dikurshme të McGonigal dhe fotove me figura politike, Bushkolaj tha se nuk beson se reforma në drejtësi ka pasur vetëm qëllime administrative si shkarkimi apo emërimi i gjyqtarëve, por se ajo lidhet me ndryshimet që kanë ndodhur në 10 vitet e fundit në vend. Ai paralajmëroi se pa një drejtësi të reformuar si duhet, Shqipëria riskon të mbetet e ekspozuar si një vend me tiparet e një “narkoshteti”.
Gazetari vijoi duke theksuar se partnerët ndërkombëtarë kanë ekspozuar lidhjet e krimit me politikën, por se deri tani këto lidhje janë amnistuar nga drejtësia, çka sipas tij kërkon një reagim dhe zgjidhje të menjëhershme nga institucionet.
Bushkolaj:
Nuk është vetëm ministri Lamallari që në postin e ministrit të Drejtësisë e ka artikuluar çështjen e godinave të reja, edhe më 9 tetor kur u bë mbledhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shqetësimi më madhor ishte ndërtimi i godinave të reja.
Një pyetje që fare thjeshtë shtrohet: nga këto kulla që janë sekuestruar nga puna e SPAK dhe nga puna e prokurorisë, pse nuk përdoret një nga këto kulla për institucionet e reja të drejtësisë? Pasi ka indikacione të qarta që shumë prej tyre kanë burim financimi krimin e organizuar.
Sekuestrimi i një kulle dhe le ta bëjmë pallat drejtësie dhe t’u kursejmë qytetarëve shqiptarë miliona euro që do të shkojnë për këto projekte të rijetëzimit të institucioneve të drejtësisë.
Ne po flasim për 150 mijë dosje, ne po flasim për gjyqtarë që po vriten në sallën e gjyqit për shkak se mungojnë elementët kryesorë të sigurisë, pa folur pastaj për korrupsionin në nivelet e prokurorëve, nga prokurori i rretheve deri në të gjitha institucionet e drejtësisë.
Po sot shtrohet një pyetje e thjeshtë fare: kur McGonigal i dërgonte foto me Ramën mikut të tij dhe i thoshte “çfarë ndryshimesh të reja mund të na ofrojë reforma në drejtësi”, unë nuk besoj se ka qenë vetëm për heqjen e disa gjyqtarëve apo futjen e disa gjyqtarëve në disa pika kyçe të drejtësisë së re.
Unë besoj se lidhet me atë se çfarë ka ndodhur 10 vitet e fundit në Shqipëri.
ëse ne sot jemi një vend që gjerësisht artikulohet në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe nga ajo që ne konstatojmë këtu, një vend me tiparet e narkoshtetit, kjo nuk do të ishte e mundur pa drejtësinë e re.
Se çfarë ndodh, është kjo drejtësia e re që e ka lejuar fuqizimin e grupeve kriminale në këtë vend. Janë përgjigjet e partnerëve ndërkombëtarë që këtu ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, por janë lidhje që deri tani janë amnistuar nga drejtësia.
Aktivistja e njohur Edlira Çepani ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Flor...
Nga Londra, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te periudha komuniste në Shqipëri dhe veçanërisht shkëputjen nga Bashkimit Sovjetik pas...
Një deklaratë me nota ironie për "mallkimin e shqiptarëve" e kryeministrit Edi Rama drejtuar ish-sekretares britanike Suella Braverman ë...
Vende të reja mund të bashkohen me Bashkimin Evropian pa të drejta të plota vote, një veprim që mund t’i bëjë udh&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar qeverinë për mosveprim ndaj mungesës së medikamenteve në vend, ...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, pas një takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj mbajti konferen...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e vlerësoi Malin e Zi të martën (14 tetor) si një nga vendet e Ballkanit Perën...
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, ndërsa nuk ka kursyer edhe kritikat pë...
Kryeministri Edi Rama, sot nga Londra, ka ironizuar ambasadorin britanik duke u shprehur se 'Nuk e di nëse ke ardhur me varkë, apo ke ardhur me...
Kryeministri Rama u pyet për pozitën e Kosovës sot në Ballkan dhe për përparimin e saj si shtet drejt anëtarësimit n&e...