POLITIKE

"Drejtësia shqiptare funksionon me shpejtësi breshkë për politikanët dhe leopard për qytetarët", Flamur Vezaj: Arrestimi i Veliajt shërbim klienti me 5 yje!

n.f Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 08:15

"Drejtësia shqiptare funksionon me shpejtësi breshkë

TIRANË- Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Në reagimin e tij Vezaj shkruan se ironia e realitetit shqiptar është se korrupsioni nuk është më lajm, por një cikël i zakonshëm që përsëritet si një serial televiziv pa fund. Vezaj thekson se arrestimi i Veliajt është një shoqërim "VIP". Sipas tij kjo nuk është  drejtësi por është shërbim klienti me 5 yje.

Gazetari shkruan se korrupsioni bëhet më ndërtimet dhe paraja përfundon në një emër tjetër. Ai thekson se këtë skemë kaq të rafinuar do ta kishte zili edhe mafia italiane. Vezaj shtoi se skema e Xoxës me blerjet online dhe pasuritë me një dorë në xhepin e taksapaguesve dhe me tjetrën në karrocën e blerjeve online ka krijuar një pasuri që do ta bënte një biznesmen të ndershëm të ndihej si amator. 

Ai më tej shtoi se drejtësia shqiptare funksionon me dy shpejtësi, breshkë për politikanët, leopard për qytetarët e thjeshtë. Sipas tij në këtë realitet, ironia është e vetmja armë që na ka mbetur.

Lajm apo serial! Ironia e realitetit shqiptar është se korrupsioni nuk është më lajm, por një cikël i zakonshëm që përsëritet si një serial televiziv pa fund. Le të bëjmë një përmbledhje të absurditetit: 1. Veliaj, shoqërimi “VIP” –Njerëzit e thjeshtë dhe ata që nuk kanë lidhje me Rilindjen, kur shoqërohen nga policia, ka pranga, ka dhunë, ka spektakël. Kur shoqërohet një politikan i lidhur me pushtetin apo rasti Veliajt, nuk ka as pranga, as dhunë, madje as një shikim i vrazhdë. Kjo nuk është drejtësi, është shërbim klienti me 5 yje.


2. Paratë e ndërtuesve për Ajolën – Imagjinoni të jeni një ndërtues në Tiranë: telefonata vjen, fatura dorëzohet, korrupsioni bëhet, dhe paraja përfundon në një emër tjetër. Një skemë kaq e rafinuar saqë do ta kishte zili edhe mafia italiane.


3. Deputetja që mbron “drejtësinë” – Klotilda Bushka tenton të ndalojë prokurorët të bëjnë punën e tyre. E kush ka nevojë për opozitë kur pushteti kontrollon edhe “kundërshtarët” e vet? 4. Gjuha e Veliajt = Berisha + Meta – Një ditë betohet për integritet e koleg, ditën tjetër sulmon hetuesit duke përdorur të njëjtën retorikë si “të vjetrit”. Ndoshta ka ndjekur ndonjë kurs të përbashkët me ta për “mbrojtjen nga akuzat penale”.


5. Skema e Xoxës, blerjet online dhe pasuritë – Me një dorë në xhepin e taksapaguesve dhe me tjetrën në karrocën e blerjeve online, Xoxa ka kaluar katër vite duke krijuar një pasuri që do ta bënte një biznesmen të ndershëm të ndihej si amator. 870 mijë euro në llogari bankare, bizhuteri, vila… a mund të kërkohet ndonjë abonim për këtë mënyrë jetese?


6. Hetimet e tjera të varrosura – Inceneratorët? 5D, 3D? Ndërtimet e paligjshme? Lidhjet me Ndraghetën? Listën mund ta zgjasim pafund, por më e thjeshta është të presim daljen e radhës të Veliajt, tashmë nga brenda qelisë, ku do të na tregojë për “mrekullitë” e Tiranës ndërkohë që miliona zhduken nën hundën e publikut. Përfundimi?


Drejtësia shqiptare funksionon me dy shpejtësi: breshkë për politikanët, leopard për qytetarët e thjeshtë. Dhe në këtë realitet, ironia është e vetmja armë që na ka mbetur. P.S. Të gjitha në emër të dyshimit të arsyeshëm do thoshte SPAK-u.

arrestimi i erion veliajt flamur vezaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë