POLITIKE

"Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!", Berisha: Fitorja e 11 majit ka rëndësi historike

r.ll Përditësimi i fundit 22 Mars 2025, 11:51
"Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën "Fushata elektorale dhe komunikimi". Kjo konferencë organizohet nga Partia Demokratike dhe fondacioni suedez, "Jarl Hjalmarson". Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi aleatët suedez dhe partinë Moderatna për ndihmën që po ju japin lidhur me bërjen dhe organizimin e fushatës elektorale. 

Berisha tha se PD shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 11 majit me përpjekje për fitoren e cila sipas tij ka rëndësi historike për Shqipërinë. Kryedemokrati foli edhe për krijimin e koalicionit "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore", të cilin e konsideroi se koalicioni më i gjerë në të gjitha vitet. Ai shtoi se kandidatët për deputet në tërësi kanë dalë nga primaret dhe se anëtarësia e PD-së është konsultuar shumë në përzgjedhjen e tyre. 

Berisha shtoi se Programi i Shqipërisë Madhështore është programi më i mirë që PD ka paraqitur para shqiptarëve në ekzistencën e saj dhe tha se ka në themel arritjet tona historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Lideri i opozitës tha se dëshira e tyre është që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Dua të falenderoj nga zemra mikun tonë suedez, të falënderoj partinë Moderatna, kryeministrin, kryetarin e saj, të Suedisë, për këtë ndihmë të çmuar që na japin, ndihmë e cila është një inkurajim i madh për ne. Është vazhdimi i një tradite të një bashkëpunimi të gjatë që ne kemi me këtë parti, me të cilën ne jemi një familje dhe një ndihmë që vjen në një kohë shumë të rëndësishme siç është kjo e fushatës elektorale.

Trajnimi juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dua të përshëndes miqtë e tjerë të pranishëm, Albanën dhe Oerdin dhe t’u përshëndes të gjithë ju që merrni pjesë në këtë trajnim me urimin, shpresën dhe besimin që ato njohuri dhe aftësi që i fitoni në këtë trajnim t’i shpërndani në të gjitha degët e PD në Shqipëri. Ne shkojmë në këtë fushatë me përpjekjen tonë më serioze për një fitore më 11 maj, fitore e cila ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe jo vetëm. Shqipëria sot ka një regjim narkodiktatorial, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë. Në të cilin bëhen përpjekjet më të jashtëzakonshme për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Në të cilin janë arrestuar njësoj si në Tunizi tre liderët e partive kryesore opozitare.

Por nga ana tjetër, ne vijmë në këtë fushatë më të vendosur se kurrë për të shpëtuar Shqipërinë, të vetmin vend, nga diktatura e dytë në 33 vite. Sot është një datë e madhe për ne, frymëzuese. Është 22 marsi, është festa e Sulltan Novruzit, çka unë uroj të gjithë bektashinjtë shqiptarë me këtë rast. Por është edhe 22 marsi, dita në të cilën ne shqiptarët përmbysëm me votën e lirë diktaturën staliniste më të egër që kishte njohur Europa e pas-Luftës së Dytë Botërore. Fakti që ne, si forcë politike, u riorganizuam, kapërcyem vështirësi të mëdha, arritëm të mposhtëm të gjitha përpjekjet e narkoshtetit për shkatërrimin tonë dhe vijmë sot më të fortë se kurrë, përbën një prerogativë të fuqishme për fitoren tonë.

Përveç kësaj, siç jeni në dijeni, ne kemi krijuar koalicionin më të gjerë në të gjitha vitet. Aleatët tanë përbëjnë rreth një të tretën e votuesve shqiptarë. Kandidatët në tërësi kanë dalë nga primaret dhe anëtarësia jonë është konsultuar më shumë se kurrë në përzgjedhjen e tyre. Por përveç këtyre, ne kemi një program të shkëlqyer. Programi i Shqipërisë Madhështore është programi më i mirë që PD ka paraqitur para shqiptarëve në tërë ekzistencën e saj. Ky program ka në themel arritjet tona historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Por ka në themel vizionin për të transformuar me shpejtësi Shqipërinë.

Ne duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave tuaja të ditës. Çdo projekt i çdo individi është në të vërtetë një ëndërr dite.
Dhe askush më shumë se të rinjtë nuk i ka më të bukura ëndrrat e ditës. Ne duam që me Shqipërinë në vitet e ardhshme, të rinjtë shqiptarë t’i besojnë ëndrrën e tyre Shqipërisë. Të binden, t’i përkushtojnë energjitë e tyre ndërtimit të ëndrrës së tyre në Shqipëri. Synojmë që Shqipëria t’u ofrojë atyre të gjitha lehtësirat, të gjitha mundësitë për realizimin e kësaj ëndrre. Synojmë që Shqipëria të jetë një vend i drejtë, i qytetarëve të barabartë, i shtetit ligjor. Synojmë që për të rinjtë të bëjmë çdo investim që ata të shkollohen sa më mirë, që ata të punësohen sa më shumë, që ata të kenë sukses në bizneset e tyre.

sali berisha zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë