Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, pas numërimit të rreth 60% të kutive të votimit, tregojnë një epërsi të qartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, e cila ka siguruar 52.5% të votave ose 83 mandate.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike dhe aleatët e saj me 33.9% të votave ose 51 mandate. Si forcë e tretë në Kuvend pritet të jetë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me tri mandate, ndërsa për herë të parë, tri formacione të reja politike – "Mundësia” e Agron Shehajt, "Nisma Shqipëria Bëhet” dhe "Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit – janë në kufirin e votave për të siguruar nga një deputet secila.
Berisha akuzon PS për manipulim të procesit zgjedhor
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, renditi përpara gazetarëve akuza të forta ndaj Partisë Socialiste për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve. Ai tha se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta dhe të ndikuara nga veprime të qeverisë që, sipas tij, synonin të orientonin votën. "Në qoftë se e patë faljen e rreth 150 milionë euro gjobave të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë” – u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë një formë presioni elektoral.
Lideri i opozitës u shpreh ndër të tjera se socialistët kanë blerë vota, si dhe kanë përdorur administratën publike në favor të partisë. "Kur mbillen dhjetëra hektarë kanabis për votë, kur punësohen me mijëra persona për të blerë vota, kur ngrihen zyra ilegale të PS pranë qendrave të votimit, kjo nuk është më garë e ndershme” - deklaroi Berisha. Kryeopozitari nuk dha një përgjigje të qartë, nëse do ta kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, duke deklaruar se "po presim rezultatin përfundimtar për të bërë një vlerësim të situatës dhe për të përcaktuar qëndrimin tonë.”
Zgjedhje të qeta, por jo të barabarta në mundësi
Ndonëse zgjedhjet e 11 maji ishin të qeta dhe të menaxhuara mirë, përsëri pati mangësi në aspektin e barazisë në garë, thuhet në raportin paraprak të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it.
"Zgjedhjet parlamentare ishin konkurruese dhe të organizuara në mënyrë profesionale, por u zhvilluan në një klimë të polarizuar. Po ashtu pati edhe sulme nga drejtuesit kryesorë të partive politike, sidomos online” – u shpreh për mediat drejtuesi i misionit të OSBE, Lamberto Zannier. Vëzhguesit vunë në dukje se partia në pushtet përfitoi nga burimet publike dhe forca institucionale, ndërsa u raportuan edhe raste presioni ndaj votuesve, veçanërisht për punonjësit në sektorin publik.
PS dhe PD dominuan mbulimin mediatik gjatë fushatës
Sipas raportit, dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dominuan mbulimin mediatik gjatë fushatës, duke lënë pak hapësirë për aktorët e rinj politikë. Zgjedhjet e këtij viti konsiderohen nga partnerët ndërkombëtarë si një test i rëndësishëm për progresin demokratik të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
"Forma demokratike dhe integrimi europian ecin krah për krah. Vonesat ndikojnë tek njëra-tjetra,” u theksua në deklaratat e OSBE/ODIHR. Problemet e përsëritura si transparenca në financimin e partive dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, sipas tyre, mbeten sfida kyçe që duhet të zgjidhen për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE.
Vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësuan gjithashtu rolin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në hetimin e krimeve zgjedhore. Deri tani SPAK-u ka hapur 39 çështje lidhur me zgjedhjet e 11 majit: 33 prej tyre për korrupsion aktiv në zgjedhje, katër për korrupsion aktiv dhe pasiv, një për përdorim të funksionit publik për qëllime politike dhe një për shpërdorim detyre./DW
KORÇË- Procesi i numërimit të votave në qarkun e Korçës thuajse është drejt fundit pasi deri më tan...
KRUJË- Në Bashkinë Krujë ka mbetur tashmë edhe një kuti e fundit për t'u numëruar, por nga rezutati i deritanishë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pas rezultateve pozitive të zgjedhjeve paramentare të 11 majit për Partinë Socialiste të udhë...
BERAT- Në Berat numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit. Konkretisht janë numëruar 274 QV nga 275 gjithsej. Sipas rezultat...
TIRANË- Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri më tani 1106 kuti nga 1282 që janë në total. Sipas shifr...
DIBËR- Në qarkun e Dibrës janë numëruar 221 kuti nga 222 që janë në total. Sipas rezultateve të publikuara n...
KAVAJË- Në Bashkinë e Kavajës ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ,&nbs...
TIRANË- Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendë...
TIRANA- Me 93% të votave të numëruara në rang vendi po merr formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare t&e...
TIRANË- Edhe në zgjedhjet e 11 majit, më pak se gjysma e shqiptarëve të pranishëm në listat e zgjedhësve e ushtroi t&e...