POLITIKE

Dy fushatat/ "Gafat e Ramës nisën më 12 prill dhe u vijua me ofendime", Tomorri: Fushata e PD-së nuk ka sherr e përplasje, por pensione dhe rroga! Duket dora e LaCivita

r.ll Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 11:32
Dy fushatat/ "Gafat e Ramës nisën më 12 prill dhe u vijua me
rama, berisha dhe lacivita

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar fushatat elektorale të dy forcave më të mëdha politike në vend, të Partisë Socialiste dhe koalicionit "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri shprehet se në këtë fushatë është diçka e çuditshme që po ndodh.

Ai ka trajtuar së pari fushatën e PS, ku shprehet se kryesocialisti Edi Rama, i cili sipas tij dikur ka qenë mjeshtër i fushatave elektorale, tani po bën gafa të përditshme. Gazetari thotë se gafat e Ramës nisën që ditën e hapjes së fushatës dhe vijoi me ofendime për segmente të tëra të elektoratit. Ai thotë se ekzsitojnë dy arsye që Ram po i bën këto dhe të cilat janë se "ose është i bindur për fitoren dhe marzhin e madh te diferencës, që ka me kundërshtarin dhe thotë çfarëdo që të bëj unë fitorja është e imja, ose po gabon se është ne presion ngaqë nuk i dalin numrat mirë."

Lidhur me fushatën e opozitë, Tomorri shkruan se Partia Demokratike po bën fushatën e saj më të mirë që ka bërë ndonjëherë, ndërsa shtoi se Sali Berisha po bën më mirë edhe se në 2005-ën. Gazetari shton se fushata e PD-së nuk ka as sherr, as përplasje, as ofendime por çdo ditë flitet për pensionet, rrogat dhe minimumin jetik. Ai thekson se opozita në këtë fushatë nuk po bie në kurthin e Ramës, ndërsa shton se në programin dhe fushatën e demokratëve duket ndikimi i drejtuesit të fushatës, amerikanit Chris LaCivita.

POSTIMI I PLOTË:

Dy fushatat

Eshte shume e cuditshme ajo qe po ndodh ne kete fushate.

Edi Rama ka qene nje mjeshter i fushatave elektorale. Nder te rrallet qe paketonte dhe shiste asgjene per te fituar zgjedhjet.
Por kete here eshte duke bere gafa fatale. Jo lapsuse, por gafa dhe te perditshme madje.

E nisi qe ne diten e pare me nje gafe. Ajo tallavaja ne qender nuk e shet dot asgjene. Perkundrazi. Por nuk e ndali me aq.
Vazhdoi duke ofenduar segmente te tera te elektoratit. Nga burrat cyryke, tek femijet autike, grate me dashnore, fotot nudo etj etj. Keto jane gafa me gjakderdhje elektorale.

Nje familje, qe ka nje anetar autik nuk ka si te mos ndihet e ofenduar. Dhe pyetja qe do i beje vetes kur te shkoje tek kutia eshte shume e thjeshte; Do votoj per kete qe me ofendon dhe tallet apo do votoj per kundershtarin, bashkeshortja e te cilit ka nje jete qe u perkushtohet vullnetarisht femijeve autike?

Nje burre kur te shkoj tek kutia e votimit do beje te njejten pyetje. Do votoj per njerin qe me thote cyryk apo per nje tjeter qe nuk me ofendon?

Ne nje vend gjysme normal, nje udheheqes qe do kishte bere gjysmen e ketyre gafave ne fushate kishte mbaruar pune me zgjedhjet dhe karrieren. Por ne Shqiperi ka tjeter realitet.

Tani ceshtja shtrohet se pse po i ben Rama keto? Sepse ky nuk eshte Rama normalisht.

Dy gjera jane. Ose eshte i bindur per fitoren dhe marzhin e madh te diferences, qe ka me kundershtarin dhe thote cfaredo qe te bej une fitorja eshte e imja, ose po gabon se eshte ne presion ngaqe nuk i dalin numrat mire.

Une nuk e di se cila nga keto eshte dhe jam shume kurioz ta di. Por ajo qe di eshte dicka tjeter. Nese Rama po ben gafa, Partia Demokratike po ben fushaten e saj me te mire qe ka bere ndonjehere. Sali Berisha po ben me mire edhe se ne 2005-en.

Po ta vesh re, fushata e PD-se nuk ka as sherr, as perplasje, as ofendime. Por ka vetem nje gje. Pensioni 200 euro, rroga 1200 euro, minimumi jetik 200 euro, fermeri kaq subvencion.

Ky eshte mesazhi qe thote cdo dite Sali Berisha. Ky eshte i vetmi rast kur perseritja cdo dite e te njejtave gjera nuk te ben te bezdisshem, por te jep pike.

Ajo qe po me ben pershtypje tjeter eshte dhe fakti se opozita nuk po bie ne kurthin e provokimeve qe ben Rama. Jo tentativa per kafe me Vrenozin, jo merr ca nga keta te Ilir Metes dhe i nxjerr si sholle kepuce te bejne fushate per te, jo Zegjinete qe gjen neper Shqiperi. Fare.

Opozita po ka vetem nje fokus. Pensioni, rroga, fermeri, spitalet. Dhe kjo duket dora e La Civites.

A do te mjaftoje kjo strategji qe opozita te marre nje rezultat te mire ne zgjedhje? Kete do ta shohim, por eshte rruga me e mire. Ne mos e vetmja.

zgjedhjet parlamentare fushata elektorale e pd dhe ps

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë