Artan Grubi
MAQEDONI E VERIUT- Policia maqedonase ka bastisur mëngjesin e sotëm shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Më tej bëhet me dije se po ditën e sotme është zhvilluar edhe një bastisje në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.
Sipas raportimeve këto bastisje janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë së Veriut. Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij në momentin kur janë zhvilluar kontrollet. Ai ndodhet në Kosovë dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi. Mediat vendase raportojnë se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.
Departamenti Amerikan i Shtetit më datë 9 dhjetor ka futur në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarin Enver Bexheti. Te dy ata janë shpallur "non grata" pasi akuzohet se janë përfshirë në korrupsion.
Sipas DASH Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të drejtorit të Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi, Sasho Mijalkov. Më tej DASH bën me dije se ka shpallur non grata dhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
16 Dhjetor10:16
Shqyrtohet ankimimi për sekuestron e dy vilave/ Monika Kryemadhi paraqitet me bastun në GJKKO: Jeta kështu është!
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga avokati i saj, është paraqitur...
r.ll
POLITIKE
15 Dhjetor15:02
Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim
millan radoicic
KOSOVË- Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radoiçiç, mbetet thelbi i problemeve të siguris&eum...
r.ll
POLITIKE
15 Dhjetor15:01
Ervin Salianji letër nga burgu: Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij!
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia e burgut në Fier, ku shprehet se...
POLITIKE
15 Dhjetor12:04
Gazetarja Ola Xama: Ja si më shantazhon Erion Veliaj sa herë flas për çështje që nuk i pëlqejnë!
ola xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, e cila ka publikuar herë pas here fakte për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe dyshimet p...
Alba Kepi
POLITIKE
15 Dhjetor12:02
"BASSO PROFILO"/ Zbardhen përgjimet, operacioni italian që zbardhi lidhjet e ngushta të "Ndragheta-s" me lejet e ndërtimit të dhëna në Tiranë
foto ilustruese
ITALI- Operacioni ‘BASSO PROFILO’, zbardhi aferat korruptive mes mafias kalabreze e pushtetit në Shqipëri. Gjykata e ...
I.A
POLITIKE
15 Dhjetor07:09
Erë dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot
TIRANË- Ditën e sotme nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mo...
ZH.LL
POLITIKE
14 Dhjetor13:36
Berisha: Është krim që të mos rriten pensionet! Çfarë ka Mali i Zi më shumë që një pensionist atje merr 3 herë më shumë se pensionisti shqiptar?
Berisha
ELBASAN- Kryeopozitari Sali Berisha ka vënë në dukje rritjen qesharake të pensioneve, teksa akuzoi qeverinë Rama p&eu...
ZH.LL
POLITIKE
14 Dhjetor13:35
Berisha: Pensionistët janë njerëzit më të shfrytëzuar, sepse paguajnë tre pensione taksa! Rama ka lënë vetëm 16 milionë euro për ju
Berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për mashtrim dhe vjedhje të buxhetit ndaj pensionistëve....