POLITIKE

"E blenë 60 mijë dollarë!" Dosja e SPAK: Si e shiti për 300 mijë euro vilën Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi  

M.B. Përditësimi i fundit 22 Tetor 2024, 20:22

"E blenë 60 mijë dollarë!" Dosja e SPAK: Si e shiti

TIRANA- Në dosjen e SPAK lidhur me masat ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi, zbardhet dhe blerja e një vile nga çifti të cilën e blenë për 60 mijë dollarë dhe e shitën për 300 mijë euro. Në dosje thuhet se në funksion të hetimit është bërë verifikimi i deklarimit të interesave private periodike/ vjetore të plotësuara dhe të dorëzuara pranë ILDKPKI-së nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Sipas SPAK, financimi i këtij apartamenti është bërë nëpërmjet një kredie, nëpërmjet të cilës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë kredi në vlerën 60 mije USD me shlyerje me 84 këste mujore prej 820,13 USD. Gjithashtu SPAK shton se vila ka një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 327,6 m2 dhe në deklaratën e interesave vjetore të vitit 2006 (dorëzuar në ILDKP në datën 30 Mars 2007), Ilir Meta ka deklaruar se e ka shitur vilën në fjalë për vlerën 300.000 Euro.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Në funksion të hetimit është bërë verifikimi i deklarimit të interesave private periodike/ vjetore të plotësuara dhe të dorëzuara pranë ILDKPKI-së nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhiku rezulton se Monika Kryemadhi në dt. 29.03.2004 ka deklaruar:

-Adresa e banimit është “Rr. Durrësit”, prapa Doganës, Unaza e Re.

-Pasuri e paluajtshme 1200 m2 tokë arë dhe 200 m2 truall + 50 m2 ndërtesë, dhuruar nga i cili e ka përfituar me ligjin 7501.

-Apartament banimi 99.5 m2, pas. 7/135+8-103, pjesa takuese 25%, me privatizim vëllai

-Banesë me sipërfaqe 327 m2 me verande + lulishte, vlera 60 mijë USD, kredi, e porositur me kontratën 5353/945 datë 30 Tetor 2002.

-Gjendja e kredisë 52.420 USD

Në lidhje me pasurinë banesë me sipërfaqe 372 m2 me verande dhe lulishte me vlerë 60 mijë USD, u bë këqyrja e referencës së regjistrimit të saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastres dhe rezulton se në datën 30 Tetor 2002, midis Sipërmarrësit dhe Porositësit Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta është lidhur kontrata e porosisë. Vlera e kontratës së sipërmarrjes është 60.000 USD. Financimi i këtij apartamenti është bërë nëpërmjet një kredie,  nëpërmjet të cilës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë kredi në vlerën 60 mije USD me shlyerje me 84 këste mujore prej 820,13 USD. Vila ka një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 327,6 m2. Në deklaratën e interesave vjetore të vitit 2006 (dorëzuar në ILDKP në datën 30 Mars 2007), Ilir Meta ka deklaruar se e ka shitur vilën në fjalë për vlerën 300.000 Euro.

ilir meta dhe monika kryemadhi

ilir meta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë