E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
Spanja mundi me golin e Ferran Torres skuadrën e Argjentinës, duke fituar kështu botërorin. Gjërat nuk u mbyllën në paqe, pas...
Ajo që nisi si një bast mes miqsh në një mbrëmje me birrë u shndërrua në një nga aventurat më të jasht&eu...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...
Ka përfunduar protesta e 50-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pjesëmarrës...

VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia, deklaroi në një prononcim për media se, ky është forumi më i rëndësishëm politik në Europë sot, ku marrin pjesë kancelari Merz, 14 kryeministra europianë, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, si dhe shumë komisionerë dhe eurodeputetë.
Në fjalën e tij, Berisha denoncoi gjendjen politike në Shqipëri, duke e quajtur vendin “narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe dhunë politike ndaj opozitës, me qëllim sigurimin e një mandati të katërt. Berisha tha se mesazhi i tij u prit shumë mirë dhe se ndjeu se kishte përmbushur detyrimin ndaj popullit opozitar dhe qytetarëve shqiptarë.
Berisha njoftoi se PPE do të miratojë rezolutën e katërt brenda pesë muajsh që dënon qeverisjen e Ramës, duke theksuar se Partia Demokratike ka marrë një mbështetje të plotë nga PPE dhe aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt integrimit europian.
Kryetari i PD-së theksoi se 74 fitore të forcave të qendrës së djathtë në Europë do të pasohet nga e 75-ta, që sipas tij, do të jetë fitorja e PD në zgjedhjet e 11 majit. Rezolutat dhe qëndrimet ndërkombëtare, përfshirë raportin e fundit të OSBE-së, sipas Berishës, janë një thirrje për shqiptarët që të ndëshkojnë regjimin aktual dhe të hapin rrugën për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
FJALA E BERISHËS:
Prej dy ditësh, gjendem në Valencia, në punimet e Kongresit më të rëndësishëm që mbahet sot në Europë, Kongresit të PPE, në të cilin marrin pjesë, de facto, udhëheqja më e rëndësishme e kontinentit, kancelari Merz dhe 14 kryeministra të vendeve europiane, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe një numër i konsiderueshëm komisionerësh, kryetarja e Parlamentit Europian, znj.Metsola, dhe një numër i konsiderueshëm europarlamentarësh marrin pjesë nga delegacionet e të gjitha partive të qendrës së djathtë të Europës, të cilat janë të anëtarësuara në PPE.
Gjatë punimeve të këtij kongresi që i kushtohet kryesisht ndryshimeve të mëdha në Europë dhe në botë të sotme, unë pata rastin, përveç fjalës sime, në të cilën u përqendrova tërësisht në situatën në Shqipëri dhe paraqita para audiencës më të madhe europiane, të vërtetën e trishtë të narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, që është narkoshteti i ndërtuar nga Edi Rama, në Shqipëri. Diskutova gjerësisht përpjekjet e tij për të shndërruar zgjedhjet në fasadë, si dhe dhunën mbi terrorin politik që ai ushtron ndaj forcave opozitare, me qëllimin e vetëm për të marrë një mandat të katërt. Mendoj se, fjala, vërtet u prit shumë mirë dhe pati një impakt të fuqishëm pozitiv. Kështu që, unë mendoj se bëra si duhet detyrën para popullit opozitar shqiptar, por edhe para çdo shqiptari, pasi këto të vërteta duhet të dihen dhe të luftohen. Është intërësi ky, më i mirë i të gjithë shqiptarëve.
Syri Tv: Z.Berisha, çfarë mbështetje mori PD nga PPE?
Berisha: PD dhe populli opozitar, mori një mbështetje të plotë dhe totale nga PPE. Këtu, miratohet sot një rezolutë, në këto momente, pas kësaj interviste do jem aty, në të cilën dënohen me forcë të gjitha problematikat e mëdha të krijuara nga qeverisja e Edi Ramës në raport me zgjedhjet, në raport me opozitën, në raport me zbatimin e ligjit, me korrupsionin, me të gjitha. Pra, mendoj se sot, populli opozitar, pikërisht pak ditë para zgjedhjeve, merr një thirrje, merr një kushtrim për t’u ndarë nga të gjitha këto problematika të rënda të krijuara nga regjimi, në mënyrë që, PPE, 14 kryeministra të kësaj organizate, të mund të mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Dhe, padiskutim, në mënyrë të qartë si kristali, këta presin fitoren e PD, sepse kanë besim të madh, se kjo forcë do rivendosë, do rikthejë shtetin ligjor dhe se procesi i integrimit me PD në drejtim është i sigurtë dhe do bëjë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Syri TV: Si ju duket ironizimi i fjalës suaj gjatë takimit nga kryeministri Rama? A e shqetësojnë atë tashmë vizitat tuaja në kongreset e PPE?
Berisha: Sot, i dënuari ndërkombëtar është Edi Rama, me merita. Këtë ta dijë çdo shqiptar. Le të lexojnë rezolutën, e cila do të miratohet për pak, punë çështje kohe dhe kjo, është rezoluta e 4-t në 5 muaj, që dënon Edi Ramën. Në të vërtetë, bota politike, shumica, e botës politike është kundër Edi Ramës, ndëshkon Edi Ramën. Dhe mos të harrojmë se, janë 74 fitore të forcave të qendrës së djathtë gjatë këtij viti, dhe e 75-ta do të jetë fitorja e PD, e cila mezi pritet nga partnerët dhe miqtë tanë në PPE, në Unionin Demokratik Ndëkombëtar dhe në Qendrën Ndërkombëtare Demokristiane. Pra, e gjitha bota pret fitoren e PD.
Syri TV: Ka 3 rezoluta që dënojnë proceset elektorale që ka ndjekur z.Rama, a prisni që në 11 maj të ketë një proces të rregullt?
Berisha: Besoj keni dëgjuar atë raportin shumë serioz që ka publikuar dje delegacioni i OSBE. Por, e gjithë kjo mbështetje e madhe për opozitën shqiptare kthehet në një mesazh të fuqishëm për çdo shqiptar për t’i firmosur fundin regjimit të Edi Ramës dhe për të hapur një kapitull të ri për dëmokracinë shqiptare, integrimin e Shqipërisë.
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 7 maj seancën për “Sterilizimin”. Mësohet se në sall&...
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në rikujtes&...
VLORË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinjtë të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe in...
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi dje se kishin mbërritur pak më shumë se 70 mijë...
PATOS- Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Patosit u shpreh se ky qytet nuk e ka kyrsyer asnjëher&e...
ELBASAN- Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi në zgjedhjet e 11 majit do të kandidojë në listat e hapura të P...
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri gjatë një deklarate për mediat ka reaguar në li...
albana vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shprehur se ditën e nesërme Partia Popullore Evro...
SHKODËR- Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër bë zon&...
ROSKOVE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Roskovec. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se kur ...