Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitës pohojnë se fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore erdhi më së shumti me gjendjen e rëndë, ku gjendet sot Partia Demokratike. Ata mendojnë se qytetarët e braktisën Partinë Demokratike, sepse ajo u shfaq e përçarë, pa alternativë dhe konfliktuale dhe se rimëkëmbja thelbësore e saj do të tjetërsojë zhvillimet politike në Shqipëri.
Analistët e jetës politike në vend mendojnë se Partia Socialiste ka fituar shumë bashki me numra minimalë të saj, ka njësuar veten me shtetin, dhe ka krijuar një sistem klientelist të rrezikshëm për Shqipërinë, sepse bllokon reformat dhe hapësirën demokratike në Shqipëri.
Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se ky sistem asfiksues është bërë tani më i fuqishëm se sa vet Partia Socialiste, sepse militantët votojnë çdo herë në uniformitet.
“Partia Socialiste nuk është reformatore dhe nuk u bë asnjë debat për decentralizimin, për integrimin europian, për reformat e mëdha si një vend në pritje të anëtarësimit në BE. Fuqia e PS për reforma është kufizuar ndjeshëm, por fuqia e Partisë Socialiste për të reformuar vetveten është e pamundur në këtë situatë. Në 15 bashki kryesore nuk ka konkurrencë dhe as llogaridhënie, rizgjidhen të njëjtët njerëz me të njëjtën numër votash, kjo dmth që fiton sistemi dhe jo individët”, thotë zoti Krasniqi.
Ai shtoi se qeveria u përfshi me gjithë segmentet e saj në fushatë, përdori buxhetin, administratën dhe gjithë burimet e tjera, madje edhe kërcënoi se bashkitë që nuk do të votonin për socialistët nuk do të merrnin fonde, por nga ana tjetër në zgjedhjet vendore nuk u paraqit një opozitë reale, ndaj qytetarët refuzuan opozitën.
“Ka një refuzim masiv të qytetarëve të pavendosur, të qytetarëve të moderuar, të votuesve të rinj dhe njerëzve kritikë të këtij vendi për ofertën e opozitës. Ata kërkojnë që Shqipëria të ketë një alternativë. Mospjesëmarrja në zgjedhje i dedikohet bojkotit, që ata I kanë bërë ofertës së opozitës, e cila nuk ishte një ofertë në emër të opozitës, por ishte një lloj oferte personale dhe një luftë personale e lidershipit të opozitës”, thotë zoti Krasniqi.
Studiues të tjerë vlerësojnë se demokracia shqiptare është në rrezik, sa kohë që qeveria qendrore dhe ajo vendore janë simetrike, dhe se harta njëngjyrëshe e pushtetit vendor nuk sjell asnjë të mirë.
Studiuesja Nevila Xhindi thotë se qeveria rimori po ato bashki, që më herët i kishte falë bojkotit të opozitës nga vitit 2019, edhe pse shumë prej tyre janë në pragun e një falimenti ekonomik.
“Kjo gjendje është një pezulli në regres dhe me pasoja të jashtëzakonshme për autonominë vendore. Nga ana tjetër, qytetarët e kishin lexuar qartë se çfarë po ndodhte me të djathtën shqiptare dhe me opozitën shqiptare”, thotë zonja Xhindi.
Ajo thekson se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet vendore të 2019 dhe projekti i mbrapshtë indivdual i asaj kohe, shkaktuan krizën disa vjeçare, braktisjen e sotme nga qytetarët dhe traumatizimin e elektoratit shqiptar.
“Unë lexoj dy momente: kemi një bojkot të zgjedhjeve vendore dhe kemi një opozitë të vdekur. Pra, demokracia është në rrezik të madh. Njerëzit bojkotuan projektin politik individual të të djathtës shqiptare, si dhe bojkotuan projektin politik të opozitës shqiptare, e cila ishte e thërrmuar, multipolare dhe nuk nxori asgjë”, thotë zonja Xhindi.
Në radhët e deputëteve opozitarë gjendja është po aq e vështirë. Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, nënkryetari opozitar i Kuvendit, thotë se rezultatet e zgjedhjeve vendore janë një katastrofë elektorale për opozitën.
“Qytetarët shprehën lodhjen e tyre ndaj gjendjes së opozitës, plot përçarje dhe gjuhë të ashpër kundër njëri tjetrit, deri në përplasje fizike mes tyre. Afro 200 mijë vetë e braktisën atë, duke qëndruar në shtëpi, sepse gjuha e konfliktit me SHBA-në dhe botën perëndimore e zotit Berisha nuk u pëlqeu demokratëve”, thotë zoti Gjekmarkaj.
Ai nuk përjashton përjashton abuzimet e socialistëve me pushtetin dhe me votën, por pranoi se në zgjedhje nuk kishte një frymë pro opozitës.
“Nëse Foltorja bunkerizohet dhe Berisha vazhdon me të njëjtën gjuhë, duke ndenjur në krye të saj, bashkë me grupin e vet, që nuk shkëlqen më në asgjë, dhe nëse grupi tjetër do të bëjë zgjedhje, duke u quajtur Partia Demokratike pa qenë Partia Demokratike, se partinë e përbëjnë njerëzit, atëherë ne do të kemi një luftë të vazhdueshme, një asgjësim dhe një vetëvrasje politike”, thotë zoti Gjekmarkaj.
Studiuesit janë ende skeptikë nëse Patia Demokratike do të rimëkëmbet shpejt, edhe pse theksojnë se Shqipëria ka nevojë jetike për reformimin e saj.
Zoti Krasniqi thotë se grupi parlamentar, që duhet ta bëjë reformën është i dobët, i përçarë, klientelist dhe jo përfaqësues.
Ai thekson se interesat e politikanëve, që përfaqësojnë sot opozitën nuk përputhen me interesat që ka sot shoqëria shqiptare.
“ Nuk ka një formulë matematike, që dikush të largohet dhe dikush të vijë, por është qartësisht e dukshme që qytetarët shqiptarë nuk janë të gatshëm të votojnë për individë, që janë provuar gjatë tranzicionit dhe që në fushatën e fundit u investuan më shumë në retorikën kundër SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë perëndimorë se sa kundër sistemit korruptiv dhe oligarkik në Shqipëri”, thotë zoti Krasniqi.
Studiuesit vlerësojnë se demokracia e cënuar brenda partive politike dhe brenda forumeve të tyre rinore pengon daljen e grupimeve reformatore me frymë të re, duke cënuar edhe demokracinë e gjithë vendit.
Zonja Xhindi thotë se zgjedhjet e fundit ishin një thirrje dhe një mësim për opozitën shqiptare.
Ajo theksoi se rikonceptimi i të djathtës, e mbështetur nga një frymë e re motivuese, nuk do të ndodhë lehtë, por duhet të ndodhë, nëse duhet shmangur nga zgjedhjet e 2025 e njëjta gjendje e zymtë dhe një Shqipëri njëngjyrëshe.
“Nevojiten njerëz të rinj, me një filozofi të re për ta rikonceptuar të djathtën si një parti, që do të japë shpresë në këtë vend. Ndryshe situata në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë risi. E lexojmë në të përditshmen e trishtë të këtij vendi, se njerëzit emigrojnë sepse nuk ka shpresë ky vend dhe shpresën në këtë vend e sjell opozita shqiptare”, thotë zonja Xhindi.
Nga ana tjetër, zoti Gjekmarkaj mendon se grupimet në Partinë Demokratike nuk duhet të nxitojnë për të zgjedhur drejtues të rikthyer, Foltorja duhet të ndalë revanshin folklorik dhe agresivitetin absurd, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqet mënjanë dhe të krijojë hapësirën, që dy pjesët e PD të përpiqen për një themelim të ri të opozitës, një opozitë e re pa i humbur mbështetësit e vjetër.
“Grupet nuk duhet të ekstremizohen, dhe të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë e të flasin për beteja të reja apo fitore të reja. Kjo do ta kthente tragjedinë në një komedi. PD zyrtare nuk duhet të ngutet për të zgjedhur forumet drejtuese në këtë gjendje të rëndë, por të krijojë hapësirë dhe kohë, dhe të pezullojë veprimtaritë e parashikueshme për të zgjedhur drejtues të rikthyer, çka do të ishte një vetëvrasje tjetër. Nëse PD duhet të shpëtohet, mendjet duhet të ftohen dhe PD të ripërcaktohet”, thotë zoti Gjekmarkaj.
Sipas tij, Partia Demokratike duhet të rindërtojë marrëdhëniet e saj me shoqërinë, me ide të reja, dhe dinamikë të re dhe të kryejë një rithemelim të vërtetë me njerëz të rinj dhe pa dy ish kryetarët e saj, Berisha dhe Basha, të cilët janë përgjegjësit kryesorë të kësaj gjendjeje.
“Partia Demokratike nuk ka nevojë të shkojë menjëherë në zgjedhje të nxjerrë një lidership. Ajo ka nevojë të rithemelohet prej së vërteti nga pikëpamja ideologjike, nga pikëpamja praktike, dhe të shkohet pas disa muajsh, pasi të jetë kryer bashkimi dhe integrimi normal drejt një lidershipi të ri, i cili nuk duhet të jetë as Sali Berisha as Lulzim Basha”, thotë zoti Gjekmarkaj.
Bojkotimi i Kuvendit dhe i zgjedhjeve vendore pohojnë analistët, dëmtoi rëndë vet Partinë Demokratike me tensionet që u shkaktuan, ndërsa kthimi në institucione dhe rindërtimi I saj ende duket procese tejet të vështira./VOA
Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale. I pari ë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencë për mediat për të folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 maji...
Të dielën e 14 majit në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet vendore, ku qytetarët u drejtuan drejt qendrave të votimit. Partia So...
Pas kandidatëve për kryetarë bashkie, vijon numërimi i votave për këshillat bashkiakë. Numërimi ka mbaruar në 9 ...
Në Shkodër, numërimi i votave për Këshillin Bashkiak po fakton rolin kyç të PSD së Tom Doshit në fitoren e Bene...
FOTOT: Rrjeti është i pamëshirshëm pas humbjes së 14 majit...
TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar një ditë ditë pas numërimit të votave në shumicën e bashkive t&e...
GREQI- Deklarata e kryeministrit Edi Rama për fituesin e Himarës, Fredi Belerin, është bërë kryefjalë në mediat greke....
TIRANE- Banorët e fshatit Bërxullë kanë për mbi 7 muaj që protestojnë rregullisht kundër projektit të ndërti...
TIRANË- Pas një dite nga zgjedhjet vendore në vendin tonë, harta e Shqipërisë ka “veshur” ngjyrën rozë t&e...