
TIRANA- Partia Socialiste ka reaguar pas daljes së rezultateve nga numërimi i votave. Zëdhënësja e socialistëve, Silda Çepe, u bëri thirrje komisionerëve të vijojnë me procesin e numërimit, teksa kritikoi zvarritjet e procesit. Çepe gjithashtu ta se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është bërë i qartë për këdo, njësoj si dielli i kësaj dite pranvere.
DEKLARATA:
Tanimë, kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është bërë i qartë për këdo, njësoj si dielli i kësaj dite pranvere. Do jetë e vështirë të gjenden fjalët për t’i falenderuar të gjithë qytetarët që permbushën detyrën e tyre demokratike dhe patriotike, duke votuar masivisht, në një pjesëmarrje domethënëse. Brenda dhe jashtë atdheut. Pavaresisht se per ke votuan.
Falenderojmë po ashtu edhe ata mijëra komisionerë e vëzhgues të qendrave të votimit, që me korrektesë garantuan një proces votimi të qetë dhe me standarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota. Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes me dinjitet qytetar e me bindje ligjore, këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë.
Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit.
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
12 Maj14:18
Rezultati në zgjedhje, reagon Berisha: Strukturat e PD të bëjnë gjithçka që të mbrohet çdo votë
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë reagimin e parë pas daljes së rezultateve në zgjedhje. Berisha u b&...
M.B.
POLITIKE
12 Maj14:18
"Ta harrojnë!" Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Vetëm Ai lart mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi sot mosnjohjen e zgjedhje nga forca e tij politike. Para mediave Berisha tha se në...
M.B.
POLITIKE
12 Maj14:17
"Çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi ynë!" Berisha: Opozita nuk do mbyllë sytë para shkeljeve
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para mediave se opozita nuk do të mbyllë sytë para shkeljeve. Ai u bëri ...
M.B.
POLITIKE
12 Maj14:17
"Kriteret janë shkelur!" Berisha për rezultatin në zgjedhje: Ndërhyrje! Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se kriteret për zgjedhjet të lira dhe të ndershme janë shkelur. Ai tha p...
n.f
POLITIKE
12 Maj13:37
Numërohen 251 kuti/ Në Elbasan udhëheq PS me 61%, PD merr 29% të votave
ELBASAN- Në Elbasan janë numëruar deri më tani 251 kuti nga 508. Sipas rezultateve të publikuara, në Elbasan udhë...
n.f
POLITIKE
12 Maj13:37
Rezultatet paraprake sipas qarqeve, gara më e fortë në Shkodër
SHKODËR- Partia Socialiste ka arritur që të marrë avantazhin në shumicën dërrmuese të qarqeve në vend, sipas rezu...
n.f
POLITIKE
12 Maj13:35
Numërohen 169 kuti në Durrës, PS kryeson me 52%, PD merr 40%
DURRËS- Në Durrës janë numëruar deri më tani 169 QV nga 493. Sipas rezultateve të publikuara PS udhëheq PS m...
n.f
POLITIKE
12 Maj13:35
Numërohen 84 kuti në Dibër, PS kryeson me 58%, ja si paraqiten rezultatet për partitë e tjera
DIBËR- Në Dibër janë numëruar deri më tani 84 kuti nga 222. Sipas rezultateve të publikuara PS udhëheq me 58...
n.f
POLITIKE
12 Maj13:35
Numërohen 138 kuti nga 275 në Berat, PS në avantazh, PD merr 30% të votave
BERAT- Në Berat janë numëruar deri më tani 138 QV nga 275. Sipas rezultateve të publikuara, në Berat udhëhe...
M.B.
POLITIKE
12 Maj13:13
Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, kryesojnë socialistët
DELVINA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në KZAZ 90, Delvinë. Mësohet se pas numërimit të 22 kutive, ...