POLITIKE

"Edhe 10 ditë për të dërrmuar me votë regjimin e inceneratorëve", Meta audio-mesazh nga burgu: Kjo është një betejë për të garantuar ekzistencën e kombit tonë

n.f Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 20:58

"Edhe 10 ditë për të dërrmuar me votë regjimin e

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audio-mesazh nga burgu dhjetë ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Në mesazhin e tij Meta bën thirrje që përmes votës qytetarët do të dërrmojnë sektin më të pabesë që shpopulloi vendin qëllimisht. Ai shtoi se katër vite më parë rezultati i zgjedhjeve ishte i trukuar ende pa filluar fushata dhe arbitrat tip McGonigal ishin blerë siç u provua botërisht.

Meta theksoi se këto zgjedhje janë një betejë e vërtetë për të garantuar ekzistencën e kombit dhe mbrojtjen e familjes shqiptare. Meta e mbyll mesazhin me fjalët e poetit Havzi Nela, “O Liri, o vdekje”, duke e konsideruar 11 majin si një moment historik për bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të Kushtetutës dhe të së ardhmes europiane të vendit.

Audio-mesazhi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Të dashur qytetarë, shok dhe miq në tërë Shqipërinë dhe anembanë botës, Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, Edhe 10 ditë na ndajnë nga fitorja historike e 11 Majit kur shqiptarët si kurrë më parë do të bashkohen në kutitë e votimit për të dërrmuar sektin më të pabesë që shpopulloi vendin tonë qëllimisht. Edhe 10 ditë për të dërrmuar me votë regjimin e inceneratorëve që nuk ekzistojnë apo që nuk punojnë por që me lekët e vjedhura nga ju fabrikon sondazhe të rreme për të dekurajuar frymën e madhe dhe të pandalshme të ndryshimit.

Katër vite më parë rezultati i zgjedhjeve ishte i trukuar ende pa filluar fushata dhe arbitrat tip McGonigal ishin blerë siç u provua botërisht. Tani kjo është një betejë e vërtetë dhe është një betejë për të garantuar ekzistencën e kombit tonë dhe mbrojtjen e familjes shqiptare nga sekti më i rrezikshëm në botë i “Prindit 1 dhe Prindit 2”. Është një betejë për të shpëtuar gjysmën e fëmijëve të shqiptarëve që nuk ushqehen dot tre herë në ditë. Jo vetëm kaq, por për t’i mbrojtur fëmijët e të gjithë shqiptarëve edhe nga abuzimi siç bën paturpësisht dhe publikisht Kreu i Organizatës Kriminale edhe në këtë fushatë.


Ndaj programi ynë është programi që mbështet menjëherë çdo familje shqiptare dhe çdo pensionist, që në 100 ditët e para të qeverisjes. Me ne, investitor strategjik është qytetari shqiptar, është çdo fermer shqiptar dhe çdo sipërmarrës shqiptar dhe Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajonin tonë. Më 11 Maj me votën tonë arkivojmë përgjithmonë klimën armiqësore ndaj biznesit dhe sipëmarrjes dhe çelim një perspektivë fantastike duke garantuar klimën më miqësore ndaj biznesit, duke rikthyer lirinë ekonomike për t’u dhënë oksigjen të gjithëve dhe për të nxjerrë nga intubimi i regjimit një popull të tërë plot aftësi dhe energji të ndrydhura nga ky regjim represiv dhe kleptokratik.

Partia e Lirisë ka një rol historik për të luajtur më 11 Maj dhe për të kontribuar për rotacionin më të rëndësishëm që nga 22 Marsi 1992. Sot unë firmosa letrën e 4 mijë në këtë fushatë të pazakontë dhe çdo minutë tani, për mua por edhe për të gjithë ju, merr vlerën e orës, çdo orë merr vlerën e ditës dhe çdo ditë deri më 11 Maj merr vlerën e viteve dhe të dekadave që vijnë për të garantuar Shqipërinë e shqiptarëve të lirë, krenarë, të begatë dhe zotër në vendit e tyre duke hedhur në Lanë regjimin e kukullës së Sorosit që shpopulloi Shqipërinë dhe e shndërroi vendin tonë në një federatë bandash dhe kartalesh.

Me fjalët e poetit të pavdekshëm, Havzi Nelës “O Liri, o vdekje” dhe me programin tonë shpëtimtar për çdo pensionist, për çdo familje shqiptare, për të rinjtë dhe për të rejat tona të vrapojmë drejt fitores së 11 Majit, që do t’i bashkojë shqiptarët si kurrë më parë rreth interesit kombëtar dhe interesit publik, rreth Kushtetutës dhe së ardhmes europiane. VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”! VOTO ILIR METAJ - QARKU TIRANË

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë