VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë postim në rrjetet sociale ku flet për grantin e Ambasadës Amerikane në Tiranë të dhënë për aktivitetet që do të duhej të organizonin qendrat kulturore të Ajola Xoxës. Mes ironisë gazetari shkruan se edhe Ambasada Amerikane dhe USAID kanë një sy të hollë për artin ose për “shoqërinë civile” të përzgjedhur me pincetë, duke shpërndarë fonde për OJF-të e duhura që drejtoheshin de facto nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Vezaj shkruan se në dokumentin 366-faqësh të gjykatës për masat e sigurisë ndaj Veliajt, Xoxës dhe disa biznesmenëve “dashamirës” të artit modern, shfaqet një detaj i shkëlqyer, sipas tij: OJF-ja BYL-A ka marrë një grant prej 18 mijë dollarësh nga ambasada amerikane dhe ka realizuar një aktivitet të vetëm.
Lidhur me rastin, Vezaj shtron disa pyetje: A i ka verifikuar ndonjëherë USAID apo ambasada këto fonde, apo e lanë të rridhte si çdo projekt “të suksesshëm” që promovojnë me konferenca plot fjalë boshe? Kush e firmosi këtë grant? Apo mjaftonte të vinte vula magjike dhe, hop, 18 mijë dollarë shkonin drejt destinacionit të “shpresës dhe ndryshimit”? Mos vallë punonjësit e USAID-it janë aq të zënë duke dhënë leksione për “demokracinë” dhe “luftën kundër korrupsionit,” saqë nuk kanë kohë të shikojnë faturat e aktiviteteve fantazmë?
POSTIMI:
Nëse mendonit se vetëm biznesmenët e ndërtimit kishin “detyrimin moral” për të blerë pikturat (apo skicat e klasës së parë) të Ajola Xoxës për të siguruar ndonjë leje ndërtimi në Tiranën e betonizuar, naiviteti juaj është për t’u admiruar! Siç duket, edhe ambasada amerikane dhe USAID kanë një sy të hollë për artin… ose më saktë, për “shoqërinë civile” të përzgjedhur me pincetë, duke shpërndarë fonde për OJF-të e duhura – dhe ç’rastësi e bukur! – ato drejtoheshin de facto nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në dokumentin 366-faqësh të gjykatës për masat e sigurisë ndaj Veliajt, Xoxës dhe disa biznesmenëve “dashamirës” të artit modern, shfaqet një detaj i shkëlqyer: OJF-ja BYL-A ka marrë një grant prej 18 mijë dollarësh nga ambasada amerikane dhe ka realizuar… një aktivitet të vetëm! Për të tjerat? Vetëm disa fatura fiktive dhe një transparencë po aq e pastër sa Lana pas një rrebesh shiu.
Dhe ja ku nis misteri i vërtetë! A i ka verifikuar ndonjëherë USAID apo ambasada këto fonde, apo e lanë të rridhte si çdo projekt “të suksesshëm” që promovojnë me konferenca plot fjalë boshe? Kush e firmosi këtë grant? Apo mjaftonte të vinte vula magjike dhe, hop, 18 mijë dollarë shkonin drejt destinacionit të “shpresës dhe ndryshimit”? Mos vallë punonjësit e USAID-it janë aq të zënë duke dhënë leksione për “demokracinë” dhe “luftën kundër korrupsionit,” saqë nuk kanë kohë të shikojnë faturat e aktiviteteve fantazmë?
Dhe më e bukura? Si ka mundësi që prej vitesh, të njëjtët njerëz kontrollojnë fondet e USAID në Tiranë dhe i shpërndajnë gjithmonë në të njëjtat duar? A ndodh kjo sepse kanë zbuluar ndonjë formulë sekrete, apo thjesht e dinë mirë se si funksionon loja?
Në gjithë këtë histori, një gjë është e qartë si drita e diellit: kur bëhet fjalë për grantet e USAID, disa individë në Tiranë kanë gjetur çelësin e artë. Dhe magjia e vërtetë? Ky çelës hap gjithmonë të njëjtën derë. Ndoshta në vend që të mbajnë fjalime për integritetin dhe transparencën, diplomatët tanë mund të fillojnë duke bërë një auditim serioz… ose të paktën të ndryshojnë skenarin, se ky film po bëhet tepër i parashikueshëm.
jorgo goro TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron. SPAK ka k&e...
rama ne bashki TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish ditën e sotme në bashkinë e Tiranës. Sipas raportimeve, Rama k...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live nga rrjetet sociale ka folur për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka bërë me dije se ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se duhet të...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se është&n...
paraburgimi i durresit DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur paraditen e sotme në paraburgimin e Durrësit. Gj...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka komentuar arrestimin e krye...
TIRANË- Moderatori, Ardit Gjebrea ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Gjebrea në një instastory ka shprehur...
TIRANË- Kuvendi do të zhvillojë sot seancë plenare. Në seancë pritet pritet një interpelancë me ministrin e Brendsh&eu...