POLITIKE

"Edi Gjipeja", Berisha drejtuar Ramës: Ke përfshirë në zonën e investimit strategjik të Jalës, 224 mijë metër katrorë tokë të grabitur nga ti dhe familjarët e tu

M.B. Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 14:42
"Edi Gjipeja", Berisha drejtuar Ramës: Ke përfshirë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë publike ku iu referua sërish çështjes së pronave të familjes së kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se prej rreth një muaji Rama po hesht për vjedhjen e 224 mijë metër katror tokë, apo për vjedhjen e dytë më të madhe të tokës në 32 vite, siç tha ai. 

Kreu i PD-së ka shtuar se Rama në heshtje pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroj se ai dhe nëna e tij e ndjerë, nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për të marrë 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipës, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi, pa asnjë dokument apo akt blerje të kësaj toke nga paraardhësit e saj. Berisha po ashtu tha se PD shtron sërish disa pyetje për Ramën në mbrojtje të interesit publik.

FJALA E BERISHËS:

Prej rreth një muaj Edi Gjipea, apo hajduti i Gjipesë hesht si fija e barit për vjedhjen e 224 mijë metër katror tokë, apo për vjedhjen e dytë më të madhe të tokës në 32 vite nga ai dhe klani i tij në Gjirin e Gjipes, në vendin me panoramik dhe me turistik të bregut të Jonit, përfshi këtu kanionin e Gjipes një kryevepër natyrore e supermbrojtur dhe me famë botërore.

Por me heshtjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të shtruar në emër të Partisë Demokratike dhe publikut shqiptar, hajduti Edvin Gjipea pranoj se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroj se ai dhe nëna e tij e ndjerë, nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për të marrë 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipës, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi, pa asnjë dokument apo akt blerje të kësaj toke nga paraardhësit e saj.

Me kodin e tij të mafies omertas, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, dmth nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral, pa asnjë dokument shpronësimi 224 mijë metër katror tokë në gjirin e Gjipes, zonën me panoramike dhe më turistike të vendit, përfshi këtu kanionin e Gjipes, njërin nga 10, sipas disa klasifikimeve, sipas të tjerave njëri nga 20 kanionet më magjepse të planetit.

Prej një muaji, Edi Gjipea i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk ka paraqitur dot hartën për të provuar se 224 mijë metër katror tokë ndodheshin ashtu siç deklaroj ai, diku lart atje në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht, pasi është faktuar nga gazetar investigativë se 13,300 metër katror të kësaj toke, ndodhen ndën rrugën Vlorë-Himarë ndodhe në kanionin e Gjipesë dhe zbresin gjer në buzë uji.

Po kështu Edi Rama heshti si fija e barit dhe nuk guxoi të përgjigjet pyetjeve gozhduese se, pse beniamini i tij Artan Lame i ATP-së dhe kadastra e Vlorës refuzuan në mënyrë të prerë kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke, nënës së tij të ndjerë dhe familjes së ish- anëtarit famëzi të byrosë politike Spiro Koleka, sikundër Edi Gjipeja nuk u përgjigj dot pyetjeve se, pse Lame nuk zbardhi vendimin e refuzimit të këtij vendimi. Pra të gjitha këto, e gjitha kjo heshtje është një barrë e rëndë fajësuese direkt për hajdutin e Gjipesë, Edvin Kristaq Rama.
Hajduti i Gjipes, Edi Gjipea, heshti si fija e barit për pyetjeve lidhur me dërgimin e arkitektit të famshëm Ëini Maas nga ai në pronat e grabitura në Gjipe, studimin dhe projektin e arkitektit të mirënjohur për zhvillimin dhe resortin turistik në Gjipe, përfshirë këtu mbi zonën më të supermbrojtur të Kanionit të Gjipes, edhe njëherë kanionit ndër më të bukurit e planetit.

Por Partia Demokratike përsëri në mbrojtje të interesit publik dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metër tokë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të Pllumb Gjokës në Velipojë, sot do të shtrojë edhe disa pyetje te tjera para publikut shqiptar, në mënyrë që hajduti i Gjipes të dalë ashtu siç është, lakuriq para shqiparëve.

Këto pyetje janë konkretisht:
1-A ke shpallur veten Edvin Gjipeja si kryetar i komitetit të investimeve strategjike në ndonjë nga vendimet tua si investitor strategjik në zonën e Jalës.
2- Në rast se keni përfshirë në zonën e investimit strategjike tokën e grabitur nga ti dhe familjarët e tu, atje lart në rripa malesh apo aty poshtë buzë detit dhe Kanionit të Gjipes, a mund të ju thuash ndonjë fjalë shqiptarëve.
3- Ne rast se nuk i keni përfshirë në investimin strategjik të Jalës të 224 mijë metër katror tokë të grabitura në Gjipe, a keni përfshirë ndonjë parcelë prej tyre në këtë zonë.
4-A e kupton ti Edvin Gjipeja, hajduti i Gjipesë se, po grabit një tokë duke përdorur pushtetin e kryeministri për të cilën nuk ke asnjë dokument kadastral, asnjë dokument shpronësimi nga shteti, dhe asnjë dokument zyrtar se gjysh yt Petro Koleka, e ka blerë atë nga ndonjë person tjetër.
Partia Demokratike dhe publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve asgjësuese të cilat duket se do të kenë fatin e të parave. Por Partia Demokratike deklaron se, do të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur 224 mijë metër katror tokë në Gjirin e Gjipesë, për të mbrojtur njërin nga 10 kanionet më mahnitëse të planetit nga Edi Rama dhe klani i tij grabitqar.
Edi Rama hiq dorë se je kapur në një vjedhje të tmerrshme të madhe.
Faleminderit!

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë