Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Dibrës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama u ka vrarë shpresën shqiptarëve. Berisha shtoi se me 11 maj, dita e zgjedhjeve parlamentare, do të ndahemi nga Pashiqi shqipfolës që u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre.
Berisha tha më tej se me 11 maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve.
"I famshëm në gjithë botën për shqiponjën që bëri në stadium, Armandi është ylli i Dibrës, ylli i Shqipërisë, ylli i shqiptarëve. Ka ardhur me xhaxhanë e vet. Petrit Dodën. Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta dibraneve dhe dibranëve fisnikë, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë entuziazm, për këtë dritë të fitores historike të opozitës shqiptare më 11 Maj të vitit 2025. Mirënjohje të pakufishme pëër mbështetjen e çmuar, qëndrimin tuaj, të parardhësve tuaj, në anën e drejtë të historisë, në anën e Shqipërisë, në anën e kombit. I dashur zoti Xhelal Mziu, udhëheqës politik i PD dhe ASHM për qarkun e Dibrës.
Të dashur kryetarë të PD të rrethit Dibrës, Bulqizës dhe Matit. Të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësues dinjitozë të qytetarëve të qarkut të Dibrës dhe mbarë shqiptarëve. Të dashur miq, u mblodhëm sonte në këtë miting, mitingu i fitores, mitingu me të cilin ju përcillni nga ky bulevard historik, që mban emrin e një burri të shquar të kombit, Elez Isufit, mesazhin e dashurisë për Shqipërinë dhe kombin. Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga një e keqe e madhe që kaploi Dibrën, Matin mbarë Shqipërinë këto 12 vite.
Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga Pashiqi shqiptar, shqipfolës, i cili u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre. Çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë. Me 11 Maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve. Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë. Të dashur miq, Fatbardha, mësuesja e nderuar, tha këtu se Edi Rama, e la në Dibër shkollën pa fëmijë, shtëpinë bosh. Do shtoja me një dhimbje të madhe, shkollën pa fëmijë, shtëpinë pa fëmijë dhe djepin bosh.
Kurrë ndonjëherë si komb, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi nuk ka ka boshatisur ne në këtë mënyrë. Po vij nga Mati, një matjane e zonja, e aftë, e shkolluar mirë, por që ka ardhur të punojë për Matin dhe Shqipërinë, njoftoi se Mati vitin që kaloi kishte 13 lindje. Erseka në një vit pati vetëm një lindje. Kurrë ndonjëherë ne nuk jemi boshatisur në këtë mënyrë. Çfarë ndodhi me ne? 12 vite miqtë e mi, lëvizjen e lirë, këtë të drejtë madhore të çdo qytetari, Edi Rama e përdori për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Edi Rama me rejjimin e tij përdori kundër shqiptarëve armët më të egra të regjimeve më çnjerëzore. Përdori varfërinë, mjerimin, papunësinë, skamjen për të boshatisur Dibrën, Matin dhe Shqipërinë.
Edi Rama qeveris për 12 vite. Kur erdhi në pushtet, Dibra dhe dibranët, Shqipëria dhe shqiptarët shtoheshin. Rrogat e tyre, pensionet e tyre rriteshin çdo vit. Bizneset e tyre, fermat e tyre zgjeroheshin vit pas viti.
Shqiptarët së bashku me dashurinë për Shqipërinë, dhe dibranëve për Dibrën, u ecte shpresa për një ditë gjithnjë e më të mirë. Kurse Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve. Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori. Miq, çdo vit dhe më shumë, i zhyti shqiptarët në varfëri gjithnjë e më të madhe.
Pensionet e tyre u ngrinë, rrogat e tyre u ngrinë, çmimet u rritën me 200 përqind. Sofrat u përgjysmuan. Të rinjtë dhe kush mundi mori rrugët e dheut për të mbijetuar. Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera. Fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri," tha Berisha.
KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama u ka kërkuar korçarëve vot...
HIMARA- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj organizoi dy ditë më parë një takim elektoral me qytetarët e Himar&eum...
KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha se në fillim të viteve 1990 n...
KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha nuk janë në garë p&...
KORÇË- Kreyministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Korçë u bëri thirrje të gjithë emigrantë...
KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha se u kërkon falje korçar&eu...
TIRANA- Avokati Genc Gjokutaj ka vijuar me akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij, ka mbajtur të fshehura dy çështje të...
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka theksuar se PD do të jetë pa dyshim ...
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim elektoral sot në Pogradec. Rama është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha ...
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim elektoral sot në Pogradec. Rama foli edhe për votën e diasporës duke iu ...