POLITIKE

"Ekonomia"/ Ngritja e strukturës për kontrollin e KLSH shkakton debat, deputetë socialistë dhe demokratë shprehin rezervat e tyre për nismën e Shalsit

r.ll Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 11:36
"Ekonomia"/ Ngritja e strukturës për kontrollin e KLSH
arben shehu

TIRANË- Nisma, e cila pritet të votohet në seancë plenare, parashikon ngritjen e nënkomisionit “Për Auditimin e Sektorit Publik” ka si fushë kryesore të punës së tij “llogaridhënien e KLSH në Kuvend”, një institucion i pavarur kushtetues dhe institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.

Duke folur të martën në nisje të mbledhjes së parashikuar për raportimin vjetor të kreut të KLSH-së, Shalsi tha se kishte ardhur koha “për të ndërtuar një marrëdhënie të re mes Kuvendit dhe KLSH-së”.

Ndërkohë, ndryshe nga projetkvendimi që pritet të miratohet, Shalsi tha se drejtimi i nënkomisionit nuk mund të jetë bipartizan, me bashkëkryetarë nga opozita dhe mazhoranca.

“Nuk do të jetë një nënkomision që do të operojë mbi baza bipartizane. E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë,” njoftoi ai.

Nisma u prit me rezerva dhe akuza për tentativa për cënim të pavarësisë së këtij institucioni nga disa deputetë të komisionit.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho e cilësoi “një lëvizje tipike politike”.

“Këtu nuk është problemi të krijojmë nënkomisione po të pranojmë raportet e KLSH-së,” tha ai.

Ndërda Jorida Tabaku kritikoi Shalsin për përdorimin e një standardi të dyfishtë ndaj institucioneve të pavarura në raportimet e tyre në komision.

“Çfarë kuptoni me një raport të veçantë?”- e pyeti ajo Shalsin, duke aluduar se ky raport nënkuptonte se “më pëlqen një institucion i caktuar edhe hajde bëjmë bashkë rezolutën dhe nuk më pëlqen një institucion i caktuar dhe hajde t’i bëjmë një auditim financiar këtij institucioni ?”

Duke e cilësuar një “sulm ndaj institucioneve të pavarura” ajo akuzoi Shalsin se kishte cënuar integritetin e komisionit duke kërkuar nga auditues privatë pyetje për kreun e KLSH-së.

“Të gjithë kemi paqartësi dhe pyetje ndaj KLSH por kurrë nuk kam marrë raporte t’ia çoj audituesve të pavarur që ta shohin punën tek auditues që janë në konflikt interesi”- tha ajo, ndërsa vlerësoi se fryma e krijuar me raportimin vjetor të KLSH-së tregonte një tentativë për sulmuar një institucion të pavarur.

Edhe deputeti socialist, Frrok Gjini ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si kryetari i komisionit po trajtonte raportimin e KLSH-së.

“KLSH të jetë i pacënueshëm dhe i pavarur, të mos e trajtojmë me 2 standarde”- iu drejtua ai Shalsit.

Shalsi sqaroi se nënkomisioni ishte sugjeruar nga organizata ndërkombëtare që kishin asistuar Kuvendin në përmirësimin e praktikave të mira parlamentare, ndërsa mohoi akuzat se kjo nismë ishte një tentativë për të “kapur” KLSH-në.

Vetë kreu i KLSH-së, Arben Shehu, tha se ai mirëpriste nisma dhe diskutime të cilat do t’i shërbenin zbatimit të rekomandimeve të lëna nga raportet e auditimit të këtij institucioni.

Një liste prej 60 pyetjesh me shkrim të drejtuara atij nuk arriti të merrte përgjigje në seancën dëgjimore të së martës, duke u shtyrë për një seancë maratonë të mërkurën.

Në raportin e fundit të dorëzuar në Kuvend për menaxhimin e financave publike nga qeveria, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik prej 72.3 miliardë lekësh për shkak të keqmenaxhimit dhe shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2023./Reporter.al

klsh eduard shalsi komisioni i ekonomise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë