POLITIKE

Emra dhe prova të reja në aferën Eco Park të Durrësit, Vangjeli: PD kërkon hetim urgjent nga SPAK për këtë afere!

n.f Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 12:10

Emra dhe prova të reja në aferën Eco Park të Durrësit,

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka zhvilluar paraditen e sotme një deklaratë për mediat. Vangjeli gjatë fjalës së saj theksoi se PD më 18 të vitit të kaluar ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama dhe persona të tjerë për aferën korruptive të Eco Park.

Ajo më tej shpjegoi kronologjinë e ngjarjeve teksa theksoi se Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim në Porto Romano.

Sipas saj në Tetor 2019 drejtuesi i AKUM, Alqi Bllako shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë. Më tej në 2 Dhjetor 2019 Ministria e Financave e kohës Anila Denaj i drejtohet me shkresë AKUM-it duke kërkuar anulimin e procedurës me justifikimin se fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 Nëntor.

Ajo shtoi se anulimi i procedurës u publikua në buletinin e APP-së më datë 16 Dhjetor dhe po në të njëjtën ditë Edi Rama në cilësinë e Kryetari të Komitetit të Emergjencave urdhëroi që mbetjet inerte të tërmetit të depozitohen në Porto-Romano. Pas kësaj AKUM rihapi me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e ECO PARK.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Më 18 Mars 2024 Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama e të tjerë për aferën korruptive të Eco Park. Një shtesë kallëzimi përgatiti PD me fakte të reja për të njëjtën aferë që inkriminojnë edhe më shumë KM Edi Rama.

Kronologjia e ngjarjeve vijoi kështu: Edi Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim në Porto Romano.

Më pas në Tetor 2019 drejtuesi i AKUM, Alqi Bllako shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë. Në 2 Dhjetor 2019 Ministria e Financave e kohës Anila Denaj i drejtohet me shkresë AKUM-it duke kërkuar anulimin e procedurës me justifikimin se fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 Nëntor.

Anulimi i procedurës publikohet në buletinin e APP-së të datës 16 Dhjetor dhe po në të njëjtën ditë Edi Rama në cilësinë e Kryetari të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet inerte të tërmetit të depozitohen në Porto-Romano dhe AKUM tashmë të rihap me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e ECO PARK. Në datën 27 Dhjetor lidhet kontrata me subjektet DE MARE srl dhe VICTORIA INVEST.

Ndërkohë para pak ditësh në median SYRI TV u transmetua një video inkriminuese që mbante datën 7 Dhjetor 2019 ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke vizituar kantierin tashmë të hapur në Porto Romano ku kishin filluar depozitimet e mbetjeve të tërmetit e mbi të gjitha në video Rama komunikon me Elton Buallin i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Rama në këtë takim shfaqet duke urdhëruar punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe duke këmbëngulur që  ECO PARK të hapet në datën 1 Qershor 2021. Drejtuesi politik i qarkut Durrës, z.Oerd Bylykbashi kërkoi përsëri nga SPAK të hetojë aferën duke konsideruar faktet e reja.

Çfarë pune kishin punonjësit e ‘Integrated Energy BV’ në kantierin e Porto Romanos kur ishte në zhvillim  e sipër procedura tenderuese??? Për transparencën e publikut dhe si fakt shtesë që vërteton se kjo aferë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1.9 miliard lekë si dhe shumë të tjera e kanë emrin Edi Rama bëjmë me dije se:

Në dosjen e SPAK për Veliaj – Xoxa është publikuar një komunikim me shkrim i znj.Xoxa me shtetasin me iniscialet D. Z., ku përmendet një emër Jesus Herndandez… Personazhi Jesus Hernandez Mayor është njëri nga pronarët e kompanisë Casanova Hernandez Architects degë e shoqërisë së huaj e regjistruar edhe në Shqipëri në vitin 2018 me objekt kryesor të veprimtarisë në fushën e projektimit, zbatimit, konsulencës, ndërtimit dhe mbikëqyrjes në punime të ndryshme.

Kjo kompani ka kryer në Shqipëri gjithësej 21 projekte shumë të mëdha dhe sipas spending data ka përfituar deri tani 949 mijë euro. Njëri nga këto projekte është edhe Eco Park Durrës. Partia Demokratike ngulmon në apelin e saj drejtuar Spak që hetojë faktet sepse pas aferave korruptive qëndron vetë Edi Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë