POLITIKE

"Emrin nuk dua të ja dëgjoj"/ Berisha: Për hir të qytetarëve jam gati të ballafaqohem me të, unë me programin e PD, ai me të vetin

m.l Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 21:03

"Emrin nuk dua të ja dëgjoj"/ Berisha: Për hir të

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga Lezha sot se nuk do që t'ia dëgjojë as emrin kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalimit të tij në prezantimin e kandidatëve ne këtë qytet, Berisha shprehu gatishmërinë për tu ballafaquar me Ramën vetëm për hir të qytetarëve dhe sigurisht duke vazhduar secili me programin e tij partiak. Berisha shtoi se do të kenë në fokus kryesor arsimin modern dhe garanton se mësuesit do të jenë më të paguarit në rajon.

Kryedemokrati tha gjithashtu gjatë fjalimit të tij se garanton që shëndetësia do të pësojë ndryshim drasik dhe asnjë ilaç nuk do të mungojë nëpër spitale. Berisha shtoi më tej se Rama i 'trembur' nga gazetarët, del dhe flet çdo ditë me veten në liven e tij në platformën Facebook. 

"Arsimi do të jetë një nga përkujdesjet e mëdha. Pa arsim modern nuk ka Shqipëri madhështore. Po pa u vendosur mësuesi në piedestal nuk ka arsim modern, ndaj dhe garantoj mësuesit se ata do të jenë mësuesit më mirë të paguar të rajonit. Se portali i partisë, një mësues për Shqipërinë, një mësues për partinë do mbyllet ditën e parë. Se shkolla e partisë mbyllet. Mësuesit do të vlerësohen në mënyrë më transparente, do të trajtohen me dinjitet dhe klasat do zbresin në 20-25 nxënës. Nuk kemi mësues të tepërt ne. Jo. Kemi klasa të tejmbushura në të cilat nxënësit nuk mësojnë dot. Ndaj dhe kjo rënie, rrokullisje e madhe e arsimit, do të ndalet dhe përsëri do të ngjitemi, do ngjitemi dhe vetëm do ngjitemi.

Ju siguroj se shëndetësia do të pësojë një transformim të thellë dhe kurrë ilaçet e domosdoshme për të sëmurët tanë nuk do të mugojnë në spitalet tona në asnjë rrethanë. Po ju them një gjë këtu, absolutisht nuk kanë munguar gjatë qeverisjes tonë në spitale. Por çfarë ndodhi, ndrikull Nushi me Edi Ramën futën check upin. Kontrolli i analizave kujt i bëhet, nuk i bëhet atyre që duhet bërë, nuk i bëhet pensionistëve i kanë përjashtuar. U bëhet atyre që janë jashtë, që nuk janë këtu fare, pra bëhet një vjedhje e tmerrshme. Merr fund. Pensionistët do kenë të drejtën e analizave të plota, pa lekë, falas dy herë në vit.

Miqtë e mi! Po ta dëgjoni atë, aty ku është që del çdo mëngjes si zog qyqeje, po mo se flet me veten, ai nuk merr tre qytetarë aty, nuk merr 3 gazetarë, i bën pyetje vetes, ato pyetje që mendon se i duhen dhe ato pyetje i përgjigjet vetë dhe ka 3 muaj që e kanë tmerruar gazetarët. Gazetarët me pyetjet e tyre e lanë pa gjumë. Ambrozia Meta e tmerroi, po bravo i qoftë, edhe gazetarët e tjerë. Dhe ndaj u ndry tani dhe pyet veten dhe i përgjigjet vetes. Unë jam këtu para jush këtu në Lezhë, në këtë qytet kuvendi, dil njëherë, dil hajde ose këtu, ose hajde shkojmë në një studio dhe ti themi shqiptarëve, ti programin tënd, unë programin e PD, hajde tregoju shqiptarëve se, si mund të shpenzohen 21 mln euro me 140 udhëtime, në një kohë kur mund të udhëtoje 150 herë me avion tregtar siç udhëtojnë qytetarët. Hajde tu themi qytetarëve si mund të hapet shishja e verës në kryeministrinë e Shqipërisë 33 mijë euro, gjë e cila mund të ndodhë vetëm në sulltanatin e Bruneit. Hajde tu themi shqiptarëve pse u larguan nga Shqipëria gjatë 10 viteve tua, 1 mln e 99 mijë shqiptarë, nga toka e tyre, shtëpitë, dheu i tyre. Hajde tu themi shqiptarëve a ka ndodhur ndonjëherë në historinë e tyre të jenë larguan në 10 vite, pothuajse gjysma e popullatës, apo doje ti zëvendësojë me singalezë dhe bangladeshas. Pra nuk del dot, megjithëse ju them unë, edhe emri nuk më vjen për mbarë të ja dëgjoj, por prap se prap për hir të qytetarëve, për hirë të transparencës jam gati në çdo shesh, në çdo studio të ballafaqohem me të," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë