Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Gjithashtu largohet nga posti i kryetarit të grupit të shpërbërë të PD-së. Ai tha se viti i fundit që ka pasur drejtimin e partisë më të madhe në pozitë ka qenë i vështirë dhe që kulmoi me zgjedhjet e 14 Majit.
E pranoi rezultatin, disfatën e madhe, theksoi se procesi kishte probleme, por tha se gishti duhet vendosur tek përçarja e demokratëve dhe për këtë arsye si shenjë reflektimi njoftoi largimin për t’i hapur rrugën riorganizimit të PD-së me rregulla dhe parime të reja për t’u ndarë nga e kaluara.
Fjala e plotë e Enkelejd Alibeajt
Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj.
Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike.
Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes.
Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë.
Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës.
Me këtë rast dua t’u shpreh konsideratën dhe mirënjohjen time të gjithë atyre demokratëve që e vendosën fatin e partisë, të familjes sonë politike, para llogarive dhe pazareve të ngushta e mediokre. Në kohë të vështira duhen njerëz me karakter të fortë. Këtë ju e keni dëshmuar.
Zgjedhjet e 14 Majit, padyshim, patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz etj. Por, para së gjithash, ne duhet të shohim nga vetja.
Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Ne duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren nga strukturat e partisë, impenjimin e gjithësecilit, kontributin e gjithësecilit, për të kuptuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi si duhet.
Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar.
Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en.
Ne do të duhet të kuptojmë se si t’u flasim jo vetëm demokratëve, por edhe atyre qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 30 viteve, të cilët përbëjnë shumicën e heshtur në vend.
Këtë, megjithatë, nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm – qoftë ky edhe drejtuesi.
Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen.
Ka qenë një vendim i Kryesisë që vendosi që pozicionin drejtues, ta mbaja deri pas zgjedhjeve vendore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem nga drejtimi dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Këtë vit që e kam drejtuar partinë kemi patur disa arritje për të cilat jam krenar. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të zhbëhet. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë drejt Lindjes. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit.
Gjithashtu, ne kemi mësuar të flasim lirisht. Ne kemi mësuar të themi të vërtetën. Ne kemi kuptuar që PD duhet të jetë e djathtë, duhet të jetë demokratike, duhet të jetë euroatlantike.
Sepse e tillë lindi dhe ky është misioni ynë.
Kam njoftuar mbledhjen e Kryesisë të premten në orën 12.00
TIRANË- Pas përfundimit me takimin në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dha...
Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme Greke, diplomati i lartë grek do të vizitojë Belerin në ambientet e...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Islandë, ku është duke marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës, k...
Igli Cara, kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ka reaguar për herë të parë pasi hum...
Teksa kanë përfunduar zgjedhjet e 14 majit ku Partia Socialiste mori 53 bashki, shumë qytetarë në Tiranë u shprehën se nuk ...
Teksa të dielën qytetarët e mbarë vendit votuan për kryetarët e rinj të 61 bashkive. Ndërkohë, shifrat e KQZ treg...
FRANCË- Një grup demonstruesish, të cilët po merrnin pjesë në një nga "protestat e tenxhereve" në Amiens për t&eu...
Pabarazia ekonomike vit pas viti po thellohet ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera, për shkak se ekonomia e kryeqytetit po rritet me ritm...
GREQI- “Babai im është psikologjikisht një shkëmb", tha mëngjesin e sotëm djali i Fredi Belerit, i cili mbetet në...
Minimalisht 300 mijë shqiptarë refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin vendor në Shqip&eu...