POLITIKE

Erdogan në Tiranë/ VOA: Turqia gati t’i dhurojë Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë

M.B. Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 19:06

Erdogan në Tiranë/ VOA: Turqia gati t’i dhurojë

TIRANA- Shqipëria dhe Turqia pritet të fuqizojnë më tej marrëdhëniet në fushën ushtarake. Gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan sot në Tiranë u njoftua se Turqia do t’i dhurojë Shqipërisë "një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë", siç u deklarua në konferencën e përbashkët. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë “si një dhuratë, që nuk duhet të shqetësojë askënd”. Të dy udhëheqësit thanë për shtypin se po thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, po ashtu, edhe në fushat e arsimit, turizmit, bujqësisë dhe në goditjen e terrorizmit.

Pas nënshkrimit të një seri marrëveshjesh në fushat e arsimit, bujqësisë dhe marrëdhënieve publike, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi gjatë vizitës në Tiranë se takimi i dytë i Këshillit të Bashkëpunimit i nivelit të lartë, i mbajtur sot, e thelloi më tej partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Ndërsa renditi bashkëpunimin tregtar, mjekësor dhe kulturor, zoti Erdogan përmendi në formë të përgjithshme zgjerimin e mbështetjes ushtarake për Shqipërinë.

“Ne gjithashtu do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik, aleatit tonë të NATO-s në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake”, tha zoti Erdogan.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ishte më i drejtpërdrejtë, kur krahas fuqizimit të marrëdhëneve në fushën e industrisë ushtarake, e falenderoi presidentin për dhurimin e një numri të konsiderueshëm dronësh kamikazë ushtrisë shqiptare, siç u shpreh ai.

“Unë e çmoj posaçërisht dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar, kur bota ka marrë një drejtim, të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Republikës së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Është një dhuratë që nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë Shqipëria, por besoj që është një dhuratë që përmban brenda një mesazh shumë të qartë të Republikës së Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha zoti Rama.

Presidenti Erdogan vizitoi Tiranën për shtatë orë si pjesë e një turi në rajon, që përfshin edhe Beogradin. Ai u takua me presidentin Bajram Begaj, me kryeministrin Rama, ndërsa të dy palët zhvilluan takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit i nivelit të lartë brenda nëntë muajve pas mbledhjes së parë, që u mbajt në Ankara gjatë muajit shkurt.

Ndërsa për presidentin Erdogan lufta ndaj kundër organizatave terroriste është po ashtu një fushë e rëndësishme bashkëpunimi.

“Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s, me mikun tim të dashur kryeministrin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që ne kemi marrë sot”, tha zoti Erdogan.

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, që të dërgohen ndihma humanitare në Gaza dhe për të bërë presion mbi Izraelin, i cili, sipas tij, po bën terror mbi palestinezët.

Por zoti Rama në deklaratën e tij para shtypit nuk e përmendi organizatën FETO, ndërsa shtjelloi pikëpamjet e tij mbi konfliktet në Ukrainë dhe në Gaza, duke e cilësuar Hamasin si një burim terrori.

“Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në mënyrë të përsëritur në Këshillin e Sigurimit për një armëpushim që patjetër duhet të nënkuptojë dhe lirimin e menjëhershëm të gjitha pengjeve, por për ne Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe nga ana tjetër, askush nuk duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre”, tha zoti Rama.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë janë vendosur më shumë se 100 vjet më parë, por të dy udhëheqësit theksuan përsëri sot, se niveli i shkëmbimeve ekonomike dypalëshe është ende larg në krahasim me marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve./ VOA

turqia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë