POLITIKE

Ervin Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg: Ka pasoja të rënda në heqjen e mandatit

I.A Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 14:42

Ervin Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar pezullimin e dënimit me burg. Mësohet se Salianji me anë të avokatëve të tij i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit. Vendimi i formës së prerë të Apelit i ndërpreu jo vetëm mandatin aktual Ervin Salinajit, por i pamundësoi edhe rikandimin për deputet për shkak të ligjit të dekriminalizimit

Në kërkesë thuhet se Salianji i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg ose ta shtyjë atë me 3 muaj. Më tej, në kërkesë thuhet se ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimit sjell mbarimin e mandatit të deputetit.

Kërkesa drejtuar GJL-së:

I nderuar Z. Kryetar, Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, Kërkuesi Ervin Salianji është aktualisht deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne datën 14.05.2018, rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike, është publikuar një material audio, ku sipas njërit nga personazhet e regjistrimit (që është edhe i pandehur në këtë gjykim) në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të
shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Publikimi është bërë nga deputetet Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe funksionari i PD-se në atë kohë, shtetasi Gazment Bardhi. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si "Bashkëpunëtori X", i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Më tej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim "audio" të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar "Bashkëpunëtori X" dhe shtetasit Agron Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës.

Pas këtij momenti, në datën 15.05.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 3852, për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i K.Penal. Regjistrimi i këtij procedimi penal, është kryer mbi bazën e kallëzimit të bërë më datë 14.05.2018, nga shtetasi (kallëzuesi) Geron (Agron) Xhafaj, ndaj shtetasve Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj. Po ashtu, në datën 17.05.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda regjistroi procedimin penal nr. 95, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, Regjistrimi i këtij procedimi, u bë bazuar në denoncimin e kryer nga selia e Partisë Demokratike në datë 14.05.2018. Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka paraqitur pranë Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Albert Veliu i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Kallëzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 297, 305 e 25 të K.Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

GJYKIMI NË GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË
Gjykimi në gjykatën e shkallës së parë u zhvilluar nën ritin e gjykimit të zakonshëm. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 2900, date 18.12.2019 ka vendosur:
- “1.Të deklarojë fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit
shtetëror” dhe në bazë të nenit 297 te Kodit Penal, e dënon me 10 (dhjete) muaj burgim.
- Të deklarojë fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në
bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet e 10 (dhjete) muaj
burgim.
- Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te dënimeve, dënimin e te pandehurit Albert Veliu
me 3 (tre) vjet e 5 (pese) muaj burgim.
- Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Albert Veliu fillon nga dita e kapjes së tij pasi ky vendim
te marr forme te prere.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Veliu, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme.
- 2. Të deklaroje fajtor të pandehurin Fredi Alizoti për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në
bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.
- Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti fillon nga data e masës shtrënguese
personale “Arrest në burg”.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme.
- 3.Të deklaroje fajtor të pandehurin Jetmir Olldashi për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në
bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashte) muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe zëvendësimin
e tij, me detyrimin e të pandehurit Jetmir Olldashi për të kryer 100 (njeqind) orë pune në interes
publik.
- Detyrohet i pandehuri te mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës të vendbanimit te tij.
- Heqjen e masës se sigurimit “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore” te parashikuar nga neni 234
i K.Pr.Penale dhënë me vendimin Nr. 2103 Regj.Them datë 12.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor
Tirane.
- 4.Të deklaroje fajtor të pandehurin Ervin Salianji për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në
bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te K.Penal, e dënon me 1(një) vit burgim.
- Vuajtja e dënimit për te pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita qe ky vendim merr forme te prere.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurisë së
zakonshme.
- Provat materiale të sekuestruar bazuar në nenin 190, pika 1, gërma “ç”, të K.Pr.Penale, konkretisht:
- 1.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr. IMEI 356456094429945, kartë SIM
0685579637
- 2.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr. IMEI 35504904136882, kartë SIM
0676494091, t’i kthehen të pandehurit Fredi Alizoti.
- Shpenzimet procedurale të fazës së hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore, jane në ngarkim
të të pandehurve në mënyre solidare.
- Kundër vendimit mund të bëhet ankim nga palët brenda 15(pesëmbëdhjetë) ditëve ne Gjykatën e
Apelit Tirane duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi. Një kopje e këtij vendimi
t’’i komunikohet përfaqësuesve te viktimës.
- U shpall në Tirane, sot më datë 18.12.2019.”
Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim i pandehuri Ervin Salianji, i cili ka kërkuar “Ndryshimin e
vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë dhe deklarimin e tij të
pafajshëm”.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë