
Kreu demokrat tha sot para gazetarëve se PD ka “komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, ata erdhën dhe e panë vetë gjendjen e rëndë të Shqipërisë”.
Marsi Korreshi: Ju keni thënë që, Edi Ramën nuk do ta rrëzojë as drejtësia, as ndërkombëtarët, por qytetarët. Por a po komunikoni dhe a po komunikon opozita me ndërkombëtarët lidhur me këtë situatë, lidhur me një refuzim zyrtar që mazhoranca po i bën arrestimin të Ballukut, kërkesës së SPAK?
Sali Berisha: E vërteta është se, ne kemi patur komunikim të vazhdueshëm për këtë problem. Por fatmirësisht, siç jeni në dijeni ka patur vizita intensive ndërkombëtare në Tiranë gjatë këtyre dy muajve të përqendruara, kryesisht në këtë çështje.
Ndaj dhe, shumë pak ka qenë e nevojshme, do të thosha brief-imi ynë. Ne e kemi bërë atë, unë po theksoj dhe njëherë; misioni fakt mbledhës i Partive Popullore Europiane i përbërë nga përfaqësuesit e 30 partive, që ishte pak ditë më parë në Tiranë, në konkluzionet e tij shprehet se, gjendja që gjetëm në Shqipëri ishte shokuese.
Të gjithë konstatimet e tyre në Shqipëri, përfaqësues të Parlamentit Europian që erdhën në një akt shumë të rrallë, shumë të rrallë, mision faktmbledhës. Edhe ata i pasqyruan në fjalimet, qëndrimet e tyre në Parlamentin Europian.
Po kështu Shqipërinë e kanë vizituar ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë dhe ministri për Europën i Republikës Federale të Gjermanisë.
Në këtë hark kohor të shkurtër e ka vizituar Komisioneri për Ligjin i Komisionit Europian.
Jam i bindur se nuk ka vend të lirë, se vendet e lira qëndrojnë fuqishëm për shtetin ligjor.
Ndaj dhe nuk mbetet gjë tjetër veç se falënderime për qëndrimet e qarta, të prera që kanë mbajtur.
Por siç jeni dëshmitarë, e kam paralajmëruar gjithnjë se, Edi Rama kurrë nuk do të pranojë të dorëzohet para drejtësisë.
Se Lubi Balluku është thjeshtë noterja, sekretarja e regjistrimit të vjedhjeve të tij, natyrisht ka përfituar prej tyre, por aty kryesor është Edi Rama.
Kështu që duhet tani sovrani të thotë fjalën e tij në mënyrën më të vendosur, më vendimtare.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Mars13:21
Berisha: Fjala është vetëm e qytetarëve! Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore
“Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi&rdq...
POLITIKE
9 Mars12:59
Rama bllokoi arrestimin e Ballukut/ Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit
Teksa PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut duke mos i dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut, ka reaguar Krye...
POLITIKE
9 Mars12:53
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE! Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët deklaroi se Edi Rama iu tha shqiptarëve sot se Belinda...
POLITIKE
9 Mars12:30
Rama paralajmëron kryetarin e Dhomës Amerikane: Kush po bllokon 'Porto Romanon' i ka bërë llogaritë gabim
Kryeministri Edi Rama komentoi sot para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me projektin strategjik të portit të Porto Romanos...
POLITIKE
9 Mars12:28
BIRN: Pas rastit të Sajmir Tahirit, PS bëhet sërish barrikadë për të mbrojtur politikisht Belinda Ballukun
Grupi parlamentar socialist vendosi sot që të votojë kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, p&eu...
POLITIKE
9 Mars12:11
Nga kërkimi i ndjesës, te falenderimi, Rama-Ballukut: Paç fatin që meriton!
Në mbyllje të fjalimit kryeministri Rama zgjodhi të falenderojë Ballukun për punën e bërë, në fund ai mbylli fjal...
POLITIKE
9 Mars11:57
‘Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash’, Rama vijon sulmet ndaj drejtësisë!
Edi Rama, në sagën e sulmeve që ka ndërmarrë prej kohësh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, e quajti sot drejtësin&...
POLITIKE
9 Mars11:15
PS rrëzon kërkesën për arrestim/ Rama s’e lëshon Ballukun: Do të jetë deputete dhe drejtuese politike në Qarkun e Fierit
Kryeministri Edi Rama i ka ofruar mbrojtje politike Belinda Ballukut. Nga mbledhja me socialistët, teksa u prezantua raporti për kërkesën ...
POLITIKE
9 Mars10:52
PS kundër arrestimit të Ballukut: Rrëzojmë kërkesën e SPAK, s’e japim autorizimin!
Ulsi Manja ka deklaruar se rreziku i largimit nga vendi i Belinda Balluku nuk ekziston, kjo pasi edhe pse ishte në dijeni të hetimit, ajo ësht&...
POLITIKE
9 Mars10:41
Imuniteti i Ballukut/ Manja: “Shkelja e barazisë në tendera” nuk është vepër korruptive
Në emër të anëtarëve të shumicës në Këshillin e Mandateve, deputeti Ulsi Manja prezantoi raportin lidhur me k&eum...