POLITIKE

Çështja e Onkologjikut/ Vokshi: SPAK nuk ka reaguar! Do dorëzoj kallëzime të reja për check-up-in dhe sterilizimin!

b.z Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 19:12
Çështja e Onkologjikut/ Vokshi: SPAK nuk ka reaguar! Do dorëzoj
Albana Vokshi

TIRANË - Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur këtë të mërkurë mbi çështjen e Onkologjikut dhe qasjen e Prokurorisë së Posaçme kundrejt rastit. 

E ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV, Vokshi u shpreh se SPAK nuk ka dhënë asnjë reagim lidhur me rastin. Ajo tha se që nga gushti i vitit të kaluar nuk ka asnjë informacion për ecurinë e hetimeve, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për sigurimin e kurave dhe medikamenteve apo për ndëshkimin e përgjegjësve.

Sipas Vokshit, pavarësisht kallëzimeve të bëra, situata mbetet e pandryshuar dhe nuk ka reagim nga institucionet përkatëse. Ajo bëri me dije se javën e ardhshme do të dorëzojë një sërë kallëzimesh të reja që lidhen me çështje të ndryshme, duke përfshirë ish-ministrat Ilir Beqja dhe Ogerta Manastirliu.

Vokshi thotë se kallëzimet ndaj Manastirliut përfshijnë tenderat sekretë, ndryshimin e kontratës për sterilizimin dhe menaxhimin e check-up-it, për të cilat sipas saj nuk është marrë asnjë masë hetimore.

Deputetja e PD-së ngriti shqetësime edhe mbi shpërndarjen e fondeve në shëndetësi, duke theksuar se vetëm 7% e buxhetit të QSUT-së shkon për onkologjinë, ndërsa programi i sterilizimit merr 30%. Në këtë kuadër, ajo paralajmëroi dorëzimin e kallëzimeve të tjera për këto çështje.

"Nuk ka asnjë informacion, që nga gushti i vitit të kaluar, jo vetëm kaq, jo vetëm SPAK nuk ka reaguar, por nuk është marrë asnjë masë në mënyrë që të ketë sigurim të kurave, sigurim të medikamenteve, asnjë masë disiplinore në lidhje me denoncimin. Është njësoj siç ka qenë më parë. Bëhen kallëzime, nuk ndodh asgjë në QSUT.

Unë kam bërë shumë kallëzime dhe të tjera po vijnë. Që javën që vjen, kam një sërë kallëzimesh të tjera, duke filluar që nga Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu.  Kam për Ogerta Manastirliun jo vetëm një kallëzim, por më shumë, si për check-up-in ashtu edhe për sterilizimin, sepse Ogerta Manastirliu nuk hetohet për asgjë, as për tenderat sekretë, as për sterilizimin që ndryshoi kontratën duke e përkeqësuar atë, as për check-up-in që nuk mori asnjë masë as për ta kontrolluar.

Dhe më e keqja, se u përmend buxheti, a e dini ju që i gjithë onkologjiku merr rreth 7% të buxhetit të QSUT-së, ndërkohë që sterilizimi merr 30%? Që javën që vjen, unë do të dërgoj kallëzime të tjera, qoftë për Ilir Beqjan, kallëzime të tjera që janë të lidhura me sterilizimin dhe me check-up-in",- tha Vokshi. 

albana vokshi onkologjiku q spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë