POLITIKE

Çështja Gërdeci/ Mediu pas seancës: Po akuzohem për rregulloret ushtarake dhe librat rusë! Në Shqipëri nuk ka rastësi, do ishim naiv po ta thoshim

M.B. Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 15:52

Çështja Gërdeci/ Mediu pas seancës: Po akuzohem për

TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha një deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme dhe përfundimit të seancës që u shty për në datën 22 prill. Mediu thotë se po akuzohet nga Prokuroria për një gjë absurde që nuk lidhet me kompetencat e ministrit, por me një rregullore ushtarake të FA-ve e përcaktuar që më para se ai të bëhej ministër nga paraardhës dhe shefa shtabi. Ai shton se shpërdorim detyre ka të bëjë me rastin tij për mosrespektimin e ligjeve dhe akteve ligjore të barazvlefshme me ligjin. 

"Pra nëse thuhet se aktet ligjore janë rregulloret ushtarake apo të FA-ve, nuk jemi në një demokraci kushtetuese apo funksionimit të drejtësisë sipas konceptit të ligjit dhe Kodit të Procedurës, por  sipas dëshirave për të çmuar për mirë apo për keq, dhe qasjeve të momentit, interesave të momentit, qofshin edhe ato politike", tha ai.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Jemi në vlerësimin e ekspertimit ushtarak, me pretendimin e Prokurorisë se ka të bëjë me rritjen e kalibrave, nga të vegjël në të mëdhenj. Ndërkohë që vetë ekspertët ushtarakë e kanë theksuar se nuk ka dokument ligjor që përcakton apo klasifikon kalimin nga kalibrat e vegjël te të mëdhenjtë. Nga ana tjetër solla disa dokumente që duheshin vlerësuar, janë 7 urdhra të shefave të Shtabit të Përgjithshëm para se unë të bëhesha Ministër i Mbrojtjes dhe 3 urdhra të ministrit të Mbrojtjes, të cilët kanë përcaktuar kalibrat bashkë me NATO-n dhe Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë, edhe me Anglinë e Irlandën, ku këto cilësohen kalibra të vegjël, pra marrëveshje ligjore që ka bazë logjike, si dhe nga ana juridike, me ekspertizë ushtarake, janë zbatuar dhe nuk ka pasur asnjëherë një gjykim ndryshe.

Kjo tregon se sa e pabazë është pretendimi i prokurorisë, që ka thënë edhe vetë se nuk e di se çfarë janë kalibrat, por bazohet në një analizë në dëshirën e shtuar të ekspertëve, që këta thonë librat rusë. Unë nuk kam qenë ministër në Traktatin e Varshavës, por jam përpjekur për Shqipërinë për t’u bërë vend anëtar i NATO-s. Në 1956 as nuk kisha lindur, as e kisha lexuar atë librin rus që kanë lexuar ekspertët, sepse unë nuk di rusisht siç e kanë lexuar ekspertët, unë di anglisht dhe gjuha e NATO-s është ajo angleze.

Në Shqipëri nuk ka rastësi, do ishim naiv po ta thoshim. Kjo është një situatë pak absurde, e kam në pikëpamjen e akuzës, apo ngarkesave që janë vendosur, të gjitha nuk kanë të bëjnë as me respektim ligji apo kushtetute, apo që kanë të bëjnë me atë çështje të zotit Berisha, por me rastin tim dhe detyrave që ka ministri i Mbrojtjes. Shpërdorim detyre ka të bëjë me rastin tim për mosrespektimin e ligjeve dhe akteve ligjore të barazvlefshme me ligjin. Dhe aktet ligjore janë Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave, ligjet apo VKM-të. Pra nëse thuhet se aktet ligjore janë rregulloret ushtarake apo të FA-ve, nuk jemi në një demokraci kushtetuese apo funksionimit të drejtësisë sipas konceptit të ligjit dhe Kodit të Procedurës, por  sipas dëshirave për të çmuar për mirë apo për keq, dhe qasjeve të momentit, interesave të momentit, qofshin edhe ato politike.

gerdeci

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë