POLITIKE

Çështja ndaj Olta Xhaçkës kthehet ‘në pikën zero” në Kuvend

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 18:56
Çështja ndaj Olta Xhaçkës kthehet ‘në

Anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan të martën që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve. Deputetet Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka sugjeruan që vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin të dërgojë në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës t'i dërgojnë për shqyrtim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, duke refuzuar propozimin për futjen direkt në seancë plenare të vendimit.

“Dispozitivi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese na kthen në pikën zero, tek Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”- tha Felaj, e cila drejtonte mbledhjen.

Sipas saj, vendimet e GJK-së kanë shfuqizuar të dy raportet e miratuara nga ky këshill. “ Është sikur të mos kishte ndodhur”- tha ajo duke iu referuaer shqyrtimit disa-mujor në këshillin e mandateve të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Bushka sqaroi procedurën që propozohej prej socialistëve si një detyrim nga rregullorja e Kuvendit.

“Ne bëjmë një raport-opinion për kryetaren e Kuvendit, ku i sugjerojmë që vendimin duhet ta shqyrtojë Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”- tha ajo duke shtuar se ky organ pastaj do të marrë vendim për ta dërguar në seancë plenare çështjen.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i quajti “pirueta”  propozimet e kolegeve duke ripërsëritur disa herë se Kuvendi është i detyruar të zbatojë vendimet e Kushtetueses dhe jo të gjejë mënyra për të zvarritur çështjen.

“Po talleni?”- iu drejtua ai kolegeve duke i cilësuar argumentet e tyre pa arsye juridike, por vetëm me qëllim për të fituar akoma më shumë kohë me zvarritje procedurash.

“Nuk ka 7 organe brenda Kuvendit që marrin në shqyrtim vendimet e Kushtetueses, është vetëm Këshilli i Legjislacionit, i cili ka vendos një praktikë me vendimmarrje për të paktën 3 raste të ngjashme”- tha ai.

Sipas Bardhit dërgimi tek këshilli tjetër është pa kuptim sepse në atë këshill janë shqyrtu dy mocione me objekt të njëjtë dhe në fund ka dalë me dy raporte.

“Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimet e Kuvendit për këto raporte, nuk ka shfuqizu raportet”- iu drejtua ai Felajt.

“Ka një praktikë parlamentare për këtë, pasi është botuar në fletorëen zyrtare vendimi GJK-së, Këshilli i Legjislacionit  i është drejtuar me një raport kryetarit të parlamentit dhe ai e ka futur në seancë, ku me një votim të thjeshtë çështja është dërguar për shtyrtim në Kushtetuese”- këmbënguli Bardhi.

Socialistët anashkaluan dhe qëndrimet e ekspertit të thirrur prej tyre, Krenar Loloçi, i cili nuk ishte thirrur në mbledhje dhe as nuk u lexua opinioni i tij për publikun.

Në opinionin e tij me shkrim Loloçi del në përfundimin se vendimet janë të detyrueshme për Kuvendin dhe në këtë rast, mocioni i 1/10 së deputetëve duhet të dërgohet në këtë gjykatë, pasi është i vetmi organ që shqyrton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

“Vendimi i GJK është i detyrueshëm dhe Kuvendi duhet të marrë masat ta zbatojë atë, siç ka vepruar edhe më parë kur GJK është shprehur me vendim”- shkruan ai.

Felaj e mbylli mbledhjen pa një vendimmarrje duke caktuar datën 7 korrik për prezantimin e raportit të këshillit për kryetaren e Kuvendit.

Një vit më parë opozita inicoi kërkesën për heqjen e mandatit të Xhaçkës, ministre e Jashtme, pasi qeveria vendoi t'i japë statusin ‘investitor strategjik' bashkëshortit të saj biznesmen Artan Gaçi dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi.

Pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet e Partisë Demokratike iu drejtuan me kërkesa të veçanta kësaj gjykate.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, duke e cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës që bllokonte dërgimin e çështjes në Kushtetuese.

Në vendimin tjetër, Gjykata Kushtetuese pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë