Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË - Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të akuzuarve të tjerë të kësaj çështjeje në Gjykatën e Posaçme të Apelit u shty pasditen e së martës, për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja.
Sipas koordinatores për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Enida Demiraj, seanca u shty për të nesërmen, të mërkurën në orën 12:30, pasi avokatët do të njihen me provat e reja të dorëzuara nga prokurorët e SPAK.
Veç provave të dorëzuara nga ana e SPAK, mësohet të jenë dorëzuar prova të reja edhe nga ana e mbrojtësve të Veliajt dhe të proceduarve të tjerë, të cilët i kundërshtojnë si të pabazuara në ligj masat e sigurimit personal të caktuara ndaj tyre në Shkallën e Parë.
Erjon Veliaj, bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Edi Rama dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 2015, u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro.
Në masën e “arrestit në burg” ndodhet edhe biznesmeni Elman Adule, ndërsa janë lënë në “detyrim paraqitje” bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve, Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”. Nën hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila dyshohet për kryerjen e veprimeve aktive që pengojnë zbulimin e të vërtetës në rastin e çështjes penale në ngarkim të veliajt dhe të proceduarve të tjerë.
Pas arrestimit, Veliaj sulmoi përmes disa statuseve në Facebook, prokurorin e çështjes, Ols Dado dhe gjyqtarin Erion Bani, duke pretenduar për persekutim politik. Veliaj publikoi gjithashtu një transkipt me përmbajte të pavërtetë, që u vlerësua si një përpjekje për të sfiduar drejtësinë dhe për të diskretituar figurën e prokurorit, nëpërmjet të dhënave të trukuara, që u shpërndanë nga media pranë tij.
Po ashtu, gjatë seancës së vlerësimit të masave së sigurimit, qindra mbështetës të Veliajt protestuan kundër ndalimit të tij. Sipas njoftimeve të atëhershme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe SPAK, protestuesit kishin rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të administratave të këtyre institucioneve, kur ata ishin larguar nga puna./BIRN
KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovën. Rutte ...
KOSOVA- Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duket se ësht&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare, Edi Rama ka bërë një manovër të r...
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës s&eum...
Erion Veliaj TIRANË - Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit, mori sot në shqyrtim ankimin e kryebashkiakut të Tiranë...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paraqitet në foton e mësipërme teksa ngjitet në furgonin e Policisë me pranga n&eum...
TIRANA- Në Komisionin e Medias u kualifikuan sot dy emrat përfundimtarë që do të garojnë për detyrën e kryetarit ...
Ilir Alimehmeti TIRANË - Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës,...
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës së si...
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë sot një deklaratë për mediat pas vendimit...