POLITIKE

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i Horoskopit për sot

M.B. Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 07:22

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i

Dashi

 

 

Të shumtë do jene ata që do ju vihen kundër sot, por armatura juaj do jetë e fortë dhe askush nuk do mund t’iu rrëzojë. Nëse jeni në një lidhje kujdes me xhelozinë e tepruar sepse do e largoni edhe më shumë nga vetja partnerin. reflektoni dhe qetësohuni sepse asgjë nuk është ashtu si mendoni. Nëse jeni beqarë mundet të keni edhe dashuri me shikim të parë sot vetëm se duhet të dilni më shumë. Në punë çdo gjë do jetë e qartë dhe do dini të hidhni hapat e duhura. Nuk do ja falni vetes gabimet prandaj do reflektoni para se të hidhni hapa. Gjendja e financave do përmirësohet akoma më shumë kështu që shpenzoni pa frikë për gjërat e nevojshme.

Demi

 

Dielli do ju bëjë më delikatë gjatë kësaj dite ama nëse dikush do tentojë t’iu cënojë do i nxirrni thonjtë dhe do sulmoni pa ju dridhur qerpiku. Nëse keni një lidhje më mirë të mos diskutoni sot çështje të trazuara sepse përveçse nuk do zgjidhni asgjë mund të ndiheni edhe më keq nga më parë. Ju beqarët do filloni të afroheni me disa persona, por ziliqarët do bëjnë të pamundurën për t’iu prishur punë. Në punë, pavarësisht vështirësive, do arrini pak nga pak të ecni përpara drejt qëllimeve tuaja. Financat nuk do jenë aspak të këqija dhe delikate.

Binjakët

 

Vështirësitë që do ju dalin gjatë kësaj dite mund t’i kaloni vetëm duke besuar tek vetja e duke mos u ndalur. Nëse keni një lidhje, në disa momente do e keni të vështirë të bini dakord me atë që keni në krah, megjithatë do reflektoni dhe nuk do thoni direkt fjalën e fundit. Nëse jeni beqarë do jeni më të qartë për ato që dëshironi të bëni dhe do joshni vetëm një person. Në punë keni për të ecur para me ritme të ngadalta, por të sigurta. Bëni durim dhe mos humbisni asnjëherë besimin për një të nesërme më të mirë. Paratë do i përkujdeseni më shumë dhe nuk do kryeni shpenzime të palogjikuara.

Gaforrja

 

Marsi ka rrezik t’ua prishë humorin gjatë kësaj dite dhe mund të përballeni edhe me probleme që nuk i keni dëshiruar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë rebele dhe do e kundërshtoni për gjithçka atë që keni në krah. Bëni kujdes sepse edhe durimit të tij në një moment do i vijë fundi. Ju beqarët ka mundësi të gaboni dhe të futeni në lidhje problematike që do ua bëjnë jetën shumë të vështirë e të zymtë. Në punë herë pas here do jeni nervozë dhe nuk do i shihni me qartësi gjërat. Asgjë nuk do ju shkojë sipas planeve. Shpenzimet kryejini me shumë maturi dhe përkujdes të paktën sa të kalojë kjo ditë.

Luani

 

Të ëmbël dhe të dashur, por naivë, sot gjërat nuk do ju ecin ashtu si ju do dëshironit. Nëse keni një lidhje qëndroni me partnerin dhe dashurojeni atë, por mos i besoni verbërisht. Kur të mundeni, kontrollojeni me mënyra elegante që nuk kuptohen. Ju beqarët që keni kohë që qëndroni në mbrojtje dhe nuk pranoni ftesat, nuk do i bëni dot ballë buzëqeshjes së dikujt sot. Ka mundësi që një periudhë e bukur të fillojë për ju. Në punë situata do jetë e ndërlikuar sepse nuk do jeni plotësisht të qartë për disa pika. Buxheti do vazhdojë të mbetet delikat dhe i pambrojtur në çdo moment.

Virgjëresha

 

Mërkuri do ju bëjë ambiciozë dhe të pandalshëm sot, vetëm bëni kujdes që të mos shkelni mbi tjetrin për të arritur atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje duhet ta lini veten të lirë dhe të argëtoheni ashtu si do ju vijë. Mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse ende jeni beqarë filloni të joshni me maturi dhe gjeste delikate sepse ashtu do keni sukses. Në punë do jetë Marsi ai që do iu japë energjinë e duhur dhe ide fantastike për të përmbyllur me sukses çdo gjë. Paratë do jenë edhe më të mira nga sa i kishit parashikuar.

Peshorja

 

Mos i besoni shumë pamjes gjatë kësaj dite sepse keni për t’u zhgënjyer dhe do vuani. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mendoni për ndonjë surprizë të këndshme që do ua zbukurojë çdo moment. Mbajeni pranë partnerit dhe mos lejoni që t’i afrohen disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Ju beqarët do takoni disa persona, që ndryshe nga sa do duken, nuk do jenë aspak të sinqertë dhe të qeshur. Në punë do kërkoni vetë të bashkëpunoni me një koleg me më shumë përvojë sepse do mësoni mjaft prej tij. Financat do e kuptoni se po pakësohen me shpejtësi dhe do reflektoni për të marrë masa.

Akrepi

 

Mërkuri dhe Hëna do ju bëjnë më të ndërgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të mos gaboni. Nëse keni një lidhje mos kërkoni shumë nga ai që keni në krah, por bëni fillimisht durim dhe së dyti hidhini sytë edhe nga vetja. Ju beqarët do ju joshin disa persona njëherësh dhe të gjithë do ju pëlqejnë. Në një moment do gjendeni në vështirësi se çfarë zgjedhjeje të bëni. Në punë vërtet keni humbur dinamizmin dhe ndonjë betejë, por do tregoni sot se luftën ende nuk e keni humbur. Reflektimi dhe këmbëngulja do ju çojë përpara. Sektori i financave do jetë më i mirë se dje.

Shigjetari

 

Të kesh një ide për idealen është një gjë dhe të ëndërrosh sikur e jeton atë është një gjë tjetër. Sot duhet të jeni më të qartë me veten pasi kjo do ju mbajë larg lëndimeve. Nëse keni një lidhje do jeni të mbyllur dhe nuk do i thoni partnerit se cilat janë ato gjëra që do pëlqeni dhe ato që nuk do pëlqeni prej tij. Në këtë mënyrë nuk do kuptoheni si duhet dhe nuk do përjetoni kënaqësitë e menduara. Nëse jeni beqarë nuk do hidhni hapat e duhura për të konkretizuar ëndrrat. Në punë do i keni të gjitha kushtet për të ecur përpara, por do druheni e do keni frikë. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë vonë.

Bricjapi

 

Dita e sotme do jetë dita e marrjes së vendimeve dhe kalimit të sfidave. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen. E rëndësishme është që çdo gjë do e bëni bashkërisht dhe pa mbajtur kokën mënjanë. Ju beqarët nuk duhet të ngatërroni miqësinë me dashurinë sepse nuk do fitoni asgjë, ndërkohë që mund të largoni nga vetja miq të mirë. Në punë disa kolegë do iu tregojnë pistat që duhet të ndiqni për të arritur atje ku dëshironi. Në planin financiar do bëni mirë ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve sepse do gjendeni në vështirësi nesër.

Ujori

 

Sot do jeni seriozë, por ama shumë seriozë. Nëse keni një lidhje partneri do e ketë të vështirë t’iu kuptojë dhe do druhet t’iu propozojë diçka. Do i keni gjithë kohës vetullat e vrenjtura edhe pse ne fakt nuk do jeni të mërzitur apo me nerva. Ju beqarët do jeni të fokusuar në gjëra të tjera sot dhe as që do e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do ju shkoni deri në fund gjërave. Arritjet kanë për të qenë të jashtëzakonshme dhe do merrni propozime për një detyrë shumë të rëndësishme. Buxheti do mbetet i kënaqshëm.

Peshqit

 

Do jeni shumë të drejtpërdrejtë sot dhe nuk do mendoheni dy herë për t’i shprehur ato që mendoni. Jeta juaj në çift do jetë më ë këndshme. Të dyja palët do i tregoni ndjenjat dhe do merreni vesh për gjithçka. Secili do respektojë lirinë e tjetrit dhe kontradiktat do mungojnë. Ju beqarët do kërkoni kudo, por asnjë nga ata që do takoni nuk do ju përshtatet tërësisht. Në punë do i tregoni vlerat që keni dhe nuk do ndaleni për asnjë çast. Gjendja e financave do jetë paksa më delikatë se dje, por duke ulur shpenzimet mund t’ia dilni.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë