POLITIKE

Fati i Tiranës zyrtare në duart e amerikanëve, SPAK letër-porosi në SHBA për çështjen “McGonigal”

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 14:22
Fati i Tiranës zyrtare në duart e amerikanëve, SPAK

Nëse Departamenti i Drejtësisë amerikane sjellë faktet dhe provat, atëherë SPAK nuk ka nga t’ia mbajë, pasi nëse vjen dosja e kompletuar…

Hetimi tregon se McGonigal e përdori Shqipërinë si një bazë ndërmjetësimi për të ndikuar në hetime të ndjeshme amerikane, ndërsa vetë kupola u përdor si urë për interesa të huaja. Pagesat që ish-agjenti i FBI-së mori nga një ish-zyrtar shqiptar i inteligjencës (225 mijë dollarë cash), pjesë e një skeme të gjerë ndërkombëtare që përplaset me të gjitha rregullat e sigurisë dhe ligji…

E ardhmja politike e kryeministrit duket se është në duart e amerikanëve. Ndonëse kryeministri arrin deri aty sa të tallet dhe të bëjë shaka me presidentin amerikan, në fakt Uashingtoni ka një armë të fortë kundër tij: çështja “McGonigal”. Në SHBA kanë dalë fakte të forta për lidhjet e Edi Ramës me ish-agjentin e FBI-së, por në Shqipëri nuk ka pasur zhvillime.
SPAK ka nisur një procedim penal lidhur me këtë rast, por deri tani nuk është marrë në pyetje kryeministri dhe nuk ka pasur një konkluzion. Lidhur me këtë situatë, ka folur sot në Komisionin e Ligjeve Altin Dumani, kreu i SPAK.

Ai ka raportuar mbi punën për vitin që lamë pas dhe u pyet nga deputeti Ivi Kaso se në çfarë faze janë hetimet mbi dosjen “McGonigal”. Dumani njoftoi se SPAK ka bërë shumë hetime dhe ka dërguar një letër-porosi në SHBA dhe është në pritje të përgjigjes që do të vijë prej andej mbi vijimin e hetimeve.


“Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë bërë shumë hetime në territorin shqiptar, por duhet ndihma e autoriteteve të huaja dhe jemi në pritje të autoriteteve të huaja që u kemi kërkuar me kërkesë për ndihmë juridike,” tha Dumani.


Pra, duket se fati i Ramës është në duart e SHBA. Hetimi që bëri Departamenti i Drejtësisë nxori fakte të forta mbi kryeministrin shqiptar në atë dosje dhe letra e SPAK ka shkuar pikërisht te ky departament. Nëse ata sjellin faktet dhe provat, atëherë SPAK nuk ka nga t’ia mbajë, pasi nëse vjen dosja e kompletuar, do të thotë se është porosi nga SHBA për t’i shkuar deri në fund.
Investigimi i kryer nga Departamenti i Drejtësisë ishte një goditje e madhe pasi tregon fijet e errëta të lidhjes me ish-agjentin e FBI.


Aty thuhet se ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, ka zhvilluar disa takime të fshehta me Kryeministrin gjatë vitit 2017, ndërkohë që ishte në detyrë dhe drejtonte hetimin më të ndjeshëm kundër kompanisë kineze CEFC. Takimet u organizuan nga një “këshilltar joqeveritar” i kryeministrit, i identifikuar në dokumentet zyrtare si “Personi B”, i cili njëkohësisht vepronte si lobist i CEFC-së.


Sipas raportit të Inspektoratit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë amerikane, McGonigal udhëtoi disa herë në Shqipëri pa raportuar pranë FBI-së, një shkelje e drejtpërdrejtë e protokolleve të sigurisë. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai mori dhurata, darkoi në privatësi dhe ndau informacion të klasifikuar mbi hetimet në SHBA ndaj CEFC-së, duke paralajmëruar lobistët e kompanisë që të shmangnin arrestimin. Në një email të dërguar nga adresa e tij personale, McGonigal dërgonte foto me Kryeministrin shqiptar dhe e përshkruante “reformën në drejtësi si një mundësi të artë”.


Hetimi tregon se McGonigal e përdori Shqipërinë si një bazë ndërmjetësimi për të ndikuar në hetime të ndjeshme amerikane, ndërsa vetë Rama u përdor si urë për interesa të huaja. Pagesat që ish-agjenti i FBI-së mori nga një ish-zyrtar shqiptar i inteligjencës (225 mijë dollarë cash), shkruan Telegraf, bashkë me përfshirjen e një zyrtari pranë Ramës, janë pjesë e një skeme të gjerë ndërkombëtare që përplaset me të gjitha rregullat e sigurisë dhe ligjit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë