POLITIKE

"Fati i Veliajt është paracaktuar që kur u bë publike firma e tij e paligjshme!" Blushi: Pavarësisht përpjekjeve për të vjedhur zgjedhjet, fitorja e opozitës në 11 maj do të jetë spektakolare

M.B. Përditësimi i fundit 2 Janar 2025, 17:41

"Fati i Veliajt është paracaktuar që kur u bë publike

KORÇA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi sot nga Korça se qeveria mund të tentojë sërish të manipulojë zgjedhjet, por theksoi se fitorja e opozitës më 11 maj do të jetë spektakolare. Ai gjithashtu e cilësoi burgosjen e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si një agresion të hapur ndaj opozitës. Blushi tha për mediat se fati i kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt, është paracaktuar që kur u bë publike firma e tij e paligjshme që hapi rrugën për Inceneratorin e Tiranës.

Ai shton se Veliaj duhet të ishte ndaluar dhe të ishte duke vuajtur dënimin. Sipas tij, nuk duhet të kemi asnjë shpresë te SPAK, që sot merret me gjurmët e Harabelit, ndërsa nuk ka vepruar për të ndaluar aferat e paligjshme të Veliajt. Blushi thotë se aferat me inceneratorët dhe grupet kriminale janë të dokumentuara dhe kanë përfshirë direkt edhe Kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tjerë.

Pyetje: Z. Blushi, a mendoni se viti 2025 do të jetë po aq i nxehtë sa viti i kaluar për ju, veçanërisht në aspektin politik dhe juridik?

Përgjigje: Së pari, më lejoni që së bashku me Sekretarët Politik të Partisë së Lirisë për Qarkun e Korcës dhe me drejtuesit kryesorë të kësaj partie, t’ju përcjellim urimet më të përzemërta për një Vit të Ri të mbarë dhe me shëndet për familjet e tyre. Ne vijmë në këtë takim pas një seance të zgjeruar me strukturat tona të Qarkut të Korcës, dhe po ashtu, kemi theksuar se viti 2025, si një vit zgjedhor, do të sjellë ndryshimin e shumëpritur jo vetëm për banorët e Qarkut të Korcës, por për të gjithë Shqipërinë. Partia e Lirisë ka ndezur motorët, strukturat janë të angazhuara, dhe jam i bindur se fitorja në 11 maj do të jetë spektakolare në gjithë Shqipërinë.

Pyetje: Ju përmendët një rezultat spektakolar, sa mandate synoni në Qarkun e Korcës?

Përgjigje: Nuk është çështje numri, por fryme. Jam i bindur se rezultatet që Partia e Lirisë do të arrijë në 11 maj do të jenë të paparë më parë. Objektivi është minimumi 3 deputetë nga Qarku i Korcës dhe 1 deputet nga Qarku i Korcës për Tiranën.

Pyetje: Pa Presidentin e Partisë, mendoni se mund të arrini këtë që keni deklaruar?

Përgjigje: Izolimi ekstrem i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk mund të konsiderohet si një ngjarje normale, por si një agresion të paprecedentë i narkoregjimit ndaj Partisë së Lirisë. Kjo është një goditje pa fakte dhe pa prova penale ndaj Presidentit Meta dhe drejtuesve të opozitës, në një përpjekje për të garantuar një mandat tjetër për Edi Ramën, si dhe një mandat të përjetshëm për drejtorin aktual të SPAK-ut, Altin Dumani. Megjithatë, ne besojmë në angazhimin e strukturave tona dhe të gjithë opozitës, dhe jemi të bindur që objektivat do të arrihen, dhe fitorja në 11 maj do t’i përkasë opozitës së bashkuar.

Pyetje: Po flisni për një opozitë të bashkuar, ndërkohë që nuk keni një marrëveshje parazgjedhore me PD-në. Si e shihni këtë?

Përgjigje: Kjo është një çështje teknike. Unë jam i bindur se opozita e vërtetë dhe e bashkuar do të triumfojë në 11 maj, edhe pse Edi Rama po bën përpjekje për të cenuar standardet e zgjedhjeve. Në Qarkun e Korcës, për fat të keq, sistemi i patronazhimit dhe përpjekjet për të manipuluar votën e diasporës janë ende prezent. Ne kemi marrë prova dhe kemi bërë ankesë pranë OSBE/ODIR për këto përpjekje kriminale që cënojnë procesin zgjedhor. Megjithatë, opozita do të arrijë një fitore të merituar dhe do të jetë një fitore për qytetarët dhe patriotët shqiptarë.

Pyetje: Ju si Parti e Lirisë kërkoni listë të përbashkët me PD-në apo veçmas?

Përgjigje: Ne kërkojmë një mirëorganizim në funksion të fitores së merituar të shqiptarëve. Kjo do të thotë që e gjithë opozita duhet të jetë në këmbë dhe të luftojë për të shkurtuar ditët e narkoregjimit. Kemi parë që ky organizim ka funksionuar me sukses përmes Mosbindjes Civile dhe protestave, të cilat janë rruga për të shkurtuar mandatet e këtij regjimi.

Pyetje: Cili është fati i Erjon Veliajt në SPAK?

Përgjigje: Fati i Erjon Veliajt është paracaktuar që kur u bë publike firma e tij e paligjshme që hapi rrugën për Inceneratorin e Tiranës. Veliaj duhet të ishte ndaluar dhe të ishte duke vuajtur dënimin. Nuk duhet të kemi asnjë shpresë te SPAK, që sot merret me gjurmët e Harabelit, ndërsa nuk ka vepruar për të ndaluar aferat e paligjshme të Veliajt. Aferat me inceneratorët dhe grupet kriminale janë të dokumentuara dhe kanë përfshirë direkt edhe Kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tjerë të Rilindjes. Erjon Veliaj duhet të ishte dënuar dhe të vuante dënimin që meriton.

tedi blushi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë