Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën, Klveis Balliu ka bërë me dije se ka denoncuar publikisht deputetin e Partisë së Edi Ramës, Anduel Tahiraj për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre. Më tej ai ka theksouar se ky kallëzim ka ardhur pas investigimit të emisionit “Piranjat”.
Balliu shprehet se në listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist. Ai shtoi se nuk duhet të habitemi pasi sipas tij Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë dhe me sa më shumë kriminelë.
Balliu theksoi se investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojnë të bëjë detyrën që i kërkon ligji dhe t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burogosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë.
Sipas tij Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve afera të pafundme korruptive të cilat janë arsyeja themelore e varfërimit tuaj dhe familjes tuaj. Ai shtoi se këto vjedhje bëhen të mundura nga kapja e drejtësisë nga Rama, që garanton mbrojtjen e parave të zhvatura nga pushtetarët hajdutë.
Deklarata se koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu:
Përshëndetje, Partia Demokratike, mbështetur mbi një investigim të emisionit “Piranjat”, ka denoncuar publikisht deputetin e Partisë së Edi Ramës, Anduel Tahiraj për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.
Kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist. Por nuk duhet të habitemi, Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë, sa më kriminelë duke filluar nga tipologjia Tahiraj e deri te tipat si Çyrbja.
Nëpërmjet deputetëve të opozitës investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojmë të bëjë detyrën që i kërkon ligji. Sidomos t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burogosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë.
Të nderuar qytetarë, Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve afera të pafundme korruptive të cilat janë arsyeja themelore e varfërimit tuaj dhe familjes tuaj. Këto vjedhje bëhen të mundura nga kapja e drejtësisë nga Rama, që garanton mbrojtjen e parave të zhvatura nga pushtetarët hajdutë. Për njerëzit e partisë ka arrestime sa për shoë ndërsa për kundërshtarët politikë të qeverisë burgosje pa prova dhe arrestime që i bëjnë të duken si rrëmbime për të trembur njerëzit.
Edi Rama mund të shfajësohet për hajdutët që mbledh rreth vetes, duke pretenduar se nuk e di kur i hanë kumbulla pas shpine, por një pyetje mbetet pa përgjigje. Si ka mundësi që ky zotëria shkon e gjen vetëm ata që vjedhin e vrasin? E ndjekin ata këtë apo i gjen ky vetë, se të tillë i duhen dhe të tillë i pëlqejnë?
pd balliu kallezim ne spak anduel tahiraj
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
12 Nëntor14:51
Buxheti 2025/ Bardhi: Parat po shkojnë për kontrata korruptive, qytetarët janë lënë në harresë
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Patisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar për diskutimet e buxhetin për vititin 2025, duke e...
M.B.
POLITIKE
12 Nëntor14:22
Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Ilir Metaj ironizon opozitën: Ju sapo shpallët "non grata" power point-in
TIRANA- Anëtari i mazhorancës në Komisionin hetimor për Shëndetësinë, Ilir Metaj, ironizoi me opozitën lidhur me ...
M.B.
POLITIKE
12 Nëntor13:48
"Këtu nuk kemi ftuar avokat!" Komisioni i Shëndetësisë/ Beqaj: Nuk tërhiqem, kemi bërë kërkesë proceduriale! Vokshi: Jo nuk ju lejohet
TIRANA- Mbledhja në Komisionin hetimor për Shëndetësinë vijon mes debatesh lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beq...
I.A
POLITIKE
12 Nëntor13:35
"Ilir Proda konkurs fake për drejtuesit e qarqeve"/ PD: Ushtarë të bandave, emërohen në emër të krimit dhe kundër opozitës
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar emërimet e drejtorëve të policive në qarqe. Sekretari i Përgjithshëm i PD-s&eu...
M.B.
POLITIKE
12 Nëntor13:30
"Kryetare është e disata herë që ofendon!" Klodiana Spahiu me tone të larta te "Shëndetësia": E kam me ty personalisht, a ka mundësi të mos ndërhysh
TIRANA- Pas ndërprerjeve të një pas njëshme vijon me tone të larta mbledhja e Komisionit hetimor për koncesionet në Sh...
M.B.
POLITIKE
12 Nëntor13:29
Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Hoti-Beqajt: Faleminderit që rrëzuat mitin e shokut tuaj se nuk ka hajdut 2 metra
TIRANA- Përfaqësuesja e opozitës në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Elda Hoti e nisi me ironi fjalën e s...
M.B.
POLITIKE
12 Nëntor12:34
"Nuk jemi në konferencë!" Beqaj thirret për dëshminë te "Shëndetësia": Jam i papunë! Dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Komisionin hetimor të Shëndetësisë ...
ZH.LL
POLITIKE
12 Nëntor12:34
Samiti Botëror për Klimën/ Kryeministri Rama ndan foto nga takimi me liderët botërorë: Foto familjare!
Edi Rama në samit
BAKU- Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit në kuadër të Samitit Botëror p&e...
M.B.
POLITIKE
12 Nëntor12:18
Ish-ministri Ilir Beqaj thirret në sallën Komisionit hetimor të Shëndetësisë për të dëshmuar
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është thirrur në sallën Komisionit hetimor të Shëndetësi...