‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...

Kryeministri Edi Rama fluturoi në Berlin dy ditë më parë për të marrë pjesë në një forum të përvitshëm që quhet Berlin Global Dialogue. Shefi i qeverisë i bëri jo pak jehonë aktivitetit dhe sigurisht vendit të tij të veçantë në të.
“Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen,” shkroi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook.
Rreshtimi i Ramës krah Von der Leyen si dy folësit më të rëndësishëm të takimit, sigurisht që shkon në linjën e propagandës agresive të një udhëheqësi që respektohet gjerëisht në Europë. Dhe Edi Rama i ka mëshuar jo pak kësaj linje, madje edhe publikisht. Por ka respekt e respekt.

Berlin Global Dialogue është një aktivitet i përvitshëm, i cili bashkon udhëheqës të sektorit publik dhe atij privat nga e gjithë bota. Ky forum organizohet nga një ekonomist gjerman i quajtur Lars-Hendrik Röller.
Zoti Röller ka qenë këshilltari ekonomik i Angela Merkel për shumë vite në qeverisjen e saj. Ndërsa sot ai është në borderonë e Edi Ramës.
Dy vjet më parë, qeveria miratoi një vendim të posaçëm, i cili i lejonte kryeministrit të paguante këshilltarë deri në 10 mijë euro në muaj. Zoti Röller ishte një nga përfituesit e këtij vendimi dhe sot qeveria shqiptare i paguan atij 120 mijë euro në muaj nga paratë e qytetarëve për të këshilluar Edi Ramën.
Punëdhënësi dhe punëmarrësi
Publikisht nuk dihet se çfarë këshillash i jep zoti Röller, kryeministrit të Shqipërisë. Por me sa duket bashkë me këto këshilla, Edi Rama ka marrë në ofertë edhe një vend në forumin e nivelit të lartë, të cilin e shet si dëshmi të respektit dhe ndikimit të tij në Europë. Dhe ky nuk është rast i izoluar.

Nga milionat për të panginjurin Tony Blair, fshatrat turistikë të D’Alemas mbi tokat e falura shtetërore e deri tek pagat në stilin e bonuseve të Wall Street-it për Larsët, qeveria e Shqipërisë është shndërruar në një makineri të fuqishme korruptimi për politikanët e lartë të Europës.
Dhe ndërsa Edi Rama blen influencë në Europë, qytetarët shqiptarë paguajnë nga xhepat e tyre të varfër faturën miliardere të respektit për liderin global.
A e ka lëshuar Rama zv/kryeministren duke vënë si kusht hetimin e saj në gjendje të lirë? Kjo fundjavë regjistroi efektin e ...
Deputeti Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, ka thënë se ai do të votojë pro Qeverisë së re nëse formimi ose jo ...
Duket se kandidatura e pavarur e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës ka vënë në vështirësi Edi Ramën, i cili edhe...
Partia Demokratike denoncoi kandidatin socialist në Bashkinë e Tepelenë për përfitim fondet publike. Genta Vangjeli theksoi se Arta Sh...
Kryeministri Edi Rama thotë se konsumon shumë pak verë dhe nuk e pi atë gjatë ditës. Në podkastin e tij të dielave ku ka...
Ditën e hënë, Belinda Balluku është thirrur për të paraqitur vetveten në Prokurorinë e Posaçme, ku pritet ...
Hyrja në Aeroportin e Rinasit do të bëhet vetëm nëpërmjet “skanimit” digjital të fytyrës. Kryeministri Edi ...
DW: Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashk...
"Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë të nj&eum...
Artisti i njohur, Bujar Kapexhiu, aktor dhe regjisor, piktor që mban titullin “Nderi i Kombit”, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Ja...