POLITIKE

Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon "besimin e publikut te media"

r.ll Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 08:36
Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon "besimin e publikut te
erion veliaj

TIRANË- Pas një séance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Vendimi i Apelit u parapri nga një tension i shtuar mbi institucionet e drejtësisë, ndërkohë që SPAK ofroi prova të reja; kryesisht përgjime të komunikimeve telefonike të Veliajt nga qelia me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe vëllanë Arbër Veliaj, të cilat u shqyrtuan në Apel përpara vendimit të masës së sigurisë.

Një pjesë e këtyre përgjimeve, të publikuara gjatë ditëve të fundit nga portali CNA, sugjerojnë se Veliaj orkestroi nga qelia një fushatë mediatike kundër prokurorit Olsi Dado, gjyqtarit në shkallë të parë, Erion Bani dhe zyrtarëve të tjerë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

“..duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që katër ditë kemi. Three days to freedom,” citohet Veliaj në njërën prej bisedave të publikuara me të vëllanë përpara vendimit të Apelit.

“Thuaju këtyre që ta shpërndajnë sa më shumë dhe ta mbajnë presionin, se këto katër ditë janë vendimtare. Domethënë, o dal këto katër ditë, o rri këtu dhe katër muaj,” shtohet në dokument një tjetër bisedë me Xoxën.

Më tej, Veliaj porosit bashkëshorten dhe vëllanë që të komunikojnë me drejtues mediash dhe politikanë për vazhdimin e fushatës së sulmit si dhe kërkon që të informohet dhe t’i vihet në dispozicion çdo artikull që konsiderohet ‘pikant’. Gjithashtu, ata diskutojnë për rubrika pyetje-përgjigjesh të Veliajt në emisioneve televizive të mediave të rëndësishme, përfshi dhe ato kombëtare, ndërsa kryebashkiaku citohet të japë porosi se si duhet të moderohet emisioni, që të shmangen etiketime të mundshme negative ndaj tij.

“Ky audiopërgjim rikonfirmon gjetjet e disa hulumtimeve, përfshi dhe atë të MediaLook që unë drejtoj, mbi mënyrën sesi mediat të rëndësishme audiovizive dhe online shërbejnë si altoparlantë të një mekanizmi propagandistik të ngritur nga kryebashkiaku Veliaj,” i tha BIRN Elvin Luku, drejtues i organizatës MediaLook dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

“Përzgjedhja e mediave dhe udhëzimet për pyetjet, publikimet dhe rishpërndarjet nga mediat e tjera të krijon përshtypjen se zoti Veliaj ushtron detyrën e “kryeredaktorit” të një pjese prej tyre, edhe në situatën në të cilën ndodhet pas hekurave,” shtoi ai.

Përfaqësuesi ligjor i Veliajt, avokati Ermir Beta kritikoi publikimin e këtyre akteve dhe i tha BIRN përmes një bisede telefonike se u kishte drejtuar ankesa institucioneve kompetente, sapo kishte mësuar se ato do të publikoheshin.

I pyetur për koment, avokati Maksim Haxhia, i cili mbron në këtë çështje Ajola Xoxën përsëriti për BIRN atë që e quajti qëndrimin e çiftit Veliaj- Xoxa se “midis çiftit në një martesë mund të flitet për çdo intimitet”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzon atë për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive apo OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja Ajola Xoxa dhe një grupi biznesmenësh pranë tij me një vlerë transaksionesh prej rreth 1 milion euro. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.

Gjatë 10 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ndërtoi një makineri propagande me mediat televizive kryesore të vendit, të cilat publikonin materialet e para-përgatitura nga zyra e PR-it në bashki, pothuajse pa asnjë ndërhyrje editoriale.

Bashkia e Tiranës ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, të cilët u angazhuan pas arrestimit të Veliajt në shpërndarjen e postimeve të tij nga qelia, kryesisht të orientuara drejt sulmit ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë që e hetuan dhe gjykuan mbi masën e tij të arrestit.

Përgjimet e publikuara nga CNA tregojnë se përveç ekipit të PR-it të Bashkisë, një numër mediash u angazhuan gjithashtu si altoparlantë të strategjisë mbrojtëse të Veliajt për të sulmuar zyrtarët që e kishin hetuar dhe arrestuar.

Elvin Luku i tha BIRN se shumë prej gazetarëve të përmendur në audiopërgjime janë atashuar prej kohësh si shërbyes në propagandën e kryebashkiakut Veliaj.

“Kryebashkiaku Veliaj tashmë është duke kërkuar të marrë mbrapsht investimin e bërë gjatë gjithë këtyre viteve në media, disa prej të cilave ai i konsideron dhe besnike ndaj tij,” tha Luku.

Isa Myzyraj, kryetari i Asocacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vlerëson se përgjimet e publikuara ekspozojnë situatën dramatike të sektorit të medias në vend, ku Veliaj dhe familjarë të tij përdorin pushtetin politik dhe mediatik me qëllim shantazhin ndaj drejtësisë. Ai sjell në vëmendje se kjo situatë është ndihmuar edhe nga fakti që vëllai i Veliajt drejton një kompani reklamash me klientë të mëdhenj.

“Ajo që vihet re lehtësisht është se z.Veliaj dhe familja e tij mbajnë marrëdhënie të rregullta me pronarë mediash dhe me drejtues të lartë mediash, marrëdhënie këto që e minojnë besimin e publikut tek gazetaria dhe media shqiptare,” tha Myzyraj.

Sipas Myzyrajt, përgjimet ekspozojnë gjithashtu problemet e thella të kontrollit masiv të mediave, kompromentimit të disa pronarëve dhe drejtuesve mediatikë në dëm të interesit publik si dhe përdorimin e tyre për presione ndaj organeve të pavarura të drejtësisë.

“Skena është e qartë dhe shqetësuese,” theksoi Myzyraj, ndërsa shtoi: “evidentohet kontrolli i plotë i informacionit, ku kryetari i Bashkisë dhe familja e tij arrijnë që të depërtojnë thellë në linjën editoriale dhe ndarjen e saktë të kohës kur do të publikohet propaganda e Z.Veliaj”./Reporter.al

erion veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë