POLITIKE

Gazetari nxjerr zbuluar mashtrimin e ministrit: Lamo mos gënje, 7501 e miratoi nëna e partisë tënde, jo PD-ja

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 21:33
Gazetari nxjerr zbuluar mashtrimin e ministrit: Lamo mos gënje, 7501 e

Në një shkrim të publikuar së fundmi, gazetari Arsen Rusta ka nxjerrë në pah mashtrimin e paskrupull të ministrit të Drejtësisë në Kuvend, Besfort Lamallari, të cilin me tallje e thërret, Lamo.

Reagimi i Rustës i referohet gënjeshtrës djallëzore të Lamallarit se gjoja faji i vrasjes së gjyqtarit Kalaja është i ligjit 7501.

Rusta e nis reagimin me tone të ashpra ndaj Lamos, duke thënë se “ministri i Drejtësisë ka zgjedhur të thotë më shumë se një gënjeshtër”. Gazetari shprehet se një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të flasë pa njohuri mbi një nga çështjet më të debatueshme të tranzicionit shqiptar — pronat.

Më tej, Rusta sqaron se “gjyqtari Astrit Kalaja nuk u vra për ndarjen e një prone sipas ligjit 7501, por për vleftësimin e një urdhri ekzekutimi...”, duke e cilësuar kështu si të pavërtetë narrativën publike që i është dhënë ngjarjes nga mazhoranca dhe ministri i saj i Drejtësisë.

Në argumentimin kryesor, Rusta ndalet në kronologjinë historike të ligjit 7501, duke sjellë fakte të verifikueshme:

“Ligji 7501 u miratua në korrik të vitit 1991. Në atë kohë, Sali Berisha dhe PD ishin në minorancë, me vetëm 75 deputetë... ndërsa Partia e Punës kishte 169 deputetë...”

Përmes këtij “fact-checking” gazetari rrëzon pretendimin se ligji u miratua nga PD, duke e mbështetur argumentin mbi aritmetikën parlamentare të kohës: edhe sikur të gjithë deputetët demokratë të kishin votuar pro, ligji sërish nuk mund të kalonte pa votat e Partisë së Punës. Pra, sipas Rustës, ministri gabon rëndë kur ia atribuon PD-së përgjegjësinë për një ligj që në fakt mban vulën e ish-komunistëve.

Reagimi i Arsen Rustës:

Sot, ndër të parat herë që flet në Kuvend, ministri i Drejtësisë ka zgjedhur të thotë më shumë se një gënjeshtër.

Në fakt, gjyqtari Astrit Kalaja nuk u vra për ndarjen e një prone sipas ligjit 7501, por për vleftësimin e një urdhri ekzekutimi në zbatim të vendimeve të mëparshme gjyqësore z.Ministër.

Së dyti, o Lamo, Partia Demokratike ka plot mëkate — aq shumë sa as mosha jote nuk do mjaftonte t’i numëroje — por të akuzosh PD-në për miratimin e ligjit 7501 është ose padituri, ose mashtrim i qëllimshëm. Ndërsa, PO, ligji është më i ligu miratuar ndonjëherë.

Ti je deputet. Dhe, për më tepër, nuk je nga Tirana, por nga një zonë ku çështjet e pronës janë ende plagë e hapur. Prandaj, më mirë informohu. Nëse s’ke kohë të lexosh, pyet dikë — pse jo, edhe motrën e Diellës ( ChatGPT).

Ligji 7501 u miratua në korrik të vitit 1991.

Në atë kohë, Sali Berisha dhe PD ishin në minorancë, me vetëm 75 deputetë.

Partia e Punës, nëna e Partisë Socialiste të sotme, kishte 169 deputetë. Në parlamentin e parë Post Komunist.

Ligji u miratua me 106 vota pro. Edhe sikur të gjitha votat e PD-së të ishin “pro”, duhej të ishin edhe 31 vota nga Partia e Punës ose përkrahësit e saj.

Pra, nëse Berisha “e paska miratuar” ligjin, atëherë është bashkëfajtor me Partinë tënde, ose me pasardhësit e saj që, nga sa duket, ti as nuk i njeh se kush janë e çkanë votuar.

Kështu pra, Lamallar: mos gënje. Ose, të paktën, mos thuaj gafa në publik.

Kontroll mbi deklaratën zyrtare të Ministrit Lamallari ku thotë me Ligjin 7501 futën shqipërinë në vëllavrasje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë