VIDEO/ Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët: Të largohet Rama!
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e një apartamenti në Vlorë në pronësi të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Mësohet se në momentin që Byroja Kombëtare e Hetimit nisi kontrollin në këtë apartament, Beqaj e mohoi që ishte i tij. Ndërkohë që apartamenti rezulton se është prenotuar në vitin 2016 për 6,700,000. Ndërsa Beqaj më pas ka investuar në këtë apartament një shumë prej mbi 5 mln lekë, të cilat nuk i ka deklaruar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal me nr. 190, të vitit 2023.
Nga tërësia e veprimeve proceduriale të kryera deri në këtë fazë të hetimeve paraprake për llogari të këtij procedimi penal, është identifikuar një pasuri e paluajtshme e llojit apartament banimi me vendodhje në Lungomare, Vlorë, si pasuri e lidhur me personin nën hetim Ilir Beqaj. Me vendim gjykate është lejuar kontrolli i kësaj pasurie në muajin korrik të vitit 2024, nga i cili janë përftuar të dhëna me interes për hetimin.
Kjo pasuri apo shpenzimet/investimet e kryera për mobilimin e saj nuk rezultojnë të jenë deklaruar sipas legjislacionit në fuqi nga personi nën hetim I.B apo personat e lidhur me të. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rendisim faktet si më poshtë:
Në vitin 2016, me kontratën e porosisë lidhur mes shoqërisë ndërtuese R…K… shpk dhe shtetasit I.F është prenotuar apartamenti në vlerën 6,700,000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekë.
Në vitin 2017 ka nisur investimi dhe mobilimi i apartamentit nga ana e personit nën hetim Ilir Beqaj dhe bashkëshortes së tij, proces i cili ka zgjatur deri në fillim të vitit 2019. Sipas aktit të ekspertimit vlerësues, vlera totale e investuar shkon deri në 5,064,700 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëqind) lekë.
Në shkurt të vitit 2020 është lidhur kontrata e qerasë mes shtetasit I.F (lidhje e ngushtë shoqërore e I.B) dhe A.B (bashkëshortja e Ilir Beqajt). Pavarësisht këtij fakti ka rezultuar se personi nën hetim Ilir Beqaj dhe familjarët e tij e kanë poseduar lirisht pronën dhe janë sjellë si pronarë të sendit të paluajtshëm deri në fillim të vitit 2019.
Të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre vërtetojnë ekistencën e dyshimit të arsyeshëm mbi fiktivitetin e veprimit juridik, me qëllim fshehjen e origjinës së pronës. Bazuar në faktet e mësipërme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj pasurisë së mësipërme.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 539, datë 20.09.2024, ka vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë, si pasuri e lidhur me personin nën hetim Ilir Beqaj
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me oficerë të policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.
Vangjush Dako TIRANË- Seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Daku ka dështuar. Mungesa e ish kryebashkiakut Dako dhe i av...
TIRANA- Para se takimi i tij me kryeministrin Edi Rama të anulohej, eurodeputeti Fredi Beleri është shprehur per mediat greke se nuk ...
Blendi Gonxhja FIER- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij në takimet me pensionistë...
FIER- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Fier lidhur me bonusin për pensionistët. Rama u ka premtuar pensionistëve se këtë fu...
FIER- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sektorin privat që të deklarojë pagat e plota punonjësve, në të kundë...
FIERI- Kryeministri Edi Rama në takimin në Fier me fokus skemën e pensioneve, tregoi se është bërë një plan tjet&...
FIERI- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një takim në Fier rreth marrëveshjeve që kanë arritur me disa shtete për ...
FIERI- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Fier ka folur lidhur me skemën e pensioneve. Rama tha se është trashë...
Komisioni Antikorrupsion TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundi...
TIRANA- Grupi i Partisë Demokratike është takuar me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiranë. Në k&eu...