Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimit dyshimtë I kryebashkiakëve
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...

Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra procedurale, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit në procesin e emërimit të Avokatit të Popullit. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni gjatë fjalës së tij, ka argumentuar se procedura e ndjekur nga Partia Socialiste është antikushtetuese dhe mund të çojë në një konflikt gjyqësor.
Në qendër të debatit ishte momenti i mbledhjes së firmave të deputetëve për kandidaturat. Sipas deputetit Gjoni, rregullorja e Kuvendit, konkretisht neni 111, parashikon një proces të qartë me dy faza. Fillimisht, firmat paraqiten për të realizuar dëgjesën publike me kandidatët. Vetëm pas përfundimit të kësaj dëgjese, kërkohet një rimbledhje e firmave për të propozuar zyrtarisht kandidatin që do të hidhet në votim.
“Kjo ndodh pasi është bërë dëgjesa publike. Dhe pas dëgjesës publike vendosen firmat,” theksoi ai, duke shtuar se kandidaturat që janë kualifikuar pas dëgjesës kanë të drejtë të marrin firma mbështetëse. Sipas tij, procesi aktual, ku votohet pa u respektuar ky hap, e bën kandidaturën të pavlefshme nga pikëpamja procedurale.
Gjoni i bëri thirrje grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të tërhiqet nga votimi, ta heqë pikën nga rendi i ditës dhe ta shtyjë seancën në mënyrë që procedura të respektohet plotësisht. Ai paralajmëroi se këmbëngulja për të votuar në këto kushte përbën një “kundërshtim të hapur” me rregulloren dhe do të krijojë “një konflikt gjyqësor kushtetues”.
“Në vend që të lodhemi kot dhe të bjerim në seanca pa fund, le të gjejmë një mundësi që të shtyhet seanca, të depozitojmë firmat sipas parashikimeve të rregullores dhe më pas të zhvillohet procesi,” përfundoi ai, duke e cilësuar këtë si të vetmen rrugë për të shmangur një krizë institucionale.
Nuk po i mohojmë edhe partitë e tjera, por është në tagrin e si partia më e madhe opozitare.
Tani, në rast se do ta fusim procedurën në rregullin normal, atë që e kërkon rregullorja, paraqitja dhe vendosja e firmave është vendosur për të realizuar dëgjesën publike sipas nenit 111 të të rregullores.
Dhe pas dëgjesës publike, kërkohet rimarrja e firmave, kërkohet vendosja e firmave për të ardhur propozimi, sepse kandidaturat të cilët janë kualifikuar, kandidaturat të cilët janë kualifikuar, kanë të drejtë që të marrin firma. Nuk mundet që firmat të paraqiten dhe po t'i referohemi nenit 111 pika 5, thuhet, brenda pesë ditëve nga dërgimi i njoftimit të listës së kandidaturave të vetofruar, të grupeve, organizohet dëgjesa e hapur publike në mjedis të kuvendit, ku njoftohen të marrin pjesë të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare.
Pra, e thotë për institucionet kushtetuese. Dhe pika që e thotë në mënyrë taksative, pas dëgjesës publike, të paktën 28 deputetë përzgjedhin kandidatin ose kandidatët që do të mbështesin për t'i propozuar kuvendit sipas cilësive profesionale dhe performancës së prezantimit. Pra, kjo ndodh pasi është bërë dëgjesa publike. Dhe pas dëgjesës publike vendosen firmat.
Dëgjesat publike dhe kandidaturat kanë dalë tre katër ditë përpara. Dhe normalisht duhet të merren firmat për këto gjashtë kandidatura. Kështu që është në nderin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të tërheqë nga rendi i ditës dhe besoj ta hedhim në votim dhe të shtyhet në mënyrë që të respektohet procedura.
Sepse kandidatura e cila do votohet, në rast se do votohet gjithmonë me me votat e maxhorancës, nuk është kandidaturë e Partisë Demokratike nga pikëpamja e firmave dhe nga ana tjetër është në kundërshtim të hapur dhe do jetë konflikt gjyqësor kushtetues. Kështu që në këtë pikëpamje sa të lodhemi kot dhe të vijmë dhe të bjerrim seancat pafund. Ne të gjejmë një mundësi, të shtyhet seanca, të depozitojmë firmat sipas parashikimeve të rregullores dhe të zhvillohet.
Deputeti i PD, Gent Strazimiri, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme, kritikoi procesin e zgjedhjes së Avokatit ...
Teksa po fliste për prokurorimet publike, Rama tha sot se ministrja e tij, ''Diella'' nuk do të marrë dot vendime. Ai tha se në fun...
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është përfshirë nga debate, ku opozita ka akuzuar mazhorancën p&eu...
Gjatë ceremonisë së 30-vjetorit të Prokurimeve Publike, mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se rezultatet e arritura...
Seanca plenare e Kuvendit është përfshirë nga debate. Në fjalën e saj, deputetja e PD Jozefina Topalli, e ka nisur debati...
Partia Demokratika ka kërkuar sot në seancën plenare, që mazhoraanca të njohë tërheqjen e mbështetjeve të PD p&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot në seancën plenare arsyen e pse demokratët u tërhoqën nga zgjedhja e Avokat...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ngre alarmin për projektligjin e “paqes fiskale”, të cilin e konsideron një rrezik serioz për tr...
Partia Demokratike e Shqipërisë shënon sot 35-vjetorin e themelimit, një ngjarje që kreu i partisë, Sali Berisha, e cilëson...