POLITIKE

Gonzato: Tani Shqipërisë i duhet ta konsolidojë reformën në drejtësi

n.f Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 21:32
Gonzato: Tani Shqipërisë i duhet ta konsolidojë reformën
Takimi

TIRANË- Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe konsolidimi i saj është një nga elementet kryesorë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe një përparësi e BE-së. Ai i bëri këto komente në ceremoninë e nisjes së projektit të parë të BE-së kushtuar Shkollës shqiptare të Magjistraturës.

Ambasadori Gonzato pohoi se konsolidimi i reformës në drejtësi dhe i rezultateve të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është aktualisht përparësi e integrimit europian të Shqipërisë, ndaj Delegacioni i BE-së po u jep gjithë mbështetjen institucioneve të pavarura, përmes projekteve të ndryshme.

Ai bëri thirrje magjistratëve për integritet, profesionalizëm dhe pavarësi në punën e tyre pas studimeve.

Zoti Gonzato theksoi se BE-ja është angazhuar edhe me komisionin e posaçëm në Kuvend për thellimin e reformave dhe mirëqeverjsen, në mënyrë që të gjithë arritjet e reformës në drejtësi të konsolidohen më tej, siç tha ai, madje të shihen jo vetëm ndëshkimi por edhe parandalimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkolla e Magjistraturës nisi sot projektin e parë të mbështetur nga BE-ja, ku do të përfitojë nga tre shkolla magjistraturash të njohura në Europë si Italia, Franca dhe Holanda.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Shkollën e Magjistraturës, se kështu do të bëhen shkëmbimet e duhura profesionale, dhe do të ofrojë praktikat dhe standartet më të mira europiane. Reforma në drejtësi ka qenë një proces sfidues dhe i domosdoshëm. Procesi i vettingut është i paprecedent dhe ka treguar nivelin dhe mënyrat e ndryshme të korrupsionit në sistemin e vjetër dhe ka ndihmuar që ta shfarosë atë. Tashmë institucionet e reja janë krijuar, dhe po shihen rezultate të rëndësishme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të mos mbetet pas fryma e reformës në drejtësi, duke marrë parasysh edhe elementë që mund të përmirësojnë zbatimin e saj, të mbrohet integriteti i saj, ndërkohë që rriten rezultatet e saj, siç presin qytetarët”, tha zoti Gonzato

Folësit në konferencën e sotme, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, pedagogë dhe ekspertë të juridiksionit theksuan se të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë më fort që të shtohen rezultatet e organeve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa diplomatët perëndimorë pohuan se në këto përpjekje këto institucione kanë dhe do të kenë mbështetje të plotë ndërkombëtare, ne do të na keni gjithnjë përkrah dhe gati për t’iu mbështetur.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe mbështetja e Shkollës së Magjistraturës, që ajo të ecë në mënyrë të pavarur krahas procesit të reformave, duke përgatitur gjyqtarë e prokurorë të mirë me etikë dhe aftësi të larta profesionale./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë