POLITIKE

Grantet e BE-së për Ballkanin Perëndimor/ Shqipëria në vend të katërt, sa euro marrin shtetet për numër banorësh

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 18:52

Grantet e BE-së për Ballkanin Perëndimor/ Shqipëria në

TIRANË- Komisioni Evropian ka miratuar ditën e sotme agjendat e reformave për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Bosnje & Hercegovinës. Në mbledhjen e sotme është bërë hapi kyç për të mundësuar pagesat e para të granteve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Ndërkohë që Bosnjë e Hercegovina ka mbetur vendi i vetëm që agjenda e reformave nuk është miratuar pasi nuk e dorëzoi në kohë. Në planin e mbështetjes së BE-së janë gjithsej 6 miliardë euro grante, nga të cilat, 2 miliardë do të jenë para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formë të kredive të favorshme. 

BE-ja synon të ndajë shtatë për qind të totalit të fondeve nga Plani i Rritjes për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor që miratojnë Axhendat e Reformave të vlefshme, si parafinancim. Ky mjet, që mbulon periudhën 2024-2027, është një mekanizëm financiar i BE-së me vlerë gjashtë miliardë euro, i miratuar me synimin për të dyfishuar rritjen ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme.

Sipas European Western Balkans (EWB) Serbia do të marrë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, Shqipëria 922 milionë, Kosova 888 milionë, Maqedonia e Veriut 807 milionë dhe Mali i Zi 383.5 milionë. Në pamje të parë duket se Serbia është vendi që do të marrë më shumë përfitime nga BE-ja, por nëse llogarisim shumën e ndarë nga Komisioni Evropian me numrin e banorëve të vendeve, renditja ndryshon.

Dosja.al ka bërë një përllogaritje në lidhje me fondet e caktuara nga BE-ja dhe numrin e banorëve për secilin shtet në Ballkanin Perëndimor. Vendi i parë që do të përfitojë më shumë është Mali i Zi i cili do të marrë 600 euro për banorë. Ndërkohë që në vend të dytë vjen Kosova me 560 euro për banorë, ndërsa vendin e tretë e merr Maqedonia e Veriut me 440 euro për banorë. 

Shqipëria sipas përllogaritjes është e katëra, pasi pritet të përfitojë 383 euro për banorë. Ndërsa Bosnje & Hercegovina ndodhet në vend të 5 me 300 euro për banorë. Dhe kështu në vend të fundit është Serbia me 230 euro për banorë. 

Serbia: 1.58 miliardë euro/ 6,721,559 banorë = 230 euro

Bosnja dhe Hercegovina: 969 milionë euro/ 3,156,745 banorë = 300 euro

Shqipëria: 922 milionë euro/ 2.402.113 banorë = 383 euro

Kosova: 888 milionë euro/ 1,586,659 banorë = 560 euro

Maqedonia e Veriut: 807 milionë euro/ 1,820,173 = 440 euro

Mali i Zi: 383.5 milionë euro/ 636,707 banorë = 600 euro

be grantet e be per ballkanin perendimor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë