POLITIKE

Hasani në Takimin e Nivelit të Lartë të Grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor": Shqipëria, angazhim të palëkundur për stabilitetin rajonal dhe proceset integruese në BE

M.B. Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 17:25

Hasani në Takimin e Nivelit të Lartë të Grupit

ITALIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Romë, i cili kishte në fokus diskutimet për sigurisë e përbashkët duke rritur bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet që çojnë në përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor; Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas; Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos; Zëvendëskryeministri, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani – njëherësh vend organizator i këtij takimi; si dhe anëtarët e BE-së të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Mësohet se ministrat ranë dakord për rëndësinë e ringjalljes së politikës së zgjerimit dhe intensifikimin e fokusit strategjik të BE-së në rajon, veçanërisht duke marrë parasysh sfidat gjeopolitike aktuale. Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet në rritje për sigurinë kanë treguar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për sigurinë e Europës. Sipas Ministrit Hasani, është thelbësore që Ballkani Perëndimor të vazhdojë të tregojë performancë të lartë në proceset integruese evropiane.

“Unë shoh një angazhim të vërtetë në të gjithë rajonin dhe jam i sigurt se bashkëpunimi i rregullt, samitet, takimet e nivelit të lartë do të jenë ura të rëndësishme për të hapur rrugën përpara. Për sa i përket Shqipërisë, ajo ka angazhim maksimal me rrugëtimin e saj drejt BE-së, ndërsa është në rrugën e duhur për të hapur të gjithë grup-kapitujt brenda vitit 2025, si mbylljen e negociatave deri në vitin 2027”, u shpreh ministri.

Hasani thesoi gjithashtu rolin kritik të rajonit në sigurinë europiane, me Shqipërinë që tashmë bashkëpunon në infrastrukturë, menaxhimin e migracionit dhe kërcënimet hibride. Ai u shpreh se Shqipëria do të organizojë Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj 2025 në Tiranë, dhe se kjo është një mundësi kyçe gjithashtu për të diskutuar gjithashtu edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në këtë drejtim, ai ripërsëriti angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe misionet e udhëhequra nga BE.

Ministrat diskutuan Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke e njohur atë si një hap përpara, por duke theksuar se ai nuk mund të zëvendësojë procesin politik të anëtarësimit në BE, i cili mbetet qëllimi kryesor. Takimi theksoi rolin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në mbështetje të aspiratave të rajonit për integrimin në BE. Shqipëria, së bashku me partnerët e saj rajonalë, mbetet e angazhuar për të punuar ngushtë me BE-në për të siguruar integrimin e plotë të rajonit deri në vitin 2030. Në Grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë Austria, Greqia, Italia, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia.

igli hasani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë