POLITIKE

'Hetimet e vonuara', Gjokutaj: A po bën SPAK lojë me dosjen Balluku, marrëveshje prapaskene?

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 10:58

'Hetimet e vonuara', Gjokutaj: A po bën SPAK lojë me dosjen

Zhvillimet e fundit procedurale nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë rikthyer vëmendjen tek çështja e ish-ministres Belinda Balluku, por njëkohësisht kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi metodologjinë e ndjekur nga SPAK.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, veprimet hetimore janë të domosdoshme për zbardhjen e së vërtetës, por ai thekson se rendi i kryerjes së tyre është thelbësisht i gabuar. Ai argumenton se të gjitha verifikimet duhet të ishin kryer përpara se SPAK t'i drejtohej Kuvendit për autorizim.

“SPAK-u ka shkuar në kuvend pa bërë këto kontrolle të domosdoshme, pa evidentuar provën qenësishme, pa formatuar akuzën,” deklaroi Gjokutaj. Ai vë në dukje se akuza aktuale për “shkelje të barazisë në tendera” është e paplotë dhe se hapat hetimorë duhet të kishin paraprirë veprimin për kërkesën në parlament.

Avokati, gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, hodhi dyshime të rënda, duke e cilësuar situatën si një “lojë me afatet” nga ana e SPAK-ut, apo edhe si rezultat i një “marrëveshjeje nga prapaskenat”.

Flavio Qarri: Zoti Gjokutaj, do të doja komentin tuaj paraprakisht. Këto zhvillimet procedurale nga ana e BKH-së, a tregojnë që po rikthehet vëmendja te Balluku?

Genc Gjokutaj: Shikoni, Flavio, këto si veprime procedurale janë veprime të domosdoshme, për të arritur atje tek e vërteta po themi dhe çfarë ka ndodhur. Por të gjitha këto veprime duheshin kryer përpara se të shkonte në kuvend SPAK-u. Sepse SPAK-u ka shkuar në kuvend pa bërë këto kontrolle të domosdoshme, pa evidentuar provën e qenësishme, pa formatuar akuzën, pa i vënë atë akuzë që duhet sepse akuza akoma është shkelje e barazisë në tendera. Pra, në mos qoftë lojë me afatet e SPAK-ut, për një marrëveshje nga prapaskena, këto veprime duheshin kryer që në krye të herës. Pra, dhe mbasi të kryheshin të gjitha veprimet e domosdoshme, kursehej edhe koha për të ngritur një akuzë konkrete.

Një akuzë e cila ose do konfirmohej, pra korrupsioni pasiv, ose nuk do të konfirmohej. Në mënyrën si po vepron SPAK-u, po konsumohet një afat procedural. Kini kujdes, në rast se ata do riformatojnë akuzën, në një akuzë më të rëndë dhe do të shkojnë prapë në kuvend për të kërkuar një masë sigurimi si të parën, por të shtuar me faktet e reja, ne nuk kemi garanci nëse Edi Rama do e mbajë dhe tre muaj të.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë