POLITIKE

"Humbja e sigurtë më 11 Maj e Organizatës Kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin", Blushi: Shqipëri Madhështore do të thotë Shqipëri, fuqi eksportuese!

n.f Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 14:58

"Humbja e sigurtë më 11 Maj e Organizatës Kriminale do

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me rënien  dramatike e eksporteve teksa theksoi se kjo vijon të shkojë drejt një pikiatë të pandalshme. Blushi u shpreh se sipas të dhënave të Institutit të Statistikave kriza e rënies së eksporteve në vitin 2024 është thelluar ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, me një pakësim prej rreth 15,2% ose me 67 miliard lekë në vit.

Blushi shtoi se Shqipëria Fuqi Eksportuese është prioriteti i pestë madhor i Partisë së Lirisë. Ai tha se humbja e sigurtë më 11 Maj e Organizatës Kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin. 

"Rënia dramatike e eksporteve vazhdon pikiatën e pandalshme, për shkak të modelit të dështuar ekonomik të “Rilindjes” që bazohet vetëm te pastrimi i parave të pista të krimit dhe korrupsionit, përmes kullave dhe rezorteve luksoze. Sipas të dhënave të vet Institutit të Statistikave të Edi Ramës, INSTAT, kriza e rënies së eksporteve në vitin 2024 është thelluar ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, me një pakësim prej rreth 15,2% ose me 67 miliard lekë në vit.

Paralelisht është përkeqësuar edhe përqindja e mbulimit të importeve me eksportet, nga 51% në vitin 2023, në 42% në vitin 2024. Eksportet e Shqipërisë janë sot rreth 8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, aq sa 30 vite më parë, kur ndërkohë mesatarja e eksporteve të vendeve në rajon është në rreth 5 herë më e lartë dhe ku vetëm në Maqedoninë e Veriut fqinje eksportet janë 57% e PPB.

Nisur nga ecuria aktuale, kjo diferencë pritet të thellohet më tej, edhe për shkak të narkoeuros që vijon të falimentojë në masë fermerët e prodhuesit vendas, duke faktuar dështimin e plotë të NarkoQeverisë, për të mbështetur kompanitë eksportuese, për t’i mbrojtur ato nga rritja globale e çmimeve të lëndëve të para, si dhe nga kriza e qëllimshme e kursit të këmbimit.

Përmbysja e këtij modeli mafioz dhe klientelist të narkoekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve është sot emergjencë kombëtare. Shqipëria Fuqi Eksportuese, prioriteti i pestë madhor i Partisë së Lirisë, është Shqipëria Madhështore, që do të ndërtojmë së bashku me shqiptarët e sidomos me prodhuesit e ndershëm, pas 11 Majit.

Ky objektiv i Partisë së Lirisë, do të arrihet nëpërmjet realizimit të 4 prioriteteve të tjera:
1. Ndalimi i shpopullimit.
2. Dyfishimi i pagave dhe pensioneve.
3. Arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor.
4. Fuqizimi i Bujqësisë dhe Ushqimit.

që tanimë janë pjesë integrale e programit të koalicionit fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Vetëm rritja e qëndrueshme e eksporteve do të kontribuojë në ritme relativisht të larta të rritjes së të ardhurave kombëtare dhe në ndërtimin e Shqipërisë Madhështore që meritojnë të gjithë shqiptarët.

Vetëm duke votuar më 11 Maj për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” mbështetja e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese do të arrijë në nivelin 50 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Vota për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është jo vetëm votë kundër modelit të Narkoekonomisë dhe kundër Narkoeuros, por është një votë pro prodhimeve “Made in Albania”, është votë pro modelit që mbështet prodhimin vendas dhe garanton shitjet në tregjet ndërkombëtare të produkteve të tyre, është votë që mbështet fermerët punëtorë dhe duarartë të Korçës, të Myzeqesë, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, që prej 12 vitesh detyrohen të hedhin në kanal mundin, djersën dhe sakrificat e tyre, duke parë si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi.

Shqipëria Madhështore do të thotë Shqipëri Fuqi Eksportuese, dhe kjo do të realizohet falë programit tonë që synon: Rritjen e prodhimit të energjisë nëpërmjet liberalizimit, për të qenë të pavarur nga importi i energjisë elektrike;

Ndërtimin e kapaciteteve të përpunimit të naftës dhe produkteve të tjera të hidrokarbureve; Rritjen e shkallës së pasurimit dhe përpunimit të mineraleve në vend me qëllim rritjen e vlerës së eksporteve të tyre;

Nxitjen e permiresimit dhe prodhimit bujqësor-blegtoral, rritjen e përpunimit agro-industrial, per rritjen e eksporteve dhe rritjen e burimeve dhe rezervave ushqimore për vendin; Nxitjen e rritjes se prodhimit te industrise duke i siguruar mbështetje infrastrukturore, subvencionuar investimet si dhe grante për kompanite ekportuese;

Mbeshtetjen dhe nxitjen e përdorimit të teknologjisë me qëllim uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e konkurrueshmërinë se produkteve; Procedura të thjeshtuara administrative dhe doganore me vendet e BE-së; krijimin e lehtësirave fiskale; njohjen dhe kthimin e vlerës së TVSH-së në momentin e eksportimit, per të gjitha sipermarrjet eksportuese;

Mbeshtetjen me grante, programe, kredi të buta, garanci sovrane, per kompanite eksportuese Mbeshtetjen e bizneseve start-up – me potencial rritjen e eksporteve, dhe në vecanti ne fushën e IT dhe inovacionit duke financuar deri ne 10,000 Euro për start-up dhe tax-free për 5 vite.

Rritjen e investimeve në arsim dhe kujdes shëndetësor për të rritur kapitalin njerëzor dhe konkurrencën në industri me rritje të shpejtë dhe me vlerë të lartë si bio-teknologjia, inxhinieria, financa, mjekësia

Rritjen e investimeve në infrastrukturë moderne kritike për të mbështetur bizneset dhe industritë e përfshira në tregjet ndërkombëtare Mbeshtetje per standardizimin e produkteve dhe markave të prodhimit në dobi të zhvillimit të biznesit shqiptar në përgjithësi.

Humbja e sigurtë më 11 Maj e Organizatës Kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin. Vetëm duke votuar më 11 Maj për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore, Fuqi prodhuese dhe Eksportuese në rajon do të jetë një realitet që do t’u përkasë të gjithëve, në radhë të parë fermerëve dhe prodhuesve vendas," tha Blushi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë