Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri vendosi të martën ta mbajë në fuqi dënimin e Alfred Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, me dy vjet burgim për vjedhje votash, duke e rrëzuar ankesën e tij.
Në mars, Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin me dy vjet burgim për akuzën e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Beleri dhe avokatët e tij mbrojtës i kanë cilësuar akuzat si politike dhe të pabazuara, por Apeli vendosi ta mbajë në fuqi aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me dy vjet burgim.
Seancën e së martës e ndoqi nga salla e gjyqit edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Ajo tha për media pas seancës se “bashkia e Himarës ende drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit”.
Apeli e shqyrtoi kah mesi i qershorit ankesën e Belerit, por e shtyu marrjen e vendimit për 25 qershor. Beleri fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit.
Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika - si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë. Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore.
Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë. Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, ishte kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës - qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë - në zgjedhjet e majit të vitit 2023.
Ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash. Pavarësisht se ishte në paraburgim atëkohë, Beleri i fitoi zgjedhjet, por nuk u betua asnjëherë. Në mars të këtij viti u dënua me dy vjet burgim. Rasti nxiti kritika të mëdha në Athinë, ku Ministria e Jashtme tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.
Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh./ REL
TIRANË- Në korrik të vitit 2018, Stela Gugallja dhe Ilir Dedja u paraqitën në një zyrë noterie në zonën e ish-Bll...
Konstantina Kamitsi TIRANË- Ambasadorja Greke, Konstantina Kamitsi pasi doli nga seanca në Gjykatën e Apelit foli për gazetarë...
Taulant Balla TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndarë sot një video nga korrja e grurit në Myzeqe. Edhe pse ai nuk ka ...
TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur fajtor Fredi Belerin p&...
Fredi Beleri TIRANË- Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i qytetit shqiptar të Himarës, festoi zgjedhjen e tij si deputet grek i Pa...
Foto ilustruese TIRANA- OMONIA ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku thotë se Kryprokurori i Rrethit Vlorë, Aurel Z...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhë një intervistë për median rumune "Strict Secret"...
Fredi Beleri TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëhe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve i k...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në tubimin e përnatshëm që zhvillohe...