POLITIKE

"Krimi i organizuar duhet luftuar atje ku i dhemb më shumë!" Ambasadori italian: Mbështesim drejtësinë, në veçanti SPAK!

M.B. Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 14:31

"Krimi i organizuar duhet luftuar atje ku i dhemb më shumë!"

TIRANA- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha sot, në fjalën e tij në Konferencën e përbashkët të Policisë së Shtetit me Guardia di Finanza, për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, se vendi i tij mbështet plotësisht të gjithë sektorin e drejtësisë shqiptare, në mënyrë të veçantë për SPAK. 

Bucci theksoi se mbështetja italiane është e gjerë dhe mbulon çdo sektor, nga lufta ndaj krimit të organizuar, tek korrupsioni dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Ai tha se, fushata e mbikëqyrjes nga ajri ka arritur në edicionin e 13-të dhe është një përsosmëri, jo vetëm për rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu ai përmendi aktivitetet e formimit të specializuar të kryera nga Policia e Shtetit, Guardia di Financa dhe Arma dei Carabinieri për hetuesit e BKH-së. Bucci gjithashtu përmendi praninë e katër magjistratëve italianë që punojnë në mbështetje të drejtësisë shqiptare.

Pjesë nga fjala e ambasadorit:

Rezultatet që prezantuam sot në luftën ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri, janë të rëndësishme dhe kanë rendësi të veçantë. Bashkëpunimi policor në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimi të lëndëve narkotike ka një rol të veçantë në interes të përbashkët të Italisë dhe Shqipërisë. Mbështetja jonë e plotë dhe e bindur shkon për të gjithë sektorin e drejtësisë shqiptare, magjistratëve shqiptarë. Në mënyrë të veçantë mbështetja jonë shkon për SPAK-un.

Gjatë viteve roli i Italisë në Shqipëri është rritur dhe është pajisur me mjete të rëndësishme falë të cilës kemi promovuar nisma të mrekullueshme dhe kemi arritur rezultate. Janë aktualisht 15 skuadra të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë. 60 persona në kërkim janë ndaluar së fundmi dhe 40 ekstradime janë realizuar. Më shumë se 10 kurse të zhvillua nga Ministria e Brendshme italiane në favor të policisë shqiptare, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në 2023-shin nga dy drejtuesit e policisë italiane dhe shqiptare për mbështetjen ndaj formimit arsimor.

Ne kemi bërë shumë, por duhet çuar përpara ky bashkëpunim duke forcuar më tej luftën ndaj çdo forme kriminaliteti, sepse nuk ka alternativë tjetër. Duhet të bashkëpunojmë. Krimi i organizuar di të operojë në nivel global, është i shpejtë dhe ne duhet të lëvizim me të njëjtin efikasitet, me të njëjtin fleksibilitet të kriminelëve.

Krimi i organizuar duhet luftuar atje ku i dhemb më shumë, atje ku janë paratë dhe fuqia financiare dhe ky është një mësim që na i kanë dhënë magjistratët tanë, Falcone dhe Borselino më shumë se 30 vite më parë”.

Vendosmëria jonë për të punuar bashkë me autoritetet shqiptare vijon dhe nuk do të mungojë asnjëherë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, paligjshmërisë. Italia e di që mund të mbështetet tek Shqipëria sot, dhe akoma më shumë në të ardhmen.

spak italia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë