Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Kur më 24 tetor 1929 falimentimi i Bursës së New Yorkut tronditi ekonominë globale dhe Depresioni i Madh përfshiu të gjithë botën, Paul Lendvai ishte vetëm dy muajsh. Tani ai është 97-vjeçar dhe ende aktiv, si autor librash dhe kolumnist i gazetës austriake “Der Standard”.
Ai është dëshmitar i vërtetë i shekullit. Në vitet 1980-të ka qenë ndër gazetarët e paktë perëndimorë që iu lejua të vizitojë Shqipërinë.
Në atë kohë përgatiti disa kronika televizive për Shqipërinë dhe shkroi librin “Shqipëria e vetmuar.
Reportazh nga vendi i shqiptarëve”. Lendvai, i lindur në një familje hebraike në Budapest, mbijetoi Holocaustin falë një pasaporte mbrojtëse zvicerane, të cilën ia kishte lëshuar në Budapest një diplomat zviceran.
29 anëtarë të familjes së Lendvai u ekzekutuan nga nazistët. Pas diktaturës naziste pasoi komunizmi. Më 1957, një vit pas shtypjes së Kryengritjes Popullore Hungareze nga sovjetikët, Lendvai u arratis për në Austri.
Ai punoi si korrespondent për gazeten e njohur britanike “Financial Times” dhe shkroi për gazeta zvicerane rreth zhvillimeve prapa Perdes së Hekurt.
Po ashtu, për 44 vjet me radhë – nga viti 1980 deri më 2024 – ai drejtoi emisionin legjendar të televizionit austriak ORF, «Oststudio» (më vonë «Europastudio»).
Në këtë emision ai ka ftuar disa herë edhe personalitete të politikës shqiptare. Ndonëse në moshë të shtyrë, Lendvai ia kushton kolumnen e tij më të re zhvillimeve dramatike në Shqipëri.
Ai shkruan se pothuajse në të njëjtën kohë me demonstratat masive në Francë, nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, dhe qendra të tjera urbane u raportuan aksione proteste kundër politikës së qeverisë.
Ashtu si katër muaj më parë, jo vetëm studentët dolën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri socialist Edi Rama.
Lendvai nënvizon se atëbotë bëhej fjalë për protesta kundër një projekti turistik në një zonë të mbrojtur në jug të vendit. Pas projektit qëndron Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Telegrafi.
Për projektin e vlerësuar në 1.4 miliardë euro, Kushner mori statusin e lakmuar të „investitorit strategjik“, me perspektivën e përshpejtimit të lejeve nga Ministria e Turizmit.
Në kontrast me Francën, situata politike nuk karakterizohet nga përçarja midis së djathtës ekstreme dhe së majtës ekstreme, por nga pushteti pothuajse absolut i qeverisë Rama, shkruan Lendvai.
Rama, i cili qeveris prej 13 vitesh, është një rast i veçantë në politikën evropiane. Piktori i talentuar nuk mban vetëm marrëdhënie të shkëlqyera me galeritë ndërkombëtare; ai konsiderohet gjithashtu i preferuari i redaktorëve të kulturës, gjithmonë i gatshëm, i veshur lehtë, për t’u vetëinskenuar në intervista si „politikan-artist“.
Ai u bë ndërkombëtarisht i njohur si kryetar i bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, sipas Lendvai, lulëzimi i ndërtimit nën qeverisjen e Shqipërisë nga Rama i dha një shtysë të fuqishme korrupsionit të rrënjosur thellë.
Për sistemin e klientelizmit të ngritur nga Rama përgjatë viteve të gjata, vlen thënia e famshme e filozofit Lord Acton (1834–1902): „Pushteti korrupton, dhe pushteti absolut korrupton absolutisht.“
Demonstratat që vazhdojnë prej ditësh drejtohen kundër qeverisë – jo vetëm kundër kushteve të këqija të studimit, por edhe kundër nepotizmit gjithëpërfshirës që lidhet me emrin e Ramës.
Në vend që të merrej me shkaqet e demonstratave të dhunshme, Rama la policinë që godet brutalisht të përdorë hedhëse uji dhe gaz lotësjellës, kritikon Lendvai.
Në paraqitjet e tij publike, Rama akuzoi „duart e huaja“ që duan të pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE se qëndrojnë pas demonstratave, pa ofruar asnjë provë për këtë.
Kjo sipas tij është „vepër e së njëjtës dorë që e ka djegur dhe shkatërruar Shqipërinë më shumë se një herë“.
Duke kopjuar këtë retorikë gënjeshtrash të përdorur nga regjimet autoritare dhe diktatoriale, si dhe me arrestimin e qindra personave, 62-vjeçari Rama ka ndikuar të bie maska e tij dhe kështu duket se ka shkatërruar përfundimisht imazhin e tij aq me kujdes të kultivuar të autsajderit (pavarësisht çorapeve të kuqe me kostum), përfundon Lendvai në kolumnen e tij./Telegrafi/
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka kritikuar mënyrën se si kryeministri...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të ndryshonte jeta e...
Mark Gjonaj, i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ku dënon dhunën policore ndaj të rinjve që protestojnë në S...
Kryeredaktori i Syri Television, Romir Saraçi, zbulon detaje të reja lidhur me protesuesin i cili është goditur disa herë nga policia...
Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet sociale është vendosur përballë akuzës se mbrojti ish-zëvendë...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të god...
Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin e Liderëv...
Kritikët e korrupsionit dhe keqqeverisjes kanë të drejtë: Plenkoviqi i Kroacisë, Rama i Shqipërisë dhe Vuçiqi i Serbis...
Ndaj s’ka asnjë shërbim nga shteti, janë të përjashtuar nga qeverisja. Rama krijoi një kapitalizëm aq të egër...
Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën që ka njoftuar bojkotin e procesit mësimor në k...