
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt për masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC. Mësohet se Gjykata e Lartë nuk pranoi as rekursin e paraqitur nga të akuzuarit e tjerë, Alfred Nikolla, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Elton Marini, Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik 2024 u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
ilir beqaj
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
15 Janar15:58
Në qeli për kultivim kanabisi e grup kriminal, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllain e deputetit Eduard Ndreca
TIRANA- Vëllai i deputetit të PS-së, Eduard Ndrecës, Armando Ndreca do të vijoj të qëndrojë në burg pasi Ape...
r.ll
POLITIKE
15 Janar13:59
FOTO/ Berisha publikon urdhrin për kontroll në banesën e Veliajt: Gjenden dokumente dhe sasi të mëdha cash
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale urdhrin e Gjykatës së Posa&ccedi...
n.f
POLITIKE
15 Janar13:54
Regjistrimi i votës së diasporës/ KQZ publikon shifrat, mbi 16 mijë aplikime në 5 ditë, shumica e aplikuesve meshkuj
Foto ilustruese
TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për her&eu...
r.ll
POLITIKE
15 Janar12:52
Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot marrëveshjen për kabllot nënujore energjetike, nisma kap vlerën e rreth 1 miliard eurove
lideret e vendeve
ABU DHABI- Sot në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja për lidhjen e kabllove nënujore energjetike m...
r.ll
POLITIKE
15 Janar12:34
Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore, Rama: Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme
pamje nga firmosja e marreveshjew
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë ...
r.ll
POLITIKE
15 Janar12:34
Një orë deklarime në SPAK, kryebashkiaku Erion Isai: Dhashë disa shpjegime shtesë nga kallëzimi i 2023-shit
erion isai
TIRANË- Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë së Posa&c...
r.ll
POLITIKE
15 Janar12:31
Hetimet e SPAK ndaj Veliajt, Gjykata e Posaçme lëshon një tjetër urdhër kontrolli në një nga apartamentet e kryebashkiakut
ajola xoxa, erion veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli ndaj kryebashkiakut të Tira...
r.ll
POLITIKE
15 Janar10:54
VIDEO/ Meloni feston sot ditëlindjen, Rama i ulet në gjunjë kryeministres italiane dhe i jep dhuratën
rama, meloi
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Abu Dhabi bashkë me homologen e tij italiane, Giorgia Melon...