Salianji
TIRANË-Deputeti i PD-së, njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, Ervin Salianji ka reaguar për mes një postimi në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Salianji në reagim shprehet se drejtues të policisë së shtetit fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur, nuk kanë interes të zbardhin ngjarjet por të zbardhin faqen e qeveris.
Ai më tej shtoi se në rastin e vrasjes në Pogradec i vendosën “pistoletë në dorë” mediave njësoj si i vendosën të ndjerit Klodian Rasha, po njësoj si fajësuan çdo zë dhe garantuan që TIMS nuk kishte ndërhyrje, në po të njëjtën stil siç mbrojnë bandat që kërcënojnë votuesit.
Salianji foli edhe për reagimin e Ramës në lidhje me ngjarjen ndërsa u shpreh se një Kryeministër që mbron interesin publik mban përgjegjës institucionet që dështuan, KM që ka interes të mos demotivojë skuadronet e krimit pak para zgjedhjeve i turret mediave dhe opinionit.
Sipas tij ky rast ritregon përdorimin ekstrem që bandat i bëjnë segmenteve të veçanta të policisë, përdorimin e saj për shkak se emërimet e drejtuesve lokalë certifikohen në pozicione vetëm nga bekimi i bandave! ️Salianji theksoi se kjo është një kronikë e përsëritur që për ta qepur manipulimin e ngjarjes nuk reagon drejtoria vendore as komisariati por Drejtoria e Përgjithshme.
Reagimi i plotë i Salianjit:
Drejtues të policisë së shtetit fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur, nuk kanë interes të zbardhin ngjarjet por të zbardhin faqen e qeverisë! Në rastin e vrasjes në Pogradec i vendosën “pistoletë në dorë” mediave njësoj si i vendosën të ndjerit Klodian Rasha, po njësoj si fajësuan çdo zë dhe garantuan që TIMS nuk kishte ndërhyrje, në po të njëjtën stil siç mbrojnë bandat që kërcënojnë votuesit!
️Një Kryeministër që mbron interesin publik mban përgjegjës institucionet që dështuan, KM që ka interes të mos demotivojë skuadronet e krimit pak para zgjedhjeve i turret mediave dhe opinionit!
Ngjarja është ndër njollat më të turpshme që i vendoset policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 ku autori Denis Meçe e ka takuar dhe më pas konfliktuar me Egli Progën rreth 20 metër nga lokali i tij, përballë një tjetër lokali në pronësi të shtetasit Voltan Sh. i arrestuar për fshehje të ngjarjes më pas.
I plagosuri sipas burimeve ka qëndruar për rreth 30 minuta dërisa ka ardhur ambulanca, ndërsa autori është larguar menjëhërë nga vendngjarja. Veprimet e policisë në momentet e para kanë qënë të dyshimta, pasi burime zyrtare brënda saj për mediat kanë reaguar në momentet e para duke e konsideruar ngjarjen aksidentale dhe viktimën të dehur i cili ishte rrëzuar në rrugë. Në këto momente policia nuk e ka konsideruar këtë zonë si vendngjarje dhe largoi piketat (konat) nga vendi i ngjarjes, e gjithë situata rreth orës 19:40-19:50.
Rreth orës 19:50 konfirmohet si i vdekur Egli Proga, policia rikthehet në vendngjarje, vendos shiritat e skenës së krimit dhe vetëm pas vdekjes së 42-vjeçarit fillon sekuestrimin e pamjeve. Edhe pse i plagosuri kishte shenja të shumta dhune në kokë gjatë transportimit në spital, kjo përsëri nuk e shtyu policinë të hetonte paraprakisht për vrasjen.
Lajmin që nuk kishim të bënim me një aksident por me një vrasje, së pari e kanë nxjerrë mediat rreth orës 09:00. Ndërsa vetëm në orën 10:10 të një dite më pas ngjarjes ose 16 orë më pas, policia ka reaguar për arrestimet dhe ngjarjen, vrasja nuk është raportuar as me informacion paraprak. Pas raportimit fillestar ku gjithë mediat pa përjashtim e cilësuan vrasje pas konfirmimit nga zëdhënësit lokalë të policisë, disa prej tyre raportuan që burimet paraprake ishin jozyrtare, si një mënyrë për të mbuluar ngjarjen. Edhe pse çështja u referua si vrasje me dashje, prokuroria rikualifikoi veprën në vrasje nga pakujdesia!
Ky rast ritregon përdorimin ekstrem që bandat i bëjnë segmenteve të veçanta të policisë, përdorimin e saj për shkak se emërimet e drejtuesve lokalë certifikohen në pozicione vetëm nga bekimi i bandave! ️Kronikë e përsëritur që për ta qepur manipulimin e ngjarjes nuk reagon drejtoria vendore as komisariati por Drejtoria e Përgjithshme. Si pas çdo rasti për drejtuesit e policisë fajin e ka viktima! Përgjegjësi politik ministri i brendshëm nuk ka reaguar ende, mbase po mendon dorëheqjen për të mbajtur të njëjtin standart qe u vendos me dorëheqjen pas manipulimit të vrasjes së Klodian Rashës! Pyetje për ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm, A e ka referuar Policia e Pogradecit prokurorisë ngjarjen si aksidentale?
egli proga vrasja ne pogradec salianji
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
14 Gusht18:18
Aeroporti i Kukësit nuk punon, Rama krenohet me rrugën e re Milot-Morinë (VIDEO)
Rruga
KUKËS- Kryeministri, Edi Rama pasditen e sotme ka publikuar pamje nga autostrada Milot-Morinë e cila ka lidhje edhe me aeroportin e Kuk&eum...
E.D
POLITIKE
14 Gusht17:55
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Berisha zbulon denoncimin: Të dhëna për gjobvënësin vrasës Denis Meçe të partisë së krimit nga një mësuese e tij
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar të një denoncim qytetar që zbulon të reja për vrasjen e 42 v...
r.ll
POLITIKE
14 Gusht14:15
Dhunimi për vdekje i Egli Progës, reagon Rama: Policia dhe urgjenca u akuzuan pa baza, autori u arrestua në kohë rekord
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec, i cili u dhunua për vdekje ...
n.f
POLITIKE
13 Gusht21:57
Afera 6 milionë euro/ Berisha: Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
n.f
POLITIKE
13 Gusht21:23
Berisha: Rama nuk ka shpenzuar asgjë për mbrojtjen nga zjarret! Vetëm me 21 milionë eurot e avionit taksi mund të ishin blerë 100 zjarrfikëse
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
n.f
POLITIKE
13 Gusht21:22
Vrasja e babait të dy fëmijëve/ Berisha: Ky është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Ramës! Togat e zeza e ekzekutuan për së dyti
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
n.f
POLITIKE
12 Gusht21:59
Berisha: Çdo ditë që kalon është plaçkitje e madhe e pronave që kanë mbetur ende! Në shënjestër është edhe tuneli i nëndetëseve në Porto Romano
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
n.f
POLITIKE
12 Gusht21:58
Berisha: Veliaj paguan paratë e qytetarëve të Tiranës për audite për të shpëlarë fytyrën e tij të zezë
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
n.f
POLITIKE
12 Gusht21:58
Berisha: Policia e narkoshtetit bëri gjithçka të fshihte vrasjen makabre të një qytetari, vetëm e vetëm se vrasësi ishte i Rilindjes
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...