POLITIKE

Inagurimi i xhamisë së Namazgjasë/ "Ndërtimi filloi në prill 2013, por Rama e ndërpreu", Berisha: PD dënon ndërhyrjet antikushtetuese politike në çështjet e besimeve fetare

n.f Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 14:55
Inagurimi i xhamisë së Namazgjasë/ "Ndërtimi filloi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me inagurimin e xhamisë së Namazgjasë. Berisha në reagimin e tij shkruan se  inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqiperisë.

Më tej ai shkruan se ndërtimi i xhamisë nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist komunitetit musliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie. Berisha theksoi se bujaria e besimtarve muslimanë të Turqisë u perdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së muslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi. 

Kreu i PD-së më tej shkruan se nën moton e përçarjes, sot në shkelje të statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inagurim Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët musliman të Shqiperisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare. 

Sot inagurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Të dashur miq, inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqiperisë. Ky tempull fetar madhështor zbukuron gjithashtu kryeqytetin e vendit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të Shqipërisë për xhaminë e re madhështore prej 5000 vendesh ku do t’i falen, luten Zotit të Madhërishëm.


Të dashur miq, ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga rregjimi komunist i komunitetit musliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie. Projekti i saj i ishte bërë nga njëra prej studiove më të famshme në botë. Por pas zgjedhjeve Rama në nje akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë. Fillimi i ndërtimit t xhamisë u inagurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës komunitetit musliman dhe ndertimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe Presidentit të Republikes së Tuqisë Erdogan i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financinin e ndërtimit të xhamisë.


Xhamia është dhuratë e besmitarëve muslimanë turq për besimtarët muslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohejen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirepo kjo bujari e besimtarve muslimanë të Turqisë u perdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së muslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi. Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inagurim Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët musliman të Shqiperisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson.

Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare. Ajo konsiderin tolerancën dhe bashkëpunimin e shkeëqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët musliman dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri.

berisha inagurimi i xhamise se namazgjase

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë