POLITIKE

Inceneratori i Tiranës/ Balliu: Inceneratori fantazmë do të djegë 13 milionë euro nga taksat e shqiptarëve në 2025

ZH.LL Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 13:27
Inceneratori i Tiranës/ Balliu: Inceneratori fantazmë do të
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Balliu në deklaratën e tij nga selia e PD është shprehur se inceneratori nuk djeg mbeturina, sepse nuk ekziston, do të djegë edhe 13 milion euro të tjera nga taksat e qytetareve shqiptarë në vitin 2025.

Gjatë deklaratës për mediat, Balliu ka hedhur sërish akuza ndaj SPAK-ut për mungesë hetimi dhe ndaj qeverisë, që sipas tij, po zhvat shqiptarët. Më tej, Balliu ka ftuar të gjithë qytetarët që t'i bashkohen revoltës tek Bashkia e Tiranës ditën e nesërme.

Inceneratori qe nuk djeg mbeturina, sepse nuk ekziston do të djege edhe 13 milion euro të tjera nga taksat e qytetareve shqiptare në vitin 2025. Ky incenerator inekzistent do te gllabërojë plot 9% te buxhetit të sanksionuar për financimin e kontratave PPP.

Jo vetëm që këto kontrata kanë rezultuar korruptive, si sterilizimi , inceneratori e të tjera pafund, por qeveria ka në plan të rrisë vjedhjet me koncesion, pasi në projekt buxhetin e 2025 planifikohet nje rritje me 1.4 % të financimeve të ketyre kontratave korruptive.

Projektbuxheti i vitit 2025 nuk behet për shqiptaret, por për hajdutët strategjike dhe për vjedhesit sistematikë te arkës së shtetit dhe zgjedhjeve. Fakti që inceneratori i Tiranës bën sikur ekziston dhe SPAK bën sikur e heton, nderkohe që Tirana është nën plehra dhe Veliaj bën sikur pastron, tregon vetëm një gjë.

Që pas zhvatjes kanë kaluar në tallje. Që janë bërë të gjithë bashkë Qeveri, Bashki dhe Drejtësi kundër popullit, kundër secilit prej jush, kundër të ardhmes së vendit dhe femijëve të çdo shqiptareje e shqiptari. Shiheni Tiranën dhe rrugët, lumenjtë e kanalet në të gjithë vendin: janë të mbushur me plehra dhe ndotja është në nivelin e getove të Bombeit.

E dimë se kush paguan taksë financiare dhe shëndetësore, siç dimë se ku shkojne këto miliona euro. E dimë se taksa më të lartat në rajon për inceneratorin që nuk ekziston janë plan gjakftohtë i Edi Ramës dhe bandës së tij që të vjedhin për të mbajtur pushtetin.

Me paratë që ju vjedhin paguajnë mediat e kapura, të njohura si mediat e inceneratorëve për të sulmuar zërat denoncues qofshin këta gazetarë apo politikanë të opozitës. Këta nuk janë qeveritarë, por pushtues dhe si të tillë duhen trajtuar. Duhen rrëzuar para se të jetë vonë. Duhet qeveri teknike asnjanëse që garanton zgjedhje të lira. Duhet Komision parlamentar i së Vërtetës që identifikon lidhjet e pushtetit me krimin dhe i zhbën ato përmes një procesi publik. Duhet shtet i së drejtës për të gjithë qytetarët. Duhet që Shqipëria të shpëtojë, njëherë e përgjithmonë, nga kthetrat e Aleancës se Qelbësirave.

Ftojmë të gjithë shqiptarët, qytetarët e Tiranës, t’i bashkohen revoltës popullore, e cila po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Nesër në ora 11:00 vazhdon rezistenca qytetare tek Bashkia e Tiranës, aty ku gatuhet çdo ditë vjedhja e qytetit dhe qytetareve të Tiranës.

klevis balliu inceneratori i tiranes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë