POLITIKE

Integrimi/ Abilekaj: Rezoluta diplomatike lë hapësirë për interpretime të kundërta dhe fsheh ngecjen reale

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 17:45
Integrimi/ Abilekaj: Rezoluta diplomatike lë hapësirë për

Rezoluta e miratuar së fundmi në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian mbi progresin e Shqipërisë ka shkaktuar interpretime krejtësisht të kundërta, duke u parë nga qeveria si një vlerësim pozitiv dhe nga opozita si një konfirmim i kritikave të saj.

Gazetari Enton Abilekaj argumentoi se problemi qëndron te vetë natyra e rezolutës. Sipas tij, dokumenti është "diplomatik, jo teknik" dhe i mungon një vlerësim i bazuar në merita, çka lejon hapësirë për dy interpretime diametralisht të kundërta. ‘Vetë rezolutën po ta lexosh, ti nuk e kupton, a kemi ecje të shpejtë të Shqipërisë, apo kemi ngecje në çështjen kryesore?’, u shpreh ai.

Enton Abilekaj: Mendoj që problemi i parë është rezoluta vetë, se ndryshe nuk do të kishte dy interpretime për rezolutën. Po. Një rezolutë që flet për gjëra që janë në të mirë të Shqipërisë dhe pastaj tregon se si Shqipëria në çështjet kryesore, siç janë ato të korrupsionit dhe në çështjen e vetme që është drejtësia, lufta e drejtësisë ndaj korrupsionit, në fakt nuk ka ecur fare, ka ngecur. Pra, vetë rezolutën po ta lexosh, ti nuk e kupton, a kemi ecje të shpejtë të Shqipërisë, apo kemi ngecje të Shqipërisë në çështjen kryesore.

Dhe kjo tregon që rezoluta ka lënë të hapur shumë gjëra, për shkak se rezoluta ka lënë të hapur shumë gjëra. Sigurisht që ka një tentativë që Shqipëria të mos bllokohet në 12 maj, kur mblidhen ministrat e jashtëm për të vendosur për hapin tjetër. Pra, miratimin e IBAR-it dhe pastaj hapjen e mundësisë që të mbyllen kapitujt kryesorë. Kështu që, rezoluta, po themi, është diplomatike, nuk është teknike dhe nuk flet për meritë. Ky është problemi dhe kjo është edhe kërkesë që rezoluta nuk e respekton, në fakt.

Pse nuk e respekton? Sepse rezoluta flet për hapa të shpejtë të Shqipërisë, pastaj kur vjen te çështja konkretisht, flet për hapa të ngadaltë të Shqipërisë.

Ka kritika të forta. Një sërë çështjesh thelbësore. Dhe këto kritika të forta tregojnë që Shqipëria nuk ka bërë ecje të shpejtë. S'ka ku është ecja e shpejtë. A ka ndonjë fjalë në rezolutë se ku është ecja e shpejtë, përveç se në përfundim të saj dhe në një përmbledhje që bën për Shqipërinë që po ecën me hapa të shpejtë? Në fakt nuk po ecën me hapa të shpejtë. Pra është ajo, si do ta përshkruani situatën në Shqipëri me një fjalë? Mirë. Dhe si do ta përshkruani me dy fjalë? Jo mirë. Kështu që me një fjalë situata është mirë, por pastaj kur fillojmë dhe flasim për rezolutën në vetvete, situata është jo mirë, është keq. Kështu që të dyja anët, dhe i bie që më shumë qeveria sigurisht se çdonjëri normal që lexon atë, kupton që në Shqipëri gjërat kanë ngecur.

Që fjala 'Shqipëria po ecën shpejt' është thjesht për të inkurajuar Shqipërinë që të ecë shpejt. Nuk është në fakt reflektimi i së vërtetës, por është reflektimi i dëshirës. Dhe në fakt çështjet kanë ngecur në pikat që theksohen konkretisht në rezolutë. Prandaj po them që lihet hapësira për të dyja palët për të spekulluar, por në fakt e vërteta është që përmbajtja e rezolutës, përmbajtja e vërtetë e rezolutës, pjesa jo propagandistike e rezolutës është në disfavor të Shqipërisë dhe parashikon një rrugë të vështirë deri në 12 maj.

Nëse do ja dalim, do të ishte një çudi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë