POLITIKE

"Integrimi i Shqipërisë në BE, ylli polar i PD"/ Berisha: Me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës dhe jo në BE

E.D Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 14:30

"Integrimi i Shqipërisë në BE, ylli polar i PD"/

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konfernecës me gazetarët theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si objektivin madhor të Partisë Demokratike. Lideri i opozitës gjithashtu kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës për vonesat dhe pengesat në këtë proces, duke argumentuar se integrimi duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen e kritereve evropiane.

Më tej Berisha tha se shteti ligjor dhe një ekonomi tregu funksionale janë shtyllat kryesore për këtë rrugëtim, ndërsa e cilëson qasjen e qeverisë aktuale si një pengesë që e çon vendin drejt së shkuarës, jo drejt BE-së. Ndër të tjera ai tha se Edi Rama po heq çdo lloj filtri dhe është lëshuar nga mëngjesi në darkë në një mashtrim për qytetarët shqiptarë.

"Së pari, duhet të garantoj qytetarët shqiptarë se PD si lokomotiva e vërtetë e proceseve integruese e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, në Këshillin e Europës, në NATO, institucione të tjera, si partia që mori nga Komisioni Europian për statusin e Kandidatit, ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE. Por theksoj edhe njëherë, kjo parti e konsideron këtë proces fund e krye të bazuar në meritë, ç’ka do të thotë, të bazuar në dy shtylla kryesor. Në shtetin ligjor funksional, që parakupton liri dhe të drejta të shqiptarëve të garantuara.
Parakupton sistem gjyqësor të pavaruar nga politika. Parakupton luftë me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Parakupton procese gjyqësore të drejta dhe në kohë. Shtylla tjetër ekonomia e tregut, funksionale, çka nënkupton para së gjithash garën e ndershme për kompanitë shqiptare e ndërkombëtare. Çka nënkupton prerjen me gërshërët e ligjit të çdo ndikimi të klaneve mafioze, në veprimtarinë ekonomike të Shqipërisë. Çka nënkupton prerjen me gërshërët e ligjit të lidhjeve të politikës me krimin. Çka nënkupton pastrimin e shtëpisë tonë me shtetin ligjor. Bandat dhe të lidhurit me bandat, politikanët e lidhur me bandat të vendosen para ligjit.

Ne garantojmë se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, do të jetë i pandalshëm. Falenderoj këshillin e ambasadorëve që i dha një goditje fatale mashtrimit dhe fushatës së mashtrimit të Edi Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030 apo 2027. Në mbledhjen e fundit këshilli i përgjithshëm i BE-së në Bruksel, i nxorri karton të kuq mashtruesit. Harroje i tha se, hapen kapitujt. Vendosi të mos hapë asnjë kapitull tjetër për Shqipërinë, vendosi të mos caktojë as datë për hapjen e kapitujve. Vendosi t’i infomojë shqiptarët se nuk ka asnjë datë të caktuar nga Brukseli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe se Brukseli nuk pranon proces tjetër veç se të bazuar në plotësimin e kritereve dhe standardeve të BE-së.

Një kusht nxorën të parën mbi të parët, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj dhe Edi Rama qarkullon si kreu i organizatës kriminale nga një sallë në tjetër me një pasaportë shqiptare sikur do të jetë kjo pasaporta Europiane. Mori përgjigje përfundimtare në Bruksel. Një sharlatan mashtrues i papërgjegjshëm që kërkon të mbulojë vonesën 12 vjeçare, ngadalësimin dhe pothuajse ndalimin e procesit të integrimit për pothuajse 12 vite me radhë.

Nuk harrojë shqiptarët fishekzjarret, shampanjën dhe dekoratat e korrikut 2017, sikur gjoja u hapën negociatata, të cilat u hapën këtë vit. Edi Rama po heq çdo lloj filtri dhe është lëshuar nga mëngjesi në darkë në një mashtrim për qytetarët shqiptarë. Duke i garantuar ata se ylli polar i programit të PD do të jetë interesi kombëtar dhe ai qëndron në integrimin e Shqipërisë në BE. Me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës dhe jo në BE," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë